Connect with Us

Dënoi me pushkatim figurat e larta të regjimit/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari famëkeq Aranit Çela

Lajme

Dënoi me pushkatim figurat e larta të regjimit/ Ndahet nga jeta ish-gjyqtari famëkeq Aranit Çela

Publikuar

-

Është ndarë nga jeta në moshën 98- vjeçare ish- prokurori dhe Gjyqtari i kohës së komunizmit Aranit Çela.

I njohur për gjyqet dhe dënimet e shumta për agjitacion dhe propagantë, apo tradhti ndaj atdheut, Çela ishte ndër njerëzit më të besuar të regjimit komunist.

Jo pa qëllim ai mori nofkën ‘xhelati’ i regjimit. Me rrëzimin e komunizmit, Çela u procedua penalisht.

Ai u arrestua më 3 nëntor 1993 dhe u dënua me akuzën “Për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të njeriut dhe në dëm të jetës së personit, të parashikuara nga nenet e Kodit Penal. Pavarësisht kësaj, doli nga burgu në ngjarjet e vitit 1997.

KUSH ISHTE ARANIT ÇELA

Aranit Çela u lind në Vlorë më 1923, në një familje me origjinë nga Kanina. Në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare i vdes i ati, për të cilin në autobiografinë e tij të 1954 shkroi: “ka qenë element alkoolik dhe shumë pak i lidhur me familjen… Familja ime ka vuajtur mjaft ekonomikisht. Kjo edhe për arsye, se sikurse thashë më lart, ka qenë element gjithë kohën sarhosh (alkoolik) dhe krejt i pakujdesshëm për familjen e vet.”

Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Në vitet 1935-1942 ndoqi Institutin Tregtar të Vlorës. Me ardhjen e regjimit fashist, Aranit Çela ishte ndër fëmijët të cilët kaluan një muaj pushime në Itali (Pezaro) në verën e vitit 1939. Në 17 marsin 1941 kërkon pa sukses të punësohet në Zyrën e Regjistrimit të Gjendjes Gjyqësore në Ministrinë e Drejtësisë të regjimit fashist. Në prill-maj 1942 qëndron në paraburgim iu gjetën në shtëpi disa trakte, por regjimi fashist tregohet zemërgjerë dhe e dënoi me kusht. Më pas u bë anëtar I Partisë Komuniste dhe partizan në Luftë.

Në mars 1945- shtator 1946, menjëherë pas luftës Aranit Çela emërohet prokuror ushtarak në Shkodër, në qytetin ku zhvilloheshin përditë proceset politike të kohës. Më 1946-1948 vazhdon me këtë cilësi por në divizionin e Korçës. Më 1948-1949 është ndihmësprokuror i Prokurorisë Ushtarake. Në vitet 1949-1953 ndjek studime në fushën e drejtësisë në Bashkimin Sovjetik. Më 1953-1954 ishte nënkryetar i Degës së Hetuesisë së Sigurimit të Shtetit. Më 1954-1955 prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Më 1955 – 1958 dhe 1966 – 1990 kryetar i Gjykatës së Lartë. Më 1958 – 1966 prokuror i përgjithshëm. Më 1958 – 1991 deputet i Kuvendit Popullor dhe anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Ekspertiza rrëzon “komplotin” me dokumente false kundër Sokol Ngresit

Publikuar

-

Nga

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kallëzojë penalisht ndërtuesin dhe dëshmitarin Flamur Kadëna, pasi ekspertimet zbuluan se dokumentet e dorëzuara prej tij përmbanin nënshkrime të falsifikuara, të cilat nuk i përkisnin gjyqtarit të Apelit të Vlorës.

Nga Edmond Hoxhaj

Procesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ndaj gjyqtarit të Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi mori një rrjedhë të papritur të hënën, kur rezultatet e ekspertëve të Institutit të Policisë Shkencore shfaqën një ‘komplot’ të inskenuar përmes falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dëmtimin e subjektit të rivlerësimit.

Nga dëshmitar dhe denoncues, ndërtuesi Flamur Kadëna do të përballet tashmë me një kallëzim të dytë penal për ‘falsifikim dokumentesh’ nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më parë, edhe Ngresi e kishte kallëzuar ndërtuesin për të njëjtën vepër penale dhe kishte sqaruar se Prokuroria e Vlorës kishte regjistruar një procedim penal.

Gjyqtari Sokol Ngresi u përball në KPA me një denoncim që ngrinte dyshime për fshehjen e një apartamenti dhe në kuadër të verifikimit, Kadëna u thërrit si dëshmitar në cilësinë e administratorit të shoqërisë “Afa Konstruksion” në seancën e datës 9 shtator.

Kadëna konfirmoi denoncimin dhe deklaroi se Ngresi kishte nënshkruar kontratë parapake për një apartament, kishte nënshkruar tre mandate arkëtimi në favor të shoqërisë së tij në vitin 2014; një deklaratë për revokimin kontratës; si dhe një mandat pagese për kthimin e vlerës së paguar në vitin 2015.

Ngresi i kundërshtoi deklarimet e Kadënës si të pavërteta, duke pretenduar se nënshkrimi në ato dokumente ishte i falsifikuar. Ai pretendoi se gjithçka bëhej për shkak se mund të kishte cenuar interesat e administratorit të kësaj shoqërie dhe të “xhelozisë” së një ish-kolegeje të shkarkuar në Apelin e Vlorës, e cila sipas tij kishte lidhje të ngushta me Kadënën.

Në seancën e 1 tetorit, KPA caktoi dy ekspertët Shefqet Xhemollari dhe Durim Çako që të ekzaminonin nëse nënshkrimet e dokumenteve origjinale të pretenduara nga biznesmeni Kadëna, i përkisnin ose jo gjyqtarit Sokol Ngresi.

Eksperti Shefqet Xhemollari lexoi konkluzionet e ekspertimit një mujor të nënshkrimeve në dokumentet e servirua nga Kadëna, duke i krahasuar ato me nënshkrimet e gjyqtarit Ngresi në disa vendime të dhëna prej tij gjatë disa viteve, si dhe me nënshkrimet e tij në deklaratat e pasurisë.

Sipas Xhemollarit, ka rezultuar se nënshkrimet në kontratën paraprake dhe tre mandate arkëtimet e vitit 2014 janë të shkruara direkt në letër dhe se janë kryer nga i njëjti person. Por sipas tij, nënshkrimet nuk rezulton të jenë kryer nga gjyqtari Sokol Ngresi, pasi ka shumë dallime dhe elemente të kundërta me nënshkrimet e tij origjinale në vendime apo deklarimet periodike, si dhe nënshkrimet e marra gjatë seancës së 1 tetorit.

Ndërkohë, deklarata për revokimin e kontratës dhe mandate pagesën e vitit 2015 kanë rezultuar të jenë të falsifikuara nëpërmjet kopjimit. Sipas Xhemollarit, në këto dokumente janë evidentuar elemente të mjetit shkrues të mëparshme, si dhe elementë të falsifikimit duke përdorur laps plumbi.



Komisioneri Ballhysa u shpreh se nuk kishte ndonjë pyetje për ekspertët, ndërsa gjyqtari Ngresi kërkoi leje për të drejtuar disa pyetje.

Ngresi i pyeti ekspertët të konstatonin nëse nënshkrimet e tij në dokumentet e marra si provë që u përkasin viteve të ndryshme, si dhe firmave të marra në seancën paraardhëse, ishin të qëndrueshme ose jo. Gjithashtu, ai pyeti nëse në analizë të steriotipit të nënshkrimit të tij konstatohej ose jo ndërprerja.

Xhemollari deklaroi se kishin arritur në konkluzionin se modelet krahasuese karakterizohen nga qëndrueshmëria. Sipas ekspertit Çako, nga ekzaminimet e kryer në tërësi dhe në veçanti, nuk janë konstatuar ndërprerje të nënshkrimeve të gjyqtarit Ngresi.

Ndërsa në nënshkrimet e gjendura në dokumentet e dorëzuara nga Kadëna janë vërejtur ndërprerje, si dhe është konstatuar ritëm më i ulët krahasuar me nënshkrimet origjinale të gjyqtarit Ngresi.

Çako shpjegoi se ka qenë e pamundur të konkludohet se si është realizuar nënshkrimi në kontratën paraprake të shitjes dhe tre mandatet e vitit 2014; si dhe nuk është konkluduar koha e nënshkrimit të tyre. Sipas Xhemollarit, Instituti i Policisë Shkencore nuk disponon pajisje që mund të evidentojnë kohën e nënshkrimit të akteve.

Në vijim, kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla sqaroi se në Kolegj kishin mbërritur edhe tre denoncime të reja. I pyetur lidhur me qëndrimin e tij, Komisioneri Ballhysa tha se në “prima facie” këto denoncime nuk përmbajnë shkaqe për t’u hetuar, pasi nuk duket se ka ndonjë shkelje të detyrës nga ana e subjektit.

Për një prej denoncimeve, Ngresi sqaroi se pretendohet se masa e lënë në fuqi “arrest në burg” për një shtetas nuk është e drejtë. Ai deklaroi se pretendimi i denoncuesit nuk qëndron, pasi ka rezultuar se ai ka qenë dhe më parë i dënuar. Subjekti shtoi se vendimi i arsyetuar është dorëzuar prej tij në sekretari dhe se pala denoncuese mund ta tërheqë dhe të njihet me argumentet mbi të cilët ka vendosur lënien në fuqi të masës “arrest në burg”.

Dy denoncimet e tjera, ai i konsideroi anonime dhe u shpreh se është e njëjta dorë që vazhdon të hedhë baltë. “Por jam i hapur për shpjegime nëse do të vlerësohet,” pohoi Ngresi.

Pasi u tërhoq, trupi gjykues vendosi të deklarojë të falsifikuara të gjitha dokumentet e dorëzuara nga Flamur Kadëna; që të mos konsiderohen si prova në këtë proces dhe të shënjohen të gjitha si dokumente të falsifikuara. Gjithashtu, u vendos të kryhet kallëzim penal ndaj shtetasit Flamur Kadëna në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “dëshmi e rreme” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Për denoncimet e reja të depozituara së fundmi në Kolegj, u vendos të mos kryehet hetim i mëtejshëm pasi nuk janë gjetur indicie.

Pas shpalljes së këtyre vendimeve, gjyqtari Ngresi u shpreh se nuk e fshihte dot emocionin për konkluzionet në këtë fazë të hetimit. I pyetur nga kryesuesja Shtylla nëse i qëndronte kërkesës së mëparshme për dhënien e një dëshmie me dyer të mbyllura, ai u tërhoq duke sqaruar se nuk i interesonte shfaqja, ndërkohë që tashmë kishte një produkt konkret. Në vijim, Ngresi ritheksoi se ankimi i Komisionerit është kryer jashtë afatit.

Në përfundim, Kolegji vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të përgatisnin konkluzionet përfundimtare për t’i paraqitur më 16 nëntor, ora 10:00.

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Kjo çmenduri po na turpëron”/ Korçarët kërkesë Bashkisë, shqetësohen nga muzika e lartë

Publikuar

-

Nga

Elda Zavalani, një qytetare dhe aktiviste korçare, ka ngritur shqetësimin, se si muzika  e lartë e Disco Club Vila Korça, pranë Bulevardit Republika, po shqetëson të madhe  e të vogël.

Sipas saj, pronarët ngrenë volumin e muzikës kur ‘ti teket’ duke shkaktuar një shqetësim të madh te banorët. Ndaj ajo I drejtohet Bashkisë Korçë, të marrë masat që kjo çmenduri që po turëron qytetarinë korçare të marrë fund.

“A keni kaluar ndonjëherë në Bulevard Republika, bulevardi me i bukur i Korçës ndoshta dhe i Shqipërisë? A ju ka bërë përshtypje një muzikë e çmendur pranë Bashtes Themistokli, tek Disco Club Vila Korça, që po shqetëson të madh e të vogël, qe po na cmend sa here ti teket pronarëve të hapin volumin deri ne fund, të tmerrojnë qytetaret korçarë dhe turistet e huaj dhe të vendit ?



Sigurisht që ju ka bërë përshtypje. Mua me vjen keq se kujtoja se i kisha miq dhe kur i thua tjetrit mik, beson qe ai te do të mirën e nuk kenaqet duke torturuar komshinjte gati cdo nate e duke na shkaktuar nje  shqetesim shume te madh dimer, behar.

Bashkia Korçë ju lutem merrni masa te marrë fund ky makth dhe kjo çmenduri qe po e turpëron qytetarine korçare e po i torturon banorët rreth e rrotull.

Unë nuk e di kush eshte pergjegjes dhe pse behen sikur s’degjojnë e s’kuptojne, di qe kjo gjë duhet të marrë fund e të na kthehet jeta normale te gjitheve./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“AT Josif Papamihali “Qytetar Nderi” në Elbasan/ Ramkaj kërkesë politikës: Të vihen para drejtësisë xhelatët

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të 5 vjetorit të luminimi të martirëve të Kishës Katolike, të dënuar nga regjimi komunist në Elbasan , u përkujtua dhe u nderua figura e At Josif Papamihalit.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin familjarë, dhe përfaqësues të kominiteteve ndërfetare.

Arben Ramkaj, kryetar i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar, ka vlerësuar figurën e At Josif Papamihalit për sakrificën e tij, ndërsa i bëri thirrje politikës të vënë para përgjegjësisë të gjitha ata që kanë bërë rolin e xhelatit duke vrarë e prerë njerëz të pafajshëm për shkak të besimit të tyre.

“Të nderuar klerikë, që kanë vuajtur në mënyrë monstruoze dhe të tmerrshmë nga regjimi komunist, nga viti 44 deri në vitin 90 .

Në fakt nuk është e re për klerikët kjo, gjithmonë librat e shenjtë e përmendin që njerëzit e fesë në shumë raste janë persekutuar në histori. Janë persekutuar sepse kanë besuar në besimin e tyre të drejtë dhe këtu flas për të gjithë besimet Abrahamike. Edhe Kurani famëlartë na tregon për një diktator të hershëm i cili kishte hapur një gropë të madhe zjarri për njerëzit dhe i merrte dhe i hidhte ata të cilët besonin në Zotin e vëertetë. I hidhnin në zjarr.

Dhe thotë Kurani; nuk ishte faji dhe mëkati i tyre veccse ata besuan Zotin e vërtetë.



Dhe në fakt i vetmi faj dhe mëkat që kishte At Josifi ishte sepse ai ishte një besimtari sinqertë nga një familje e nderuar Elbasanase . Nuk ishte vetëm një klerik i nderuar, por ai ishte i njohur edhe mes komuniteteve fetare mes qytetit të Elbasanit.

Shoqëria shqiptare nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur asaj kohe dhe ai popull që harron të kaluarën, ai është i gatshëm ta përsërisi.

Këtë na tregon koha dhe përvoja, dhe u themi të gjithë atyre intelektualëve, politikanëve që duhet të vënë para përgjegjësisë morale, tërë ato njerëz që kanë qenë xhelat të kësaj shoqërie, që kanë vrarë e prerë.

So është një nderë për mua që pas 72 vitesh, At Josifi që ky qytet ti japi nderin që i takon, jo vetëm At Josifit, po gjithë klerikëve që kanë sakrifikuar në kohën e Komunizmit.”/ CNA.al  

 

LEXO TE PLOTE