Connect with Us

“Çështje kohë që Reja të vëri bast për të“, në Spanjë shkruajnë për Brojën dhe kuqezinjtë: Futbolli shqiptar është rritur shumë

Kombëtare

“Çështje kohë që Reja të vëri bast për të“, në Spanjë shkruajnë për Brojën dhe kuqezinjtë: Futbolli shqiptar është rritur shumë

Publikuar

-

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje në arenën ndërkombëtare të futbollit. Niveli i kuqezinjve është rritur ndjeshën dhe këtë e kanë vënë re edhe mendiat e huaja. Rasti më i freskët vjen nga Spanja, ku “El Paron“ i kushton një artikull Armando Brojës dhe paraqitjeve të ekipit tonë kombëtar. Media në fjalë vlerëson statistikat e vendosura nga ylli i ri që po lind te Shqipëra, teksa shkruan:

“Duke përjashtuar humbjen kundër Polonisë, Broja shtoi tre ndeshje radhazi duke shënuar, e fundit ishte vendimtare duke shënuar golin e fitores kundër Hungarisë. Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar, por paraqitja e tij jashtë stolit është e pamposhtur. Në shtator ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime në vetëm gjysmë ore në fushë në dy ndeshje, kundër Hungarisë (gjithashtu golin e fitores 1-0) dhe San Marinos. Është çështje kohe para se trajneri Edoardo Reja të vërë bast mbi të që në fillim dhe momenti mund të jetë kundër Anglisë, vendit ku ai luan dhe ku ka lindur Armando“. Më tej media që i dedikohet vetëm Kombëtareve thekson se shkëlqimi i Brojës nuk është i rastësishëm, pasi futbolli shqiptar po njeh rritje vitet e fundit.

“Nuk është rastësi që Broja ka spikatur javët e fundit. Futbolli shqiptar është rritur shumë vitet e fundit. Nga klubet e saj, gjithnjë e më të pranishme në garat evropiane, deri te diaspora e lojtarëve të saj në ligat kryesore europiane. Serie A ka qenë gjithmonë një terren peshkimi për lojtarët e Ballkanit që e bëjnë veten të njohur për elitën. Ky është rasti i mbrojtësit Elseid Hysaj apo portierëve Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Vitet e fundit ata po arrijnë edhe në futbollin spanjoll. Keidi Bare kaloi nëpër moshat e Atlético de Madridit dhe aktualisht është vendosur në Espanyol pasi kaloi nga Málaga. Dhe i fundit ishte Rei Manaj, i cili performoi në një nivel të mirë te Albacete para se të largohej te Barça B dhe më pas te Spezia italiane këtë verë“, shkruan ndër të tjera “El Paron“.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Mbrojti titullin e kampionit, vjen reagimi i Florian Markut

Publikuar

-

Nga

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar mbrëmë ndaj francezit Jorik Luiseto teksa mbetet sërish i pamposhtur në ringun profesionist. Marku ka regjistruar fitoren e tij të 10 duke e çuar në 11 serinë e dueleve pa pësuar ende humbje.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Wembley”, teksa Marku triumfoi pas 8 raundeve ndaj 33-vjeçarit francez i cili kishte 11 fitore dhe 2 humbje në karrierën si profesionist.

Në një reagim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, boksieri shqiptar ka falenderuar të gjithë tifozët që e kanë ndjekur dhe që është munduar që në raundin e parë me “KO” edhe pse nuk erdhi:



“Faleminderit Zotit për çdo. Faleminderit te gjithë ju që ishit sot prezent 🇦🇱👐🏻Edhe të gjithë që më keni ndjek Live nëpër 📺 jam munduar prej raundit të parë për “Knockout”.

Por nuk erdhi. Rendësi ka fitorja tani do marrë pak kohë pushim me familjen, dhe nga viti tjetër do të kemi ndeshje të medha. Ju falenderoj nga zemra të gjithve për përkrahjen ☝🏻☝🏻”

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka sqaron çështjen Broja/ Ja nota që i vendos notë Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Nga ambientet e stadiumit Air Albania, presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për çështjen Armando Broja në sfidën me Anglinë, ndërsa skuadrës i ka vendosur notën 8.

Notë për kombëtaren? “Në futboll edhe fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8.

Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner.

Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës.



Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë.

Edhe në një familje ka debate, apo konflikte dhe kështu ndodh edhe me kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego.

Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar.

Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar”, u shpreh Duka.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Duka del në konferencë për shtyp/ Konfirmohet trajneri Edi Reja

Publikuar

-

Nga

Armand Duka, presidenti i FSHF, ka dalë sot para mediave në një konferencë për shtyp dhe fillimisht ka deklaruar: “Duke pasur parasysh përfundimin e aktiviteteve të kombëtareve, ka pasur interes për sqarime për media të ndryshme. Aktivitetet në vitin 2021 kanë qenë të shumta në numër. Virusi na ka infektuar në të gjitha nivelet, por janë bërë ndeshje miqësore dhe shumë seleksionime.

Shqipëria grumbulloi 18 pikë si asnjëherë më parë dhe ka rinovuar ekipin. E ardhmja është premtuese dhe kjo është më e rëndësishmja. Sa i takon trajneri Reja dhe stafit të tij, mendoj se kanë bërë punë të mirë. Objektivi real ka qenë vendi i tretë, u luftua të ishim në play off dhe ishim afër. Kemi pasur shumë mungesa, disa ishin me Covid ndaj Polonisë. Në fund nuk ia arritëm të ishim në play-off”.



“10 nuk merr as fituesja e Kupës së Botës. Është e vështirë të bësh matematikë me lojë. Me bindje i vë notën 8. Kemi nisur një projekt me trajnerin dhe stafin. Kemi ndërtuar disa departamente dhe po punojmë për të prodhuar profesionistë të fushave të ndryshme të trajningut.  Nuk mund të ndërpritet ky projekt, që u nis vjet. Kontrata është deri më 30 nëntor 2022 dhe do vazhdojë”.

LEXO TE PLOTE