Connect with Us

“Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së”/ Noka: Foltorja, shpresë për ringjallje

Politikë

“Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së”/ Noka: Foltorja, shpresë për ringjallje

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka ka deklaruar se kryetari Lulzim Basha po kërkon të likuidojë Partinë Demokratike me vendimet dhe shkeljet e bëra së fundi.

I ftuar në Top Talk, Noka është shprehur se Basha duke menduar se po bën spastrimin e PD, po godet veten pasi demokratët po shohin shpresë tek ish kryeministri Sali Berisha.

Ka vazhduar duke shkelur rregullat statutore. Ai thjesht sheh qëndrimin e tij dhe të gjithë veprimet vetëm çojnë poshtë e më poshtë forcën politike.

Nuk ka dy PD, ka një PD, e cila është te “Foltorja” me shpresë për ta ringjallë, bashkuar dhe ta sjellë në fitore. Ka dhe një ish kryetar që si peng që është, që me veprimet e fundit ka vetëm një qëllim të likuidojë Partinë Demokratike.

Ai po mendon se është duke bërë spastrime, në fakt është duke goditur veten e vet në sy të demokratëve, demokratët shohin shpresë të foltorja dhe Sali Berisha.

Kemi bërë gjithçka që PD të vinte në pushtet dhe Basha të ishte kryeministër por nuk ia ka dalë”, është shprehur Noka.

LEXO EDHE:  Ja 3 zyrtarët e tjerë që nuk i kap dekriminalizimi

Ndërsa përsa i përket vettingut të politikanëve, Noka thotë se Basha po bashkëpunon me Ramën dhe që ky process nuk mund t’I lihet SPAK, pasi sipas Nokës ky institucion është i qeverisë.

Ai vazhdoi bashkëpunimin, madje është kthyer në këshilltar dhe ka mësuar se si të operojë te qeveria. Duke i kërkuar Edi Ramës, procesin e vettingut.

Momenti që ne kemi thënë se SPAK është në dorë të qeverisë, lë procesin e vettingun në dorë të tij. Kjo tregon se është i kapur dhe në pazar me Ramën. Si mund të lësh Edi Ramës të bëjë vettingun e politikanëve, të deputetëve?

Vettingun e kemi kërkuar më parë por jo ta bëjë SPAK i Edi Ramës. Dorëzimi i politikanëve tek duart e Edi Ramës i ke dorëzuar sovranitetin e Partisë Demokratike”, është shprehur ndër të tjera Noka.

Ndërsa shton se Basha nuk duhet të qëndrojë në krye të PD-së.

Rri deputet i PD por jo si kreu i PD se është peng. Pastaj mori vendime që e groposën PD”, thotë Noka./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Video-11 Dhjetori/ Berisha thirrje demokratëve: Të bashkohemi në Ditëlindjen e PD-së!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-kryeministri dhe lideri historik i demokratëve, Sali Berisha i ka shprehur sot falenderimin e tij, ndaj delegatëve demokratë të qarkut të Fierit që kanë mbrojtur procesin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha i ka bërë thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen në këtë Kuvend Kombëtar, që e cilëson si “ditëlindja e PD-së”.

“Falenderoj nga zemra delegatët firmëtarë të degëve Fier, Patos, Mallakastër dhe Roskovec, – shkroi Berisha në Fb, –  për guximin dhe dinjitetin në administrimin dhe mbrojtjen e procesit të mbledhjes së firmave për Kuvendin e datës 11 Dhjetor, sikundër u bëj thirrje të gjithë delegatëve të bashkohen me ne në Ditëlindjen e Partisë Demokratike! Të bashkuar drejt Fitores!”-shkruan Berisha./CNA.al



LEXO EDHE:  Balla “kryqëzon” Bashën/ Është një delikuent, i pa pjekur politikisht

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i Bashës me aleatët/Kërkesa e Bashës për aleatët

Zbulohet “hileja” e Gazment Bardhit/ Si po tenton të manipulojë numrin e delegatëve

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali-Basha shkel statutin/ Shndërron në “nul” degët e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha ka reaguar në lidhje me zëvëndësimin e kryetarëve të disa degëve të PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha akuzon Bashën se po shkel statutin e PD duke bërë që çdo akt i këtyre degëve dhe veprimtaria e tyre të bëhen nul.

Sipas tij, zëvëndësimi i kryetarëve të degëve pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Miq, në Partinë Demokratike vazhdon shkelja e statutit çdo ditë.

Zëvëndësimi i kryetarëve të degëve teë PD, pa zhvilluar mbledhje të Kryesisë, është shkelje e Statutit të PD dhe për pasojë, të gjithë janë të paautorizuar nga PD për të zëvëndësuar ata që janë dorëhequr.

Kjo shkelje bën nul të gjithë veprimtarinë e tyre dhe aktet e nxjerra nga ata.



LEXO EDHE:  Berisha përsërit thirrjen ndaj Bashës: Bashko PD-në!

LEXO EDHE:  Basha: Koha nuk pret më, të enjten në shesh

Modeli autokratik i Lulzim Bashës është zhvlerësim për demokratët dhe sakrificat e panumërta të tyre për PD.

Hallet e tua, Luli, për karrigen e Kryetarit nuk i zgjidh duke vazhduar të tallesh me Kushtetutën e demokratëve“.-shkruan Lisandër Hoxha.

Më poshtë keni Nenin 42 të Statutit, i cili tregon rrugën e ligjshme të zevendesimit të tyre.

Neni 42

E drejta e ndërhyrjes

1. Në rast se Kryetari dhe/ose Kryesia e Degës thyejnë rëndë ose në mënyrë të përsëritur Statutin, dhe aktet e tjera të nxjerra nga organet qendrore në zbatim të tij, ose kur paralizohet veprimtaria normale e Degës, Kryesia e PDSH-së me propozim të Kryetarit të PDSH-së, ka të drejtën e ndërhyrjes dhe, në raste të veçanta, të shkarkimit, pezullimit të tyre, apo të komandimit të organeve drejtuese vendore respektive deri në mbledhjen e Kuvendit të Degës.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

109-vjetori i Forcave të Armatosura, Peleshi: Mirënjohje për ushtarakët  që e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka uruar të gjithë djemtë dhe vajzat që shërbejnë në Forcat e Armatosura me rastin e 109 vjetorit të themelimit.

Përmes një videoje që tregon historikun e Forcave të Armatosura që nga themelimi e deri më sot, si pjesë e Aleancës së NATO-s, ministri shpreh mirënjohjen për të gjithë ushtarakët që kanë kontribuuar.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi i Bashës me aleatët/Kërkesa e Bashës për aleatët

LEXO EDHE:  Basha: Koha nuk pret më, të enjten në shesh



Sot, 109 vjetori i  Forcave të Armatosura – mirënjohje për të gjithë ushtarakët qe e krijuan dhe i dhanë jetë një force moderne. Sot përkrah NATO, aleancës më të madhe politike dhe ushtarake në botë”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE