Connect with Us

ZYRTARE/ Trajneri largohet me konsensus nga skuadra e Premier Ligës

Premier Liga

ZYRTARE/ Trajneri largohet me konsensus nga skuadra e Premier Ligës

Publikuar

-

Steve Bruce nuk është më trajneri i Newcastle. Ka qënë vetë klubi që e ka bërë të ditur këtë lajm përmes një deklarate zyrtare, ku thekson se bëhet fjalë për një prishje konsensuale të kontratës.

Për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Crystal Palace, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës, në pankinën e Newcastle do të ulet zëvendësi i tij  Graeme Jones.

“Newcastle konfirmon se Steve Bruce nuk është më trajner i skuadrës, pasi është larguar pas një marrëveshjeje të përbashkët. Ai e ka drejtuar skuadrën për më shumë se 2 vite, duke e renditur klubin në vendin e 13-in dhe të 12-in në Premier League si dhe duke arritur në çerekfinalet e FA Kupës dhe Kupës së Ligës gjatë drejtimit të tij. Newcastle falënderon teknikun për kontributin e dhënë dhe i uron fat në të ardhmen”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Edhe vetë tekniku Bruce ka folur për këtë largim: “I jam mirënjohës të gjithëve që kanë lidhje me Newcastle, për mundësinë që më dhanë tek ky klub unik.

Dua të falënderoj stafin dhe lojtarët për punën e tyre. Ka patur ulje dhe ngritje, por ata kanë dhënë maksimumin edhe në momentet më të vështira dhe duhet të jenë krenarë për përpjekjen e tyre.

Ky është një klub me një tifozeri të mrekullueshme dhe shpresoj që pronarët e rinj ta çojnë aty ku meriton të jetë. U uroj të gjithë të mirat për pjesën e mbetur të sezonit dhe për të ardhmen”.

Klubi njofton se po punohet për të gjetur trajnerin e ri dhe do të dalë në një deklaratë zyrtare kur të arrihet marrëveshja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Lojtari më i shtrenjtë i Premier League, ylli i Guardiolës i vendosur për klubin e fundit të karrierës

Publikuar

-

Nga

Jack Grealish u transferua këtë merkato verore te Manchester City, me trajnerin Pep Guardiola që e kërkonte me çdo kusht yllin e kombëtares së Anglisë. Dhe, në fakt për t’ia vendosur në dispozicion trajnerit spanjoll, drejtuesit e “Qytetarëve” shpenzuan plot 100 milionë paund për të bindur Aston Villa-n, teksa e bënë 26-vjeçarin lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Premier League.

Ndërsa po luan sezonin e tij të parë me fanellën e City, Grealish shpeshherë ka dhuruar “grimca” nga talenti i tij, teksa pritshmëritë për të janë të larta. E ndërkohë që po shijon jetën e re në Manchester, Grealish nuk e harron dashurinë për Aston Villa-n dhe së fundmi është shprehur se do të rikthehet për ta mbyllur karrierën pikërisht me klubin nga Birmingham.



“Aston Villa është një klub i cili do të mbetet në zemrën time, në fund të ditës unë jam një fans i tyre. Shpresoj të rikthehem aty një ditë, e gjej shpesh veten time duke menduar për Aston Villa. Edhe Ashley Young pasi u largua, në fund u rikthye aty dhe unë dua të bëj të njëjtën gjë. Jam 100%i bindur për këtë”, theksoi Grealish.

LEXO TE PLOTE

La Liga

E bujshme nga Anglia, Pep Guardiola do Benzemanë te Manchester City

Publikuar

-

Nga

Që Mançester Siti kërkon një sulmues kjo nuk është mister, por nëse deri pak kohë më parë interesimi ishte i përqendruar te Harri Kejn, planet duket se do të ndryshojnë.

Pep Guardiola e ka orientuar klubin drejt Karim Benzemasë. Sulmuesi po kalon një formë të jashtëzakonshme siç e dëshmojnë 16 gola dhe 8 asistet e regjistruara në të gjitha kompeticionet në këtë fillimsezoni me fanellën e Realit të Madridit.



Pas largimit të Kristiano Ronaldos, ishte pikërisht 34-vjeçari që mori mbi supe skuadrën, çka e bën të vështirë që një klub tjetër të arrijë t’ia marrë Realit kapitenin dhe liderin shpirtëror.

Kujtojmë se Benzema ka shënuar 103 gola në 165 ndeshje në të gjitha garat që nga largimi i Kristiano Ronaldos, ndërkohë që kishte shënuar 76 gola në 165 ndeshjet e luajtura përkrah jashtëtokësorit portugez.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ralf Ragnik merr drejtimin e United: Jam i emocionuar

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid zyrtarizoi Ralf Ragnik si trajnerin e ri të skuadrës. Ai do të mbjë këtë pozicion deri në fund të sezonit, ndersa foli edhe rreth aventurës së tij të re.

“Jam i emocionuar që po i bashkohem Mançester Junajdid dhe jam i fokusuar për të bërë një sezon fitues. Skuadra është e mbushur me talente dhe ka një miksim ndërjmet lojtarëve të rinj, por dhe atyre me eksperiencë.



Objetkimi im në gjashtë muajt e ardhshëm është që të nxjerrë më të mirën e këtyre lojtarëve, individualisht por dhe si skuadër”.

Ralf Ragnik u emërua si trajner pas shkarkimit të Ole Gunar Solskjaer për shkak të rezultateve negative. 63 vjeçari ka drejtuar dhe Lajpcigun në Gjermani.

LEXO TE PLOTE