LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kamioni përplas këmbësorin/ Humb jetën 70 vjeçari

21 Tetor 2021, 18:05, Kronika CNA
Kamioni përplas këmbësorin/ Humb jetën 70 vjeçari

Një aksident me pasojë humbje jete ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjës.

Sipas njoftimit të policisë, një 55 vjeçar i cili ka qenë duke drejtuar një kamion në aksin Lushnjë-Rrogozhinë ka përplasur për vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç.

Sipas bluve të qytetit, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:30.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga