Connect with Us

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

Politikë

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

Publikuar

-

cna lajme politik

Në KQZ, por edhe në Kuvend  ka mbërritur një denoncim kundrejt deputetes së Lezhës Elda Hoti.

Denoncimi ka lidhje me dekriminalizimin dhe për këtë shkak Hoti rrezikon të humbasë mandatin e deputetes.

Sipas ankesës së dorëzuar në KQZ, Hoti ka fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Për këtë gjë është vënë në dijeni edhe kreu i SPAK Arben Kraja si edhe trupet diplomatike të SHBA dhe BE në Tiranë.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimimin e dorëzuar në KQZ, shkruan BW.

LEXO EDHE:  Prokurori i dosjeve të nxehta “në sitën” e Vettingut/ Kandidati për SPAK drejt konfirmimit në detyrë?

Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“PD është në krizë”/ Voltana Ademi: Ja pse nuk kam qenë në Foltoren e Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka deklaruar se Partia Demokratike është në krizë, që sipas saj duhet të diskutohet.

Në një intervistë për “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ademi deklaroi se PD nuk ka arritur asnjë hetë të zhvilloj një debat të hapur dhe për këtë arsye sipas saj është në këtë situata.

Po ashtu, ajo deklaroi edhe pse nuk ka qenë e pranishme në Foltoren e Sali Berishës, duke thënë se ka pasur probleme familjare.



Kjo sepse kam pasur disa probleme familjare, nuk kam pasur mundësi as që të angazohem as në diskutim publik. PD ka krizë goxha të rëndësishme, që do të duhet të diskutohet. Mendoj se po vuajmë një konsensus heshtjeje brenda PD, tek niveli drejtues, por edhe gjithë anëtarësisë. Mendoj se këtë gjë po e vuajmë. Mendoj se do të duhet të zhvillonim debatet herët. Gjithmonë diskutimi duhet të jetë i mirëpritur dhe këtë gjë, PD nuk ka arritur që ta bëjë.

Unë nuk jam anëtare aty, nuk ma kanë dërguar, por sigurisht që, nëse Kuvendi do të mblidhet, unë jam e angazhuar dhe nuk mund të bëj sikur nuk e shoh atë gjë që po ndodh e mos të jem”, tha Ademi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Demokratët duan të hakmerren ndaj Bashës”/ Patozi: Foltorja mund të triumfojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike, është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po flitet për situatën në PD.

I pyetur se kë mbështesin më shumë demokratët, ai tha se Berishën, dhe kjo për disa arsye, por që sipas tij, beteja mes të dyve, po bëhet për karrigen dhe nuk është parimore.

“Unë mendoj se nëse do kishte një betejë, foltorja do fitonte. Në rrafshin politik, Berisha ka më shumë mbështetës. Ka njerëz të mbledhur për shumë arsye. Kat ë pakënaqur, ka që duan hakmarrje ndaj Bashës, ka të mërzitur, ka idealistë etj,.

LEXO EDHE:  Fshehu dënimin/ KQZ kërkon t’i hiqet mandati i Këshilltarit Bashkiak Florenc Xhindit

LEXO EDHE:  Prokurorët e skandaleve/ SPAK dështon ende pa u ngritur



Por tek e fuindit duhet thënë që kjo nuk është një betejë parimore, por personale qartazi për fronin e PD”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nishani i nxjerr mashtrimet Bashës/ Tregon çfarë do të prodhojë Kuvendi Kombëtar

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish presidenti Bujar Nishani ka komentuar situatën brenda PD, ndërsa ka folur edhe për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë për Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Nishani duke renditur premtimet e pambajtura të Bashës për proceset zgjedhore, u shpreh se Kuvendi do të vendosë se kush do e drejtojë PD.

Sipas tij, fuqia e Kuvendit është aq e madhe sa mund të shkrijë edhe partinë.



Basha tha që nuk do ketë zgjedhje vendore, zgjedhjet u zhvilluan. Basha tha që do bëhen së bashku me zgjedhjet e përgjithshme, që nuk u bënë. Ndryshimet statutore duhet të funksionojnë për mënyrën se si duhet të funksionojë PD.

Nëse ndryshon statutin dhe miratohen ndryshimet, që nga dita dy veprohet nga ato vendime që merren nga Kuvebdi Kombëtar. Nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Bashës, bëhet. Kuvendi ka fuqi edhe të shkrijë partinë fare. Kuvendi e vendos në statut edhe kush e drejton partinë. Ska të drejtë gjykata të hyjë në jetën politike, nuk ka asnjë të drejtë.

Kuvendi duhet të marrë vendimet e  veta”, tha Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE