LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër/ Manastirliu: Diskutohet doza e tretë e vaksinës

21 Tetor 2021, 09:23, Lifestyle CNA
Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër/ Manastirliu: Diskutohet doza e

Në një komunikim për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se ditën e nesërme, në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të diskutohet edhe çështja e vaksinimit me dozën e tretë.

?Duhet të kuptojmë që vaksinimi është një sfidë mbarëglobale ashtu edhe për Shqipërinë. Është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë fundjavës së kaluar, të cilët kanë diskutuar dhe rekomanduar vendosjen në protokoll të dozës së tretë, uljen e fashës së grup-moshës në plus 16-vjeç, si dhe kanë rekomanduar vaksinimin e fëmijëve plus 12-vjeç, por vetëm pë rata fëmijë të cilat kanë problematike shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komiteti i Ekspertëve dhe do të kemi një njoftim edhe për vendimet që do të marrë ky komunitet?, theksoi Manastirliu.

Ministrja gjithashtu apeloi  për vaksinim, si e vetmja armë që ne kemi për tu mbrojtur nga Covid-19.

?Do të ndalesha në këtë komunikim pikërisht për këtë fushatë vaksinimi. Tashmë nuk është vetëm një fushatë, por është një program i mirëfilltë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Aktualisht në Shqipëri kanë mbërritur mbi 2 milionë e 300 mijë doza vaksinash. Siç ju e keni parë, ne po vijojmë në të gjithë vendin në të gjithë rrjetin kapilar. Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për tu mbrojtur nga Covid-19. Ashtu siç raportohet nga spitali Infektiv, rastet të cilat janë të pavaksinuara janë mbi 95%. Janë ato raste që ose e kanë neglizhuar vaksinimin, ose raste që e kanë lënë për një moment të dytë, ose kanë dëgjuar ata që nuk janë ekspertë dhe mbushin mendjet e njerëzve me të pavërteta?, deklaroi Manastirliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga