Connect with Us

Kontrabandë ilaçesh nëpërmjet Portit/ Prangosen dy doganierë në Durrës

Kronika

Kontrabandë ilaçesh nëpërmjet Portit/ Prangosen dy doganierë në Durrës

Publikuar

-

/

Policia ka vënë në pranga 2 doganierë të Portit Durrës, të akuzuar për shpërdorim detyre. Dy doganierët raportohet se nuk kanë kryer kontroll të imtësishëm të një mjeti ku u gjetën ilaçe kontrabandë.

Në pranga janë vënë edhe dy autorët, të cilët po transportonin medikamente mjekësore dhe sende të tjera të paligjshme, pa dokumentacionin përkatës.  Në kuadër të operacionit janë sekuestuar një sasi medikamentesh, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen.

LEXO EDHE:  Grabitja e prokurorisë/ Zbardhet dëshmia që nxjerr blof organin e akuzës

Policia bën me dije se janë arrestuar A. T., 58 vjeç dhe E. Sh., 52 vjeç, me detyrë doganier, të dy banues në Durrës, si edhe shtetasit G. K., 35 vjeç, banues në Kukës dhe B. Ll., 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.  Ilaçet kontrabandë u gjetën brenda një mjeti tip “Mercedes Benz”, në lagjen nr.13, Durrës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”/ Kush ishte biznesmeni gjerman që i kërkoi paratë

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Gazetarja Klodiana Lala ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion’ ku po flitet për çështjen e ‘Toyota Yaris’.

Duke dhënë detaje, Lala tha se pasi u sekuestruan e 3.4 milionë eurot e fshehura në “Toyota Yaris”, në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman i cili shkoi në prokurori dhe deklaroi se ishte pronari i parave.



Lala tha se biznesmeni kishte kapital të vogël dhe linte dyshime për burimin e parave, por sipas saj, prokuroria nuk bëri verifikimet e duhura pasi në këtë dosje ka ndërhyrje politike.

“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman i cili pretendonte, ka hyrë në 13 Mars 2019, ka shkuar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, ka deklaruar që unë jam personi dhe pronari i kësaj shume parash. Carlo Rizato, në 13 Mars 2019 ka hyrë në territorin shqiptar, ka qëndruar vetëm 1 ditë në Shqipëri, ka deklaruar përpara prokurorëve shqiptarë se jam unë pronari, por ndërkohë në dokumente që ne disponuam nga autoritetet gjermane … Ai thoshte që unë do t’i investoja në biznes në Shqipëri në bregdetin e Semanit do të bëja disa resorte turistike dhe ishin falsifikuar pronat të familjes së njohur Vrioni dhe më pas ajo që çfarë mua më shqetëson edhe sot është fakti se si prokuroria shqiptare dhe dy prokurorë të cilët janë aktualisht në SPAK mbyllën sytë përballë një dosje kaq të rëndësishme. Sepse nuk morën as mundimin dhe nuk bënë as përpjekjen më minimale për të konfirmuar nëse dëshmia e biznesmenit Rizato ishte ose jo e saktë”,tha Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet e pajetë një grua në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Plumba në gjoks dhe shpatull/ Kush janë dy të rinjt që mbeten të plagosur me armë zjarri

Një grua është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në banesën e saj në Tiranë.

Shtetësja me inicialet L.P., rreth 65 vjeçe, jetonte e vetme.



“Më datë 06.12.2021, rreth orës 19:57, në rrugën “Ali Baushi”, është gjetur nga komshinjtë, në banesën e saj, pa shenja jete shtetësja L.P., rreth 65 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

LEXO EDHE:  Përmbyset varka e peshkimit/ Nxirret i gjallë një peshkatar, vijojnë kërkimet në det për një tjetër

LEXO EDHE:  Turi i llogaridhënies/ Gjiknuri dhe Dako presion zyrtarëve   

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/E.T-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhduket një 16-vjeçare në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 16-vjeçare është denoncuar e humbur nga nëna e saj.

Sipas denoncimit e mitura me inicialet B. Xh., 16 vjeçe është larguar nga banesa dy ditë më parë dhe nuk është ktyer më.

“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

LEXO EDHE:  Milva Ekonomi në krye të Bashkisë Durrës?/ Ish-ministrja e Ramës i përgjigjet Bashës

LEXO EDHE:  Turi i llogaridhënies/ Gjiknuri dhe Dako presion zyrtarëve   



Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./E.T-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE