Connect with Us

Godole shpërndan dokumentin e rrallë/ Si u hoqën dënimet me vdekje për 3 ish-zyrtarët komunist

Lajme

Godole shpërndan dokumentin e rrallë/ Si u hoqën dënimet me vdekje për 3 ish-zyrtarët komunist

Publikuar

-

Drejtuesja e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë Jonila Godole, ka shpërndarë një video-dokument të rrallë të agjencisë Reuters i publikuar në vitin 1996, ku anullohen dënimet me vdekje të tre ish-zyrtarëve të lartë gjatë komunizmit.

Aranit Çela, një nga prokurorët më famëkeq të regjimit komunist, i cili qe përfshirë personalisht në mbi 650 gjyqe politike qe dënuar me vdekje për “krime kundër njerëzimit”. Bashke me te, drejtori i fundit i Sigurimit, Zylyftar Ramizi dhe ish-prokurori i përgjithshëm Rrapi Mino.

Në shkallën e dytë, aktgjykimet e tyre u rishikuan dhe dënimi me vdekje u ndryshua në 25 vjet.

Zyrtarët e tjerë u dënuan nga pesë vite burg, deri në dënime me burgim të përjetshëm.

Pas kthimit të socialistëve në pushtet më 1997, gjykatat rishqyrtuan pretendimet paraprake për krime kundër njerëzimit dhe Gjykata e Apelit vendosi më 20 tetor 1997 të heqë akuzat kundër Ramiz Alia dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë pasi ata “nuk mund të dënoheshin për veprime që nuk ishin të paligjshme në kohën kur u kryen”. Ndërkohë të gjithë kishin dalë nga burgu gjatë trazirave të vitit 1997, ca qenë fshehur brenda apo jashtë vendit.

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Aleati i Bashës kalon me Ramën

Në vitin 1999 edhe pjesa tjetër e të arrestuarve u shpallën të pafajshëm: Foto Çami (Shef i Propagandës, anëtar i Komitetit Qendror 1971-1991); Prokop Murra (ish Ministër i Mbrojtjes 1982-1990); Muho Asllani (ish Ministër i Bujqësisë 1986-1990); Gaqo Nesho (funksionar i lartë partie në Pogradec, Vlorë, Berat nga 1970 deri në fund të viteve 1980); Zef Loka (Drejtor në pozicione të ndryshme në Ministrinë e Brendshme nga 1976-1990) dhe Dilaver Bengasi (zëvendës oficer i shtetit nga 1973, drejtor policie nga 1985-1990).

Kjo ka qenë dhe do të mbetet një njollë e zezë për drejtësinë shqiptare pas 1990-ës dhe zor se mund të ndërtohet mbi këto themele një shtet i pavarur dhe i fortë ligjor.

May be an image of 3 people, people standing, outdoors and text

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Inaugurimi i skulpturës: “Vajza me Lule”, realizuar nga artisti i popullit Mumtas Dhrami

Publikuar

-

Nga

Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të jenë prezent në inaugurimin e një vepre arti që simbolizon një vlerësim mjaft të madh për kontributin e femrës dhe rolin e jashtëzakonshëm të saj jo vetëm në punë e familje por mbi të gjitha në të gjithë shoqërinë shqiptare.

Skulptura titullohet: “Vajza me Lule”, dhe është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim një shembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi në fushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë në historinë shqiptare. Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin “Skulptor i Popullit” në vitin 1978, si dhe titullin “Nder i kombit”.

Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra të panumërta në bashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër.

Gjithashtu është dhe autor i shumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve, Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës, Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj. Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi “Bene Merito” nga shteti i Polonisë, si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti Shqiptar.

LEXO EDHE:  Reuters: Qeveria e Kosovës do të shkatërrojë 133 mijë vaksina AstraZeneca

LEXO EDHE:  Zbulohet dokumenti që “fundos” Fleckenstein/ Soros: Është i besuari ynë!



Banka Credins, inauguroi një vepër arti të titulluar: “Vajza me Lule”, e realizuar mjaft bukur artistikisht, duke sjellë thjesht dhe këndshëm figurën e femrës.

Vendosja e kësaj skulpture para drejtorisë qendrore të bankës Credins, simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni ndaj figurës së femrës, kontributit të saj të jashtëzakonshëm në ngritjen, zhvillimin dhe rritjen e bankës, po dhe vlerësimin maksimal që i bëhet sot rolit të femrës në Shqipëri dhe në botë.

Gjithashtu, çdo qytetar dhe klient i bankës, do të shijojë tashmë një vepër arti të realizuar bukur artistikisht.

Një falenderim i veçantë për skulptorin që me mjeshtërinë e tij na lë një trashëgimi të tillë artistike në ambientet tona dhe një falenderim për çdo femër që punon në bankën Credins./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

I infektuar me Covid/ Shtrohet në spital kompozitori i njohur

Publikuar

-

Nga

Kompozitori i njohur shqiptar Flamur Shehu është infektuar me Covid. Ai është shtuar në Spitalin Infektiv, pas përkeqësimit të gjendjes së tij

Autor i më se 500 këngëve dhe babai i dj Sardit ndodhet në terapi intensive në QSUT nën kujdesin e bluzave të bardha.



Fitues i çmimeve të para dhe të dyta në festivale, kompozitori Shehu mban titullin “Mjeshtër i Madh” për kontribut të shquar në fushën e muzikës e këngës së lehtë shqiptare dhe studimin e folklorit.

LEXO EDHE:  Zbulohet dokumenti/ Ja kë fton KQZ për të zëvendësuar Berishën

LEXO EDHE:  Zbulohet dokumenti i prokurorisë së Katanias për Saimir Tahirin

77 vjeçari Flamur Shehu është autor këngësh shumë i njohur. Flamur Shehu u lind në Tiranë më 28.11.1944 është një ndër kompozitorët më të njohur në gjithë trevat shqiptare. Në arkivin e tij numëron mbi 500 këngë, një shifër shumë domethënëse. Ka dy çmime të para (një në Festivalet e RTSH, dhe një në Koncertet e Pranverës) dhe 17 çmime të para dhe të dyta të shtrira në kohë.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Nga Miron Çako/ Shën Dhimitri, shenjtori që bekon stinën e dimrit

Publikuar

-

Nga

Shën Dhimitri është një shenjtor shumë popullor për të krishterët orthodhoksë.

Ai lindi në vitet 280 psK dhe ishte njeri shumë i vyrtytshëm dhe shërbente si një zyrtar shumë i lartë i ngarkuar me administrimin e Greqisë nga perandoria Romake si Prefekti i Selanikut. Dhimitri ishte një I krishterë i fshehtë dhe punoi me zell për përhapjen e besimit të krishterë në ato kohëra shumë të vështira të persekutimit të krishtërimit nga perandorët romak, sidomos nga Diokliciani (244-311)

Guximi i tij i madh, karakteri shumë i fortë ,fuqia e fjalëve dhe në përgjithësi tërë personaliteti i tij tërhiqnin pranë vetes sidomos rininë e qytetit. Rinia e krishterë e Selanikut kishte gjetur tek ai udhëheqësin e saj. Sa e sa probleme që u krijonte mosha e tyre e vrullshme dhe sidomos guximi përballë persekutimeve të tmershme për besimin e krishterë nga romakët pagan, gjenin zgjedhjen hyjnore me ndërhyrjen e urtë të Shën Dhimitrit mësuesit të tyre.

Veprimtaria e krishterë e Shën Dhimitrit ra në sy të autoriteteve romake dhe u burgos, me akuzën se mbronte të krishterët, por edhe nga burgu ku e kishin hedhur vazhdonte ta frymëzonte rininë e krishterë të Selanikut.

Në atë kohë në gjirin e rinisë së krishterë të Selanikut bënte pjesë edhe një njeri shtatëshkurtër por shumë guximtar me emrin Nestor. Ai me bekimin e Shën Dhimitrit mundi në stadium në lojrat për nder të perandorit Maksimian(286-305) gladiatorin trupmadh Lijeun, i cili blasfemonte emrin e Zotit Jisu Krisht, ashtu si Davidi vrau Goliathin.(1Samuelit 17-50). Ai duke thërritur “Perëndi I Dhimitrit më ndihmo” ngul me shkathtësi të habitëshme shpatën në zemrën e barëbarit dhe e lë përtokë të vdekur gjigandin Lije.

Kjo fitore e Nestorit ishte një simbol e triumfit të krishterimit të vogël në dukje kundër paganizmit të madh. Paganët në dobësinë e tyre me urdhërin e perandorit vranë Nestorin me prerje koke, një nga veprimet më të ulta në ndeshjet e gladiatorëve ku fituesi dënohet me vdekje se fitoj ndershëm mbi kundërshtarin. Pastaj ushtarët me heshta vranë Shën Dhimitrin në burg.

Të dy martirët Shën Dhimitri dhe Shën Nestori nderohen nga Kisha Orthodhokse si shenjtorë në 26 tetor dhe 27 tetor.

Shën Dhimitri u quajt nga Kisha Apostolike  Dëshor i Madh, sepse ai qëndroi me durim të habitshëm torturave të tmerrshme deri në martirizim me gjak, po ashtu u quajt edhe “mirovlit”, sepse brenda nga varri i tij buronte një vaj erëmirë dhe çudibërës që shëronte njerëzit. Ky është një fenomen hyjnor që vazhdon të ndodhë deri më sot. Nga lipsanet që janë brenda një arkivoli të argjendë miroja buron edhe mblidhet me pambuk dhe u shpërndahet për bekim dhe shërim tek njerëzit besimtar që e nderojnë shenjtorin .

Në vitin 412 qeveritari Leontio duke shprehur mirënjohjen e tij për shërimin nga një sëmundje e pashërueshme,i ndërtoj shejntorit një kishë madhështore në Selanik ku vazhdon është edhe sot.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Dervishi/ Sigurimi shqiptar nuk e dinte ku jetonte Martin Camaj në vitet ’50

LEXO EDHE:  Dokumenti/ Aleati i Bashës kalon me Ramën



Shën Dhimitri është quajtur mbrojtësi i qytetit historik të Selanikut.Qyteti shumë herë është shpëtuar me ndërmjetimin e Shenjtorit nga pushtimet, tërmetet, uria, sëmundjet. Selaniku u çlirua nga turqit, pikërisht në ditën e festës së Shenjtorit në 26 tetor 1912. Festa për nder të shenjtorit zgjat tre ditë të plota nag data 26 deri në 28 tetor me një panair shumë festiv në të gjithë qytetin e Selanikut.

Të paktën që nga shek 12 në tetor ngrihej një qytet shtesë në krahë të Selanikut ku kryheshin “Dhimitriat”: Panair tregëtar, ekspozitë e prodhimeve vendasve dhe të huajve së bashku me takime të dietarëve dhe artistëve. Kjo traditë vazhdon edhe sot edhe është pararrendëse e aktiviteteve të përvitëshme të“Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut” ku marrin pjesë nga e gjithë bota.

Dëshmori i madh Shën Dhimitri është një shejntor shumë çudibërës. Zoti Jisu Krishti i dha shumë lavdi dhe janë bërë shumë mrekulli me lutjet e tij, sepse jeta e tij ishte shumë e dlirë e qashtër, sa disa Etër të shenjtë e quajnë atë për nga dlirësia të ngjashëm me Gjithmon Virgjëreshën Zonjës Shën Mari, por  se dhe me vdekjen me shtiza në brinjë ai u bë ngjashëm me Krishtin në kryq që i`a shpuan brinjë me shtizë.(Joani 19-34).

Si tham më sipër Shën Dhimitri ruante virgjëri të plotë prandaj u nderua nga Kisha Apostolike si shembull dhe mbrojtësi i murgjëve. Dhe duke qënë mësues I katekizmit nderohet  edhe si mbrojtës  I katekistëve (mësuesve kishtar)

E veçanta e këtij shenjtori lidhet edhe me motin. E kremtja shenjtorit starton fillimin e dimrit. Prandaj zonjat e shtëpisë e kishin traditë që në këtë ditë të shtronin shtëpitë me shtrojet e dimrit. Qilima, velencat. Njerëzit vinin nga udhëtimet e kurbetit dhe mblidheshin sëbashku për të festuar të kremten e Shenjtorit dhe me uratat e Shën Dhimitrit për të kaluar sa më lehtë dimrin e ashpër deri për Shën Gjergj në 23 prill e kremtja  që lajmëron ardhjen e pranverës.

Për nder të Shën Dhimitrit në të gjithë botën edhe në Shqipëri janë ndërtuar shumë kisha me emrin e dëshmorit të madh.Dhe shumë të krishterë mbajnë me nderim emrin e tij, si Dhimitri, Dhimitra, Miti, Taqo. Emri Dhimitër rrjedh nga fjala Dhimitria=mëmëdhe

Kisha Orthodhokse i këndon këtij Dëshmori të Madh :

“Përluftar të madh nëpër rreziqe ,të ka gjetur ty bota e tërë se i theve paganët o athlofor ,kur e shtrive Lieun fodull përdhe dhe e forcove dëshmor Nestor në stad ,gjithashtu o shenjt ju lut Jisu Krishtit Perëndi të na dhurojë përdëllimin e madh.”

Për shumë vjet Shën Dhimitrin ./CNA.al

LEXO TE PLOTE