Connect with Us

Deklarata e fortë/ Ja pse i interesonte Bashës që Berisha të shpallej non-grata  

Politikë

Deklarata e fortë/ Ja pse i interesonte Bashës që Berisha të shpallej non-grata  

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë sot në studion e emisionit “Breaking”, në Top News.

Duke u ndalur tek shpallja e ish-kryeministrit Berisha non-grata nga DASH, Hoxha tha se kjo i interesonte kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij, ky është një pazar mes Ramës dhe Bashës.

Bashës i interesonte shpallja e Berishës non-grata, sepse tani ai thotë se PD është vëtëm e tij. Ky është pazar me Ramën. Të dy ata pastaj janë në pazar me mentorin George Soros, i cili ka kapur si mazhorancën ashtu edhe opozitën. Kjo është arsyeja e vetmë. Pastaj kam edhe një sugjerim per deputetet e PD. Të mos votojnë asnjë ligj për ndryshimet kushtetuese të cilat i interesojnë vetëm Ramës. Në të kundërt edhe ata do të bëhën pjesë e pazarit të tyrë. Ata të bëjnë opozitë jo të miratojnë ligje në favor të Ramës.”-tha Indrit Hoxha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Akademia e Barinjve”/ Sherefedin Shehu “masakron” ministren e Ramës, tregon cilat janë eksperiencat në botë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Eksperti i Ekonomisë, Sherefedin Shehu ka reaguar në lidhje me deklaratëb e bërë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e mbështetur edhe nga kryeministri Rama, për të ashtuquajturën “Akademia e Barinjve”.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu shkruan se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP).

Ai thekson se Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojne mangësite e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike.

Akademia e Barinjve



Pas njoftimit të Ministres së Bujqësise dhe konfirmimit të z. Rama për hapjen e Akademisë së Barinjve kërkova në internet dhe gjeta këtë material për këto lloj eksperiencash në bote. Ato tregojnë se Akademia e Barinjve është pjesë e Qendrës së Oksfordit për Fenë dhe Jetën Publike (QOFJP). QOFJP është themeluar në 2005 dhe vazhdon të zgjerojë arsimimin dhe kuptimin e besimit fetar në jetën publike.

Akademia e Barinjve punon nga afër me institucionet, rrjetet, dhe kishat për të ofruar programe trainimi që adresojnë mangësitë e priftërinjve Katolikë të thjeshtë në njohuritë teologjike. Vizioni i saj është që të ndihmojë prifterinjtë të cilet u shërbejnë direkt njerëzve të aftësohen dhe përdorin instrumentat e nevojshëm për të drejtuar me besim dhe efektivitet kishat dhe komunitetet ku ato shërbejnë.

Besoj se është e mjaftueshme për të kuptuar vizionin e Kryeministrit tonë.

P.S. Në Angli ka edhe Akademi të Barinjve për kujdesjen dhe stërvitjen e kuajve.”-shkruan Sherefedin Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“113-vjetori i Alfabetit të Gjuhës Shqipe”/ Berisha bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 113-vjetorit të alfabetit të Gjuhës Shqipe, ka përcjellë mesazhe të forta.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.

Por, sipas Berishës Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972.

Ish-kryeministri thekson se arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë.

Sot ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 113 vjetori i alfabetit të saj!

Miq, më 14 Nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit shqip, që zgjati deri më 22 Nëntor. Kongresi bëri gjuhën me alfabetin e shkronjave të saj native, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë.



Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972. Ky kongres u largua nga parimet e Komisisë të Elbasanit, dhe në një akt urrejtje patologjike krahinore dhe fetare të diktatorit Hoxha ai duke keqpërdorur rregullat e drejtëshkrimit si gërsherë politike arkivoi apo varrosi me rregullat që imponoi kundër dialektit të gegnishtes dhe gjuhës së liturgjise, veprat e pavdekshme të kollosëve të medhenj rilindas dhe të tjerë të kombit shqiptar.

Kështu, sot, nxënësve ju duken si aljenë Buzuku, Bogdani, Marin Barleti, De Rada, Dara, Fishta, Mjeda Filip Shiroka, Vaso Pasha, Migjeni, Ndoc Nikaj, Martin Camaj si dhe dhjetra shkrimtar dhe poetë të mëdhenj të Kosovës.

Arbitrariteti i Kongresit hoxhist të drejtshkrimit duhet korrigjuar sa më parë, në mënyrë që gjuha të zhvillohet dhe pasurohet nga gjenerata në gjeneratë, dhe të qëndrojë si garantë e madhështisë origjinale të veprave të pavdekshme të krijuara në shekuj nga shkrimtarët, poetët, lavërtarët e saj.

Nderim atyre burrave dhe grave mendjendritur që 113 vite më parë bënë gjuhën tonë të bukur me germat e arta të saj!”-shkruan Berisha.

LEXO EDHE:  Nis Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Rama takim me Varhelyi

LEXO EDHE:  “Rama nuk shpëton dot”/ Kryemadhi e prerë: Edhe Balla po t’i numërojë votat...

Në foto komisioni bërthamë i Kongresit: 1) Gjergj Fishta, 2) Mid’hat Frashëri, 3) Luigj Gurakuqi, 4) Gjergj Qiriazi, 5) Dom Ndre Mjeda, 6) Grigor Cilka, 7) Dhimitër Buda, Shahin Kolonja, 9) Sotir Peçi, 10) Bajo Topulli, dhe 11) Nyz’het Vrioni.

Foto nga Kel Marubi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do iki nga PD nëse vjen Berisha”/ Gazetari ironizon Gjekmarkajn

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar deputetin e PD, Agron Gjekmarkaj, i cili ka thënë se nëse kthehet Berisha, ai do të largohet nga Partia Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhafka shkruan se sapo bëri këtë deklaratë Gjekmarkaj, shkuan në 5 200 firmat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.



Sa tha Gjekmarkaj, do iki nga PD në se Berisha zgjidhet kryetar, firmat për Kuvendin nga 4.200 kërcyen në 5.200. Po foli dhe sot besoj do kapet numri 7.000.”-shkruan Xhafka./CNA.al

LEXO TE PLOTE