Connect with Us

Investigimi i gazetarit amerikan/ Si ish e fejuara e Ramës dhe bashkëshortja e Çuçit dërgoi informacione në DASH kundër Berishës

Politikë

Investigimi i gazetarit amerikan/ Si ish e fejuara e Ramës dhe bashkëshortja e Çuçit dërgoi informacione në DASH kundër Berishës

Publikuar

-

Gazetari amerikan Matt Palumbo ka publikuar një artikull të gjatë në të cilën tregon lidhjen e fortë të familjeve të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken me multimiliarderin George Soros.

Në investigimin e tij, Palumbo tregoi hapur arsyen pse ish kryeministri Sali Berisha u shpall non grata në SHBA, ndërsa ka treguar se faktet kundër Berishës janë dërguar në DASH nga Delina Fico, ish e fejuara e kryeministrit Rama, e cila aktualisht është bashkëshortja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Përgjegjës për dhënien e fakteve mbi korrupsionin e supozuar të Berishës Departamentit të Shtetit është Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim. Instituti drejtohet nga një grua e quajtur Delina Fico, e cila është Drejtore e Shoqërisë Civile. Instituti i Menaxhimit Lindje-Perëndim është një nga dy grupet e krijuar nga Soros (tjetri është Universiteti i Evropës Qendrore). Fico dikur ka qenë e fejuar me kryeministrin socialist Edi Rama dhe më pas u martua me Bledi Çuçin, një nga aleatët e ngushtë të Ramës,” thuhet në investigim./CNA.al

Nga Matt Palumbo/ Zbulohen lidhjet e ngushta të familjes së Sekretarit të Shtetit Blinken me George Soros

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike’.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.



FUNDI I PRITSHËM I NJË MARRËZIE POLITIKE

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një standard i ri demokracie”/ Andi Përmeti: Kushtetuesja rrëzoi pretendimin më absurd

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese vendosi sot legjitimitetin e z\gjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku në garë ishte Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike në disa prej bashkive të vendit.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar ish deputeti Andi Përmeti, i cili deklaroi se është krenar për çdo akt të kryer nga Bindja, ndërsa shton se Kushtetuesja rrëzoi pretendimet absurde të opozitës për anulim të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetinh social Facebook, Përmeti shkruan se zgjedhjet janë dhe do ngelen përherë e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve.



Nje standart i ri demokracie!

Krenar per cdo akt te kryer nga Bindja Demokratike. Sot koha vertetoi se te gjithe ne ishim te drejte, konform ligjit dhe ne beteje per te ndaluar nje cmenduri qe do vendoste nje precedent shume te rrezikshem per Shqiperine dhe jo vetem. Sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin absurd per te anulluar zgjedhjet duke vendosur nje standart demokracie ku askush me nuk do guxoj ti heqe te drejten per te zgjedhur qytetareve. Zgjedhjet jane dhe do ngelen perhere e drejte e patjetersueshme e qytetareve”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur do rritet rroga minimale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.



Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE