LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Covid “pushton” Gjirokastrën/ Mbyllet klasa e pestë dhe Kadastra

21 Tetor 2021, 16:58, Aktualitet CNA
Covid “pushton” Gjirokastrën/ Mbyllet klasa e pestë dhe

Klasa e pestë në shkollën 9-vjeçare Avni Rustemi në Bashkinë e Libohovës është mbyllur, pasi 8 nxënës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ky vendim është marrë nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër, pasi u konstatua se afro gjysma e klasës ishte infektuar me virus.

Izolimi i nxenësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e prerjes së zinxhirit të infektimit për tek nxënësit e tjerë të klasës.

Klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë konstatuar punonjës të prekur me Coronavirus./CNA.al

Lajmet e fundit nga