Connect with Us

Albpetrol përfshihet në skandal/ Florjan Muçaj dënohet për manipulim me tenderat

Ekonomi

Albpetrol përfshihet në skandal/ Florjan Muçaj dënohet për manipulim me tenderat

Publikuar

-

cna lajme ekonomi

Një skandal është regjistruar nga kompania Albpetrol Sh.A..

Një tender i zhvilluar nga kjo kompani ka nxjerrë në pah, tentativat për manipulime.

Tenderi me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, është zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA.

Në garën për tender kanë marrë pjesë 3 kompani, përkatësisht “Instituti i studimeve Ambientit” pa dokumentacion,  “Eco-Project Albania” SHPK 9.788.000 lekë pa TVSH  dhe “ECCAT” ShPK 10.540.800 lekë pa TVSH.

Në datën 22.07.2021, autoriteti kontraktor ka publikuar në sistemin e prokurimeve elektronike “Njoftimin e Fituesit”, publikuar në datë 23.07.2021 prej të cilës rezulton fitues operatori ekonomik “Eco-Project Albania” SHPK.

Ka pasur një ankesë nga kompania tjetër në garë “ECCAT” ShPK, ndërkohë kompania fituese “Eco-Project Albania” SHPK, ka paraqitur respektivisht pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik argumente për të kundërshtuar pretendimet e ngritura nga operatori ekonomik “ECCAT” ShPK sipas parashikimeve të nenit 113 të ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik”.

Por, autoriteti kontraktor, AlbPetrol, ka përjashtuar kompaninë fituese “Eco-Project Albania” SHPK, në mënyrë të kundërligjshme edhe pse kjo e fundit dispononte të gjithë dokumentat.

Për më tepër nuk e ka vënë në dijeni kompaninë në fjalë.

Më pas çështja ka përfunduar tek Komisioni i Prokurimit Publik.

Me datë 21.09.2021, (nr. 1751/4prot) Komisioni i Prokurimit ka vendosur të urdhërojë pezullimin e procedurës së prokurimit me objekt “Procedurë e hapur”, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të 16 mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 lekë pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA, dhe moskryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës së operatorit ekonomik “EcoProject Albania” SHPK.

Institucioni gënjen institucionin

Albpetrol që në këtë rast është  autoriteti kontraktor ka pretenduar se e ka njoftuar kompaninë e skualifikuar, duke gënjyer kështu hapur, Komisionin e Prokurimit Publik.

Në vendimin Nr. 756/2021, të datës 13.10.2021, thuhet se së pari, Komisioni verifikoi në lidhje me faktin, se nëse operatori ekonomik ka marrë dijeni me anë të shërbimit postar.

Në nformacionin e depozituar nga autoriteti kontraktor pranë KPP-së me nr.7132 prot., datë 24.09.2021, (adminsitruar në shqyrtimin administrativ nr. 1751 prot., datë 17.09.2021) sqarohet se: Ju njoftojmë gjithashtu se në sekretarinë e Ak, nga zyra postare është kthyer zarfi mbrapsht me shënimin adresë e pasaktë për adresën e operatorit ekonomik “Eco-Project Albania” SHPK[…]”.

Nga kqyrja e zarfit të dorëzuar nga ana e autoritetit kontraktor konstatohet, se kjo e fundit është kthyer mbrapsht nga ana e shërbimit postar autoritetit kontraktor me arsyet “Adresë e pasaktë”.

Nga verifikimi në sistemin e gjurimimit, shërbim i Postës Shqiptare SHA rezulton, se objekti është kthyer mbrapsht pranë autoritetit kontraktor më datë 01.09.2021 ora 13:26 minuta.

Sipas KPP,  nga data 01.09.2021 autoriteti kontraktor ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se operatori ekonomik nuk ka marrë dijeni mbi shkresën, si edhe nuk rezulton të jetë zbatuar parashikimi i nenit 162 të ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, për kryerjen e njoftimit publik, në kushtet kur nuk është i mundur në kuptim të pikës 1 gërma “b” të nenit 162 të Kodit të Procedurave Administrative.

LEXO EDHE:  Presidenti kapet në skandal/ Kandidati Petraq Milo nuk ka aplikuar për KLSH

“Në këto kushte, autoriteti kontraktor nuk ka bashkëpunuar me Komisionin e Prokurimit Publik, pasi këtij të fundit në datën 09.09.2021 i ka paraqitur një informacion jo të plotë, duke deklaruar se operatori ekonomik ankimues është njoftuar për vendimin e KSHA me anë të shërbimit postar, megjithëse rezulton e provuar se tetë ditë para nisjes së kësaj shkrese ka qenë në dijeni të plotë të faktit, se komunikimi postar nuk ka 22 mbërritur në destinacion. Këtë fakt e provon dhe vetë autoriteti kontraktor me anë të shkresës nr. 7132 prot., datë 24.09.202”, thuhet në vendimin e KPP-së.

Shkeljet Albpetroli

Sipas KPP autoriteti kontraktor, pra Albpetrol ka shkelur nenin 114 të LPP pasi nuk provoi në asnjë moment se ka njoftuar ankimuesin për skualifikimin e tij nga procedura e prokurimit objekt ankimi.

Komisioni i Prokurimit Publik gjykon, se autoriteti kontraktor me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shkaktuar tejzgjatje të procedurës dhe ka cenuar të drejtën e operatorit ekonomik të interesuar “Eco Project Albania” SHPK për të ushtruar të drejtën e ankimit për procedurën e prokurimit objekt-ankimi pranë KPP-së.

Sipas Komisionit të Prokurimit Publik me anë të mosveprimit autoriteti kontraktor, Albpetrol ka refuzuar të bashkëpunojë me Komisionin e Prokurimit Publik duke mos dërguar informacionin e saktë edhe pas insistimit të këtij të fundit në lidhje me njoftimin e operatorit ekonomik ankimues “Eco-Project Albania” SHPK, kuptim të nenit 114 të Ligjit 162/2020 “Për Prokurimin Publik”.

Dënohet  drejtuesi i Albpetrol

Komisioni i Prokurimi Publik, ka vendosur që të anulohet procedura e tenderit si dhe ka marrë masën administrative me gjobë në vlerën  250,000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për z. Florjan Muçaj, Titullar i Autoritetit Kontraktor Albpetrol ShA, për mosbashkëpunim me Komisionin e Prokurimit Publik për procedurën e prokurimit “Procedurë e hapur”, me Nr.REF-98757-06-22-2021, me objekt: “Shërbim për kryerjen e monitorimit të mjedisit”, me fond limit 12,453,300.00 leke pa TVSH, zhvilluar me datë 08.07.2021 nga autoriteti kontraktor, Albpetrol SHA.

Në fakt, sipas shkeljeve ligjore që radhit KPP, drejtuesi i Albpetrol, duhej të ndiqej penalisht edhe nga organet e hetuesve, si SPAK-u.

Vendimi i KPP, është një indicie dhe provë për SPAK-un për të nisur hetimet, në lidhje me manipulime në tendera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Ekonomi

Monedhat e huaja përballë Lekut/ Kursi i këmbimit 4 Nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Ata që kanë monedhën Paund për ta këmbyer në Shqipëri, si në blerje ashtu edhe në shitje janë më të fituarit, në krahasim me monedhat e tjera të huaja, të cilat në këmbim janë me vlera të ulta.

Një dollar sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108.8 Lekë,

Monedha e eurozonës sot, blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 125.2 Lekë.

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me tenderat multi-milionëshe

LEXO EDHE:  Skandali/Policia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë

Paundi britanik sot blihet me 141.7 Lekë dhe shitet me 146.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 113.2 Lekë dhe shitet me 118 .2 Lekë.

Dollari kanadez sot blihet me 82.7 Lekë dhe shitet me 87.7 Lekë.

Më poshtë po sjellim tabelën e këmbimit valutor, sipas Credins Bank./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë/ Sejko tregon kur do stabilizohet situata

Publikuar

-

Nga

Shqipëria, por jo vetëm është duke u përballur me një krizë energjike dhe të hidrokarbureve. Si pasojë e kësaj, ka pasur edhe rritje të çmimit të energjisë dhe naftës apo gazit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë në një konferencë për media, bëri me dije se situata do të vijë drejt përmirësimit përgjatë vitit 2022.

LEXO EDHE:  Skandali/ Menyja e pediatrisë për fëmijët nga 0-1 vjeç: çaj dhe bukë me gjalpë

LEXO EDHE:  Klodiana Lala: SPAK ta ngrejë stekën lart, të nisë puna me tenderat multi-milionëshe

Çmimet e naftës, energjisë dhe produkteve të tjera do të stabilizohet përgjatë vitit 2022.  



Ka pasur rritje të inflacionit në ambientet e huaja dhe të brendshme.

Projeksionet tona për skenarin bazë janë pozitive. Aktiviteti ekonomik po vijon të rimëkëmbet. Kursi i këmbimit të lekut vijon të jetë i qëndrueshëm”, tha Sejko./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Situata ekonomike/ Sejko jep lajme të mira: Do rriten pagat dhe punësimet

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka bërë një bilanc të situatës ekonomike në vendin tonë.

Në një deklaratë për media, Sejko dha lajme të mira sa i takon ekonomisë, duke deklaruar se pas dy fatkeqësive tërmetit dhe pandemisë, situata tashmë paraqitet pozitive.

Ai theksoi se pas rimëkëmbjes së ekonomisë, do të ketë edhe rritje pagash dhe zgjerim të punësimeve.

LEXO EDHE:  Skandali/Policia e shpalli të vdekur në aksident, i riu është gjallë

LEXO EDHE:  Mbuloi skandalin e Ben Blushit/ Drejtori i Policisë, me biznese dhe borxhe të dyshimta



Qëndrimi aktual i monedhës mbetet i përshtatshëm. Parashikimi për të ardhmen, pozitiv.Ekonomia po rimëkëmbet pas tërmetit dhe pandemisë. Rritja e inflacionit u diktua nga goditjet e të ardhurave.  Do të ketë zgjerim të punësimit dhe rritje të pagave”, tha Sejko.

Vijon…

LEXO TE PLOTE