Connect with Us

Berisha ‘non grata’/ Bushati: BE vullnet për t’u distancuar nga ‘arroganca’ e SHBA ndaj një shteti sovran

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Bushati: BE vullnet për t’u distancuar nga ‘arroganca’ e SHBA ndaj një shteti sovran

Publikuar

-

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se deklarata e sotme e Luigi Soreca që BE është e gatshme të bashkëpunojë me PD, pavarësisht se kush është në krye të saj tregon se Bashkimi Europian ka një vullnet për t’u distancuar nga ndërhyrja e SHBA ndaj një shteti sovran.

Sipas tij, fakti që Soreca jo vetëm nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Berishën, por risolli më vëmendje faktin se BE ka bashkëpunuar me PD edhe kur kjo e fundit dogji mandatet, tregon se nuk është në një mendje me SHBA lidhur me këtë çështje.

“Ka një vullnet për të thënë se nuk jemi me deklaratën: nëse nuk dënon Berishën PD do hajë bar”, tha Bushati.

LEXO EDHE:  Berisha non grata në SHBA/ Federata Vatra: Do i drejtohemi administratës Biden, ky vendim ka pikëpyetje

Sipas analistit Bushati, kjo që po bën SHBA përmes ambasadës së vet në vendin tonë, duke u bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie është e tepërt dhe e papranueshme.

“Lajmi i dytë ka disa kohë që qarkullon në formë gjysmë lajmi gjysmë thashethemi nëpër qarqet diplomatike të Tiranës që thonë se arroganca e Amerikës ka shkuar deri këtu dhe për ne europianët.

Nuk mund të veprohet kështu me një shtet sovran, që një ambasadë e huaj të bëhet pjesë e konkurrencës brenda një partie, është bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie. Kaq është shumë”, tha analisti Andi Bushati./euronews

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Një strategji e Lulzim Bashës kundër Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu ende i përkohshëm në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili po qëndron në detyrë duke shtrënguar vulën dhe duke u mbrojtur nga 5 apo 6 servilë të tij, të cilëve u ka dhënë poste drejtuese, tashmë duket qartazi se secili ka pozicionin e tij apo strategjinë kundër ish kryeministrit Berisha, i cili ka filluar një Foltore në qytetet kryesore të vendit, fillimisht në qarqe dhe tashmë në qytetet e mëdha dhe me grupet e interesit, pikërisht për të ringritur opozitën dhe për të kërkuar largimin e Lulzim Bashës si njeriu i keqpërdorur dhe i marr peng nga Edi Rama.

Kryeministri në detyrë, po duket se po bën gjithçka dhe po investon çdo gjë që Luli të qëndrojë në krye të PD-së.

Ditët e fundit është zbardhur edhe strategjia që Luli do të përdorë si lëvizje kundër Berishës. Duke qenë se nuk del dot nga selia dhe nuk takon dot demokratët, Basha ka gjetur një mënyrë tjetër. Ai sot ka njoftuar shpalljen e garës për drejtues të FRPD, pasi këta të fundit, pra kryesia e Forumit Rinor mblodhi firma kundër Lulzim Bashës dhe të dielën u njoftua se shumica e kryesisë për të mos thënë qindra të rinj do të ishin pjesë e Foltores të doktor Berishës tek Akademia e Arteve tek Amfiteatri në orën 12:00. Lulzim Basha me këtë lëvizje zbulon se, cila do të jetë strategjia e tij dhe pse e ka bërë këtë.

Së pari, shpalljen e garës në FRPD e ka bërë për të thënë se kryesia aktuale e Forumit nuk vlen, pra kryesia e cila ishte në zgjedhje, kryesia që mbante detyrën deri më tani, kryetari në detyrë nuk vlen, sekretariati, nënkryetarët nuk vlejnë. Ata janë të shkarkuar po të shkojnë te Berisha. Për FRPD nuk ka asnjë rëndësi, asnjë peshë. Pra s’po shkojnë të rinjtë e FRPD, po shkojnë disa të rinj, të thjeshtë, mbështetës të PD, të cilët shkojnë tek Foltorja e Sali Berishës. Në fakt, të gjithë personat që janë pjesë e drejtimit të FRPD dhe marrin pjesë në Foltore apo kudo shkojnë, ata janë në detyrë deri në ditën që zgjidhet një person tjetër për t’i zëvendësuar.

Pra Lulzim Basha me këtë lëvizje, s’ka bërë asgjë tjetër, thjesht ka vërtetuar një fakt që ne thamë më sipër: Strategjinë e tij të ardhshme kundër Berishës.

Lulzim Basha do të përpiqet që garën në FRPD ta përdorë në interesin e tij. Si do të ndodhë kjo?

Ai do të tentojë të zhvillojë një garë në FRPD, do të presë daljen e kandidaturave, emrat që do të garojnë dhe më pas do të shkojë vetë në disa qytete, ku do të ketë të rinj, duke tentuar që të marrë pjesë në garën e tyre. Pra, të marrë pjesë duke qenë prezent në Kuvendet e Degëve ku do të zhvillohet votimi i anëtarëve të strukturave të FRPD-së. Duke tentuar atje që të flasë, t’iu flasë të rinjve, për tu thënë shqiptarëve se ja Lulzim Basha ka PD, ka të rinjtë e PD, dhe këta që janë përballë tij, që janë në Foltore dhe po e sulmojnë janë të vjetrit dhe jo PD e vërtetë, jo e ardhmja e saj.

LEXO EDHE:  Kërkoni të punësoheni në SHBA?/ Kujdes! Ambasada Amerikane bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Biden në Britani dhe Evropë, në udhëtimin e parë jashtë vendit si president



Pra Basha kërkon ta përdorë FRPD dhe zgjedhjet në këtë organizatë partnere si një instrument për të garantuar qëndrimin në karrigen e tij të kryetarit të PD, ç’ka duket se është një mision totalisht i pamundur, sepse është njoftuar mbledhja e Kuvendit Kombëtar dhe në 11 dhjetor pritet të bëhet dhe shkarkimi i Lulzim Bashës.

Lëvizja e FRPD, megjithëse është krejtësisht antistatutore dhe Basha nuk ka kompetenca as ta shpërndajë, as ta mbledhë FRPD, pasi kjo është organizatë partnere ashtu si Lidhja Demokratike e Gruas dhe ata organizohen vetë me statut dhe me rregullat e tyre, tani tregon se Luli kërkon ta përdorë organizatën e të rinjve demokratë në interes të karriges së tij, në interes të qëllimeve të tij për të mbajtur postin e kryetarit të PD.

Por mesa duket misioni i tij është i pamundur, sepse jo vetëm sallat ku do të shkojë do t’i ketë bosh, pasi FRPD-në e ka kundër dhe kjo duket kudo, por edhe në rast se do të mbledhë 5 të rinj do ta ketë mjaft të vështirë sepse nuk do të mundet dot të kontrollojë urrejtjen e të rinjve pasi vetë është shembulli më ekzemplar i dështimit, mashtrimit dhe talljes me rininë .

Është njeriu që i përdori të rinjtë, studentët, duke i përçarë ata në protestën e tyre. Lulzim Basha është njeriu që luftoi kundër interesave të studentëve, të të rinjve për Ligjin e Arsimit të Lartë, për shkak të lidhjeve të tij me universitetet private, e kështu me radhë.

Prandaj Lulzim Basha kërkon të dalë nga strofulla e tij, ku nuk del dot të takojë demokratë, duke përdorur FRPD-në dhe për të ndërtuar një startegji tjetër elektorale brenda PD. Por vështirë se do të mundet ta arrijë këtë qëllim edhe pse tashmë në panik e sipër bën lëvizje që e nxjerrin zbuluar dhe tregojnë se Basha është më nervoz se kurrë dhe më i pamundur për të qëndruar në postin e kryetarit të PD, pikërisht për faktin se pas përjashtimeve të shumta tani ka filluar po shkatërron dhe organizatat partnere./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të rinjtë nuk janë interesaxhinj, por idealist”/ Kulluri i shuan dyshimet Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas sulmit të Lulzim Bashës ndaj FRPD-së.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kullur shkruan se të rinjtë në PD nuk janë interesaxhinj, por rebel dhe idealist, duke i bërë të qartë Bashës se edhe në 11 dhjetor ata do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar.

LEXO EDHE:  Berisha non grata në SHBA/ Federata Vatra: Do i drejtohemi administratës Biden, ky vendim ka pikëpyetje

LEXO EDHE:  Sekretari Pompeo: Irani i dëshpëruar për rifillimin e negociatave



“Lulzim, me partneret bashkepunohet! Ata nuk urdherohen! Ata as nuk zgjidhen me urdher nga jashte organizates se tyre!

Nese kishe dyshime se shumica e tyre do i bashkoheshin Kuvendit te 11 Dhjetorit, tani eshte e sigurte se do jene aty! Te rinjte nuk jane interesaxhinj te vegjel por rrebele dhe idealiste!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sali Berisha: Jam njeriu më i votuar në 30 vite, nuk kam betejë personale me PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Sali Berisha ka deklaruar nga Lushnja, se nuk e ka personale betejën që po bën për Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se çështjen e shpalljes “non grata” nga SHBA e ka mbajtur personale dhe mbrojtjen e ka bërë për dinjitetin e tij.

Berisha tha se është njeriu më i votuar i Shqipërisë këto 30 vite.



Shumë njerëz thonë që Berisha e ka një betejë personale. Unë iu garantoj që gabohen. Unë nuk e mohoj çështjen që ekziston personale, por unë atë, me vendosmërinë më të madhe e mbajta personale.

I bindur si besimi që kam te Zoti që do t’ia dilja mbanë, që do të kisha të drejtë dhe se asgjë s’do mund të më mposhte mua në mbrojtje të asaj të vërtete që është shkelmuar.

Mbrojtja e dinjitetit tim ishte në radhë personale, por unë jam njeriu më i votuar i këtij vendi në këto 30 vite. Padyshim që mbroja edhe në emër të të gjithë atyre që më kishin besuar mua në çdo hap të jetës sime dhe veprimtarisë sime jam përpjekur të ruaj dinjitetin e tyre. Kur kam dhënë dorëheqjen më 26 Qershorin, po e bëj dinjitetin tim”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE