Connect with Us

Vogëlushi habit Messin: Më jep fanellën dhe të jap… nënën time

Sport

Vogëlushi habit Messin: Më jep fanellën dhe të jap… nënën time

Publikuar

-

PSG-ja mbrëmjen e djeshme ka arritur të triumfojë me rezultatin 3-2 ndaj Lajpcigut në stadiumin “Parc des Princes” falë një super Lionel Mesi i cili realizoi dhe një dopietë. Gjatë ndeshjes ka ndodhur diçka ku tek publiku i PSG-së ishte një tifoz i vogël i skuadrës pariziene i shoqëruar nga e ëma e tij ku në dorë mbante një pankartë ku shkruhej:

“Leo Mesi më jep fanellën, të jap nënën time”. Një pankartë shumë humoristike duke parë sesa shumë e ka dashur ky fëmijë fanellën e Lionel Mesit.

PSG-ja renditet e para në grupin A me 7 pikë, e ndjek Mançester Siti me 6 pikë, Klab Bryzh klasifikohet në vendin e tretë me 4 pikë, ndërsa e fundit ndodhet Lajpcig me asnjë pike të grumbulluar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ Një ish-interist tërbon Italinë, në Serinë A shënohet goli i vitit

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i Interit, Keita Balde ka shënuar ditën e sotme një eurogol të denjë për realizimin e vitit në Serinë A.

Senegalezi ndëshkoi Sasuolon pas 40 minutash lojë duke çuar në rrjetë një goditje të fuqishme me roveshatë, që për portierin vendas ishte e pamundur ta arrinte. Ky ishte goli i barazimit për Kaljarin, pasi vendasit kishin shënuar më herë me Skamakën.

Berardi kaloi sërish në avantazh skuadrën e tij duke ekzekutuar saktë një 11-metërsh, por Zhoao Pedro vulosi shifrat në 2-2 pas vetëm 4 minutash po me 11-metërsh.



Kaljari mbetet në vendin e fundit me 7 pikë të grumbulluara pas 13 ndeshjesh, ndërsa Sasuolo mbetet në mesin e tabelës me 12 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Inzagi lë Xhekon në stol/ Ja formacionet zyrtare të Inter-Napoli

Publikuar

-

Nga

Interi do të përballet në Napolin në shtëpi në ndeshjen më të rëndësishme të javës në Seria A. Zikaltërit duan të përfitojnë nga hapi fals i Milanit dhe përballë kanë Napolin kryesues.

Skaudra e Inzagit vjen me mungesa në këtë sfidë. Mbrojtësi De Vrij dhe sulmuesi Aleksis Sançez mungojnë për shkak dëmtimit. Napoli nga  krahu tjetër e ka skuadrën më të plotë. Mungesa e vetme është Politani për shkak kovidi. Humbja e Milanit ndaj Fiorentinës i ka motivuar skuadrat.

Ndeshja fillon në orën 18:00 dhe luhet në ‘San Siro’, të Milanos

FORMACIONET ZYRTARE



Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, Ranocchia, Bastoni; Darmian, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic; Lautaro, Correa.

Trajner: Simone Inzaghi

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Anguissa, Fabian; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen.

Trajner: Spalletti

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video/ Man. City shumë i fortë për Evertonin, fiton dhe rimerr vendin e dytë

Publikuar

-

Nga

Manchester City nuk i ndahet Chelsea-t, teksa pasditen e sotme ia ka dalë të triumfojë me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Evertonit dhe të rikthehet në vendin e dytë me 26 pikë, tre më pak se londinezët që kryesojnë.

Sulmuesi anglez Raheem Sterling hapi serinë e golave në minutën e 44-t, duke çuar “citizens” në dhomat e zhveshjes me avantazhin e një goli, ndërsa në të 55-ën spanjolli Rodri lëshoi një silurë nga distanca, duke dërguar topin për herë të dytë në rrjetën e Jordan Pickford.



Portieri anglez u bë disa herë hero për Evertonin, megjithatë nuk mund të bënte asgjë në minutën e 86’ përballë Bernardo Silvës, i cili e mposhti për herë të tretë dhe vulosi rezultatin 3-0, që mban Manchester Cityn në vendin e dytë, me 26 pikë.

LEXO TE PLOTE