Connect with Us

Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, zbulohet numri i biletave të shitura

Sport

Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, zbulohet numri i biletave të shitura

Publikuar

-

Ndoshta edhe Air Albania nuk mjafton për të përballuar interesimin për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Interesi mbetet i madh për ndeshjen e kryeqytetit, megjithëse jemi ende në javët e para të kampionatit.

Pavarësisht punës që po bëhet mbi lëshimin e një rregulli të ri ku të hiqet kufizimi, për momentin duhet të respektohet ende 30% i lejuar nga Qeveria. “Supersport” raporton se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur 6.000 bileta për derbin, teksa kapaciteti është 22.000 vende.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Shkroi historinë në Beograd, Alban Beqiri mbyll Botërorin e Boksit me medalje

Publikuar

-

Nga

Alban Beqiri ka mbyllur sot garimin e tij historik në Botërorin e Boksit me një medalje të bronztë. Boksieri shqiptar ia doli që të shkonte deri në gjysmëfinalet e aktivitetit në Serbi, ku për fat të keq u mund me pikë nga rusi Vadim Musaev.

Një dëmtim i dyfishtë në dorë dhe në mes ndikoi sfidën e Beqirit, që synonte të shkonte në finalen e madhe për peshën deri në 71 kilogramë. Musaev arriti ta mbante larg boksierin shqiptar duke siguruar me goditje nga distanca pikët që i duheshin për të siguruar praninë në finale.



Gjithsesi, kjo mbetet një pjesëmarrje historike për boksierin kuqezi, i cili fitoi ndeshjet me radhë derisa arriti në gjysmëfinale ku edhe humbja të siguron medaljen e bronztë, e para në historinë e Shqipërisë në një aktivitet të këtyre përmasave.

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli përmbys Legian, italianët fantastikë në Europë/ Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Napoli ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme 1-4 nda Legias në transfertë në Europa League.

Vendasit zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 10 minutash lojë, me anë të Emreli. Napoletnaët do kundërpërgjigjeshin sapo fillon pjesa e dytë, me Zielinski, i cili ekzekuton po në mënyrë mjeshtëore një penallti.

Po me 11-metërsh, 15 minuta nga fundi, Mertens kalon përpara ekipin e Spalletit. Në fund ka kohë edhe për golat e Lozanos dhe Ounas. Sa i përket shqiptarëve, vetëm Rrahmani nga italianët dhe Kastrati te polakët e nisën titullarë.

Europa League:

Brondy 1-1 Rangers

Galatasaray 1-1 Lokomotiva Moscow

Genk 2-2 West Ham

Legia Warsaw 1-4 Napoli

Monaco 0-0 PSV

Olympiacos 1-2 Frankfurt



Sociedad 1-1 Sturm Graz

Conference League:

Az Alkmaar 1-0 CFR Cluj

Zorya 1-0 Coska Sofia

Gent 1-0 Partizan

LASK 2-0 Alashkert

Lincoln 1-4 Slovan Bratislava

Maccabi Tel Aviv 3-0 HJK

Omonia 1-1 Basel

Randers 2-2 Jablonec

LEXO TE PLOTE

Sport

FORMACIONET ZYRTARE/ Uzuni sfidon skocezët, Mourinho injoron sërish Kumbullën, Sarri “dhuratë” Strakoshës

Publikuar

-

Nga

Europa League zbret në fushë në orën 21.00, për takimet e xhiros së katërt të grupeve. Ferencvaros sfidon Celtic, me trajnerët që kanë publikuar formacionet zyrtare.  Nga minuta e parë për hungarezët e nis Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar shpreson të jetë në një natë të mirë sonte dhe të jetë ai që do vendosë sfidën. Ferencvaros nuk ka grumbulluar akoma asnjë pikë.Te Lazio e nisin Strakosha dhe Hysaj (Marseille-Lazio).

Marseille-Lazio, rreshtimet:

Marseille (4-4-1-1): Pau Lopez; Rongier, Saliba, Caleta-Car, Luan Peres; Lirola, Kamara, Guendouzi, Under; Payet; Milik.

Lazio (4-3-3): Strakosha; Lazzari, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Basic, Lucas Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro.

 



Në Conference League spikat  Roma-Bodo/Glimt.  Trajner i italianëve, Mourinho ka vendosur që si shumë herë këtë sezon, të lërë në stol Kumbullën. Shqiptari vijon të mbetet jo i preferuari i portugezit. Roma e fillon ndeshjen me Abraham në sulm. Lojtari me pashaportë anglezë do ketë edhe mbështetjen e El Sharaaëy dhe Zanioo. Në mesfushë qëndron Veretout. Në portë i zakonshi Patricio.

Formacionet:

Roma (4-2-3-1): Rui Patricio; Karsdorp, Mancini, Cristante, Ibanez; Darboe, Veretout; Zaniolo, Mkhitaryan, El Shaarawy; Abraham.

Bodo/Glimt (4-3-3): Haikin; Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan; Brunstadt Fet, Hagen, Konradsen; Solbakken, Botheim, Pellegrino.

LEXO TE PLOTE