LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do jetë çmenduri”/ Noizy dhe Mozzik zbulojnë surprizën për fansat

21 Tetor 2021, 19:55, Lifestyle CNA
“Do jetë çmenduri”/ Noizy dhe Mozzik zbulojnë

Pak ditë më parë lajmi se mes Noizyt dhe reperit Mozzik kishte nisur një sherr u bë kryefjalë e mediave rozë. Por në fakt është tërësisht e kundërta.

Dyshja kanë përgatitur për mijëra fansa surprizën e madhe. Dy reperët e njohur kanë bashkëpunuar dhe në orën 00:00 do të publikojnë hitin e radhës.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur të dy reperët që në rrjetet sociale kanë paralajmëruar se nuk do të jetë thjesht një këngë por një çmenduri.

Në rrjet kanë vërshuar komente pafund nga fansat të cilat nuk e kanë pritur këtë surprizë nga dyshja.

Për më tepër nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të presim edhe pak orë deri në publikimin e këngës.  / CNA.al

 

 

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

 

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Lajmet e fundit nga