LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inceneratorët/ Monika Kryemadhi "dorëzon" në SPAK, Lefter Kokën dhe dy zyrtarë të tjerë

21 Tetor 2021, 09:41, Aktualitet CNA
Inceneratorët/ Monika Kryemadhi "dorëzon" në SPAK,

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dorëzon në SPAK kallëzimin e tretë për aferën korruptive shtetërore të incerenatorëve.

Pas padisë për incerenatorin e Tiranës dhe Elbasanit, Kryemadhi ka dorëzuar në SPAK dhe një tjetër padi këtë herë për incerenatorin e Fierit.

Kallëzimi shoqërohet nga dosja voluminoze e dokumenteve shtetërore.

Aty thuhet se ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie sot deputet i Partisë Socialiste, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi kanë kryer dy vepra penale atë të ?Shkeljes së barazisë në tendera? dhe ?Shpërdorimin e  Detyrës?.

Procedura është publikuar si ?Tender Kombëtar?, ndërkohë që sipas vlerës duhej të ishte ?Tender i Hapur Ndërkombëtar?. Kjo ka sjellë kufizimin e konkurrencës, faktin që ka marrë pjesë vetëm një subjekt. Vepra Penale: ?Shkelje të Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera?.

Ka ndryshuar vendi ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Nga një sipërfaqe 6 hektarë pa pagesë në Portëz, ka kaluar në një sipërfaqe 11.3 hektarë, sipërfaqe kjo që duhej të shpronësohej, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit shqiptar në vlerën 46 milionë lekë të reja. Vepra penale: ?Shpërdorim Detyre i ish-Ministrit Lefter Koka dhe Kryetarit të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

Tre ditë pas firmosjes së kontratës, ka ndryshuar një nga anëtarët e bashkimit të shoqërive ofertuese të shërbimit. Pa verifikuar më parë kriteret e kualifikimit dhe pa marrë miratimin nga Ministria e Financave. Vepra Penale: ?Shpërdorim Detyre? dhe ?Shkelje e Barazisë së Pjesëmarrësve në Tendera?.

Nga 20 muaj që parashikohej të ndërtohej impianti(Propozimi i Fituesit), me marrëveshje të firmosur nga Alqi Bllako, është zgjatur afati deri në 31 Mars 2021. Pra, me shumë se 5 vjet, duke bërë që të rrëzohej pretendimi i ngritur nga palët për situatën e emergjencës mjedisore.

Publikimi i Procedurës është kryer pa marrë miratimin nga Ministria e Financave, që është e detyrueshme me ligj.

Zhvendosja e incerenatorit u bë duke shkelur ligjin lidhur me detyrimin për të marrë mendimin e komunitetit të banorëve të zonës.

Lajmet e fundit nga