LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aferat Bashës/ Evi Kokalari zbulon dokumentin kompromentues

21 Tetor 2021, 06:41, Politikë CNA
Aferat Bashës/ Evi Kokalari zbulon dokumentin kompromentues

Aktivistja shqiptarja, Evi Kokalari ka reaguar sërish ashpër ndaj Lulzim Bashës.

Sipas saj Basha e vetshpall veten si President i PD, se i duket partia si biznes.

Duke iu referuar një njoftimi i Ambasadës Italiane në Shqipëri, ku shkruante, Presidenti i PD-së, Lulzim Basha, aktivistja Kokalari ka publikuar dhe një document, ku Basha vet-quhet President i PD.

?Nuk kanë faj këta të  Ambasadës Italiane që i drejtohen Bashës si President i PD-së. Basha vetë firmos dokumenta si President i Partia Demokratike e Shqipërisë, a thua që nuk e kupton ndryshimin e një Partie Politike që ka Kryetar, dhe një biznesi privat, që ka President.

Në fakt Basha si biznes privat e ka bërë PD-në, dhe anëtarët e saj i shkarkon nga “puna” a thua se jane rrogëtar të tij?, shkruan Kokalari në rrjete sociale.

Sipas saj, kaq mjafton për të kuptuar se sa “out-of-touch” është Basha dhe sa e domosdoshme është shkulja e tij me gjithë rrënjë nga PD-ja dhe me rrënjë kam parasysh ata që i zhgarraviten para mbrapa, dhe Salianji & co.

Më tej Kokalari ka publikuar një document, që sipas saj është një kontratë tjetër që Basha ka firmosur me një kompani lobimi, pak a shumë në të njëjtën kohë që kishte firmosur dhe me Muzin Capital.

?Që të jem e saktë – Basha në 2017-tën, kishte firmosur gjithsej tre kontrata, në të njëjtën periudhë, me tre firma te ndryshme llobimi ne Ëashington DC , kështu që shuma që ka shpenzuar për llobim është dhe më e lartë se sa është bërë e ditur këto kohët e fundit.

Dhe që të jem akoma më e qartë – kush do qoftë kryetari i ri i PD-së, duhet të nis një investigim të brendshëm për këto aferet e Bashës por dhe një investigim për bizneset e pjesëtarëve të kryesisë së PD-së?, shkruan më tej Kokalari./CNA.al

Lajmet e fundit nga