LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afera e inicenatorëve/ Xhixho i përgjigjet Ballkos: Ka prova që je i përfshirë

21 Tetor 2021, 19:05, Politikë CNA
Afera e inicenatorëve/ Xhixho i përgjigjet Ballkos: Ka prova që

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho reagon ndaj deklaratës së ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Xhixho deklaron se deputeti i PS, Alqi Bllako kot përpiqet që të shfajësohet, sepse ka gisht në koncesionin e inceneratorëve.

Xhixho thekson se LSI ka bërë tashmë kallëzim në SPAK për Bllakon e ai duhet të përgjigjet para drejtësisë së re për inceneratorët, ndërsa thekson se Struktura e Posaçme është para një fakti për të dëshmuar se meriton besimin për luftën ndaj korrupsionit në nivele të larta. .

?Përpjekja e Alqi Bllakos që përmes hapsirave mediatike synon të shfajësojë veten nga akuza që LSI ka bërë me prova për të dhe për ca të tjerë si të implikuar në aferën e inceneratorëve, është edhe një tregues më shumë i faktit se e vërteta është kundër tij dhe kundër të tjerëve, bashkëpunëtor i të cilëve ai ka qenë.

Nëse zoti Bllako pretendon se nuk ka dorë në aferën e inceneratorëve, të mos humbasë kohë me deklarata mediatike, por të shkojë e të ballafaqohet në SPAK dhe atje të provojë nëse është realisht i pafajshëm apo jo.

Kallëzimi i LSI-së është depozituar në SPAK.

SPAK-u është para provës për të dëshmuar se e meriton besimin që i është dhënë për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe për të provuar se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

Sa për zotin Bllako, meqe ai pretendon se eshte i pafajshëm, po e ndihmojme me kete video qe ta ketë me vete kur të shkojë në SPAK?, shkruan Xhixho./CNA.al

LSI e paditi në SPAK/ Reagon Alqi Bllako

Lajmet e fundit nga