LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb jetën gjyqtari i Komunizmit

21 Tetor 2021, 12:29, Aktualitet CNA
Humb jetën gjyqtari i Komunizmit

Gjyqtari dhe prokurori i kohës së komunizmit Aranit Çela ka humbur jetën në moshën 98 vjeçare.

Ai është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm.

Çela është i njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagadtë, apo tradhti ndaj atdheut.

Kush ishte Aranit Çela

Në mars 1945-shtator 1946, Aranit Çela ishte prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset më të tmerrshme politike të kohës.

Më 1946-1948 vazhdoi me këtë cilësi por në divizionin e Korçës.

Më 1948-1949 u bë ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake.

Në vitet 1949-1953 ndoqi studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik.

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit.

Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.

Më 1955 ? 1958  dhe 1966 ? 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë.

Më 1958 ? 1966 prokuror i përgjithshëm.

Më 1958 ? 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Pavarësisht se u dënua për gjenocid, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997. Drejtësia që kishte përgatitur për atë ditë e shpalli të pafajshëm dhe urdhëroi dëmshpërblimin./CNA.al

Lajmet e fundit nga