Connect with Us

Vjen në treg telefoni me sistemin e ri operativ “Pixel 6 Pro”/ Ja sa do të jetë jetëgjatësia e baterisë

Teknologji

Vjen në treg telefoni me sistemin e ri operativ “Pixel 6 Pro”/ Ja sa do të jetë jetëgjatësia e baterisë

Publikuar

-

Telefonat inteligjentë më të fundit Pixel 6 dhe Pixel 6 Pro nga Google do të vijnë me jetëgjatësi më të lartë të të baterisë, e cila do zgjasë  24 orë dhe “kamerën e saj më të zhvilluar”, ka deklaruar apple.

Telefonat mundësohen nga Google Tensor, procesori i parë i projektuar nga firma e Kalifornisë, me fokus në inteligjencën artificiale.

Sipas Daily Mail, telefoni do të dalë me sistemin e ri operativ Android 12, për të cilin Google thotë se është krijuar për të punuar pa probleme me pajisjet dhe procesorin e ri celular.

Pixel 6 Pro ka të njëjtat karakteristika si Pixel standard, por ka shtuar një ekran më të madh, më të shpejtë 120Hz dhe një kamera të pasme të azhurnuar duke përfshirë një lente telefoto.

LEXO EDHE:  Apple do të punësojë 50 punonjës të rinj/ Zyra juaj do jetë në shtëpi

Telefonat do të fillojnë me 599 dollarë për Pixel 6 dhe 849 dollarë for për Pro, duke i vënë pajisjet kryesore në një çmim shumë më të ulët sesa iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro i fundit nga Apple, të cilët fillojnë me 749 dollarë për iPhone 13, dhe 949 dollarë për iPhone 13 Pro.

Të dy do të jenë të disponueshëm nga 28 tetori në një sërë ngjyrash duke përfshirë Stormy Black për të dy, Sorta Seafoam për modelin bazë dhe Sorta Sunny për pro./CNA.al

cna lajm teknologji

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Teknologji

Siguria kibernetike/ Forbes ngre alarmin: Duhet të fshini nga aplikacionet Google Chrome

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Së fundmi është bërë public një njoftim nga Forbes sipas të cilit njoftohen të gjithë përdoruesit e Google Chrome që të fshijnë programin. Arsyeja është sepse po mblidhen të dhëna shumë të ndjeshme. Të dhënat e telefonit thuhet se rrezikojnë të transmetohen pa e kuptuar as përdoruesit.

Sipas forbës kjo mund të marrë fund nëse Chrome fshihet nga aplikacionet e celularit apo kompjuterit.

Reagimi erdhi  pasi Facebook po akuzohet se ka marrë të dhëna private kritike të njerëzve duke përdorur të dhënat e akselerometrit si një mjet për të identifikuar vendndodhjet dhe për të gjurmuar në heshtje përdoruesit e aplikacioneve dhe për të monitoruar aktivitetet.

Zak Doffman, zëdhënësi e Forbës paralajmëroi në lidhje me sigurinë kibernetike:

LEXO EDHE:  Peleshi nga Korça/ Mandati i tretë, mandat i ekonomisë, punësimit dhe shanseve të mëdha

LEXO EDHE:  U rrit i adoptuar, eksperimentonte me drogat/ Çfarë nuk dini mbi Stiv Xhobsin



Ndërsa Facebook po mblidhte këtë informacion për veten e tij, Chrome është i lumtur ta mbledhë atë për të tjerët – duke mundësuar në thelb një informacion falas për të gjithë kur bëhet fjalë për informacione jashtëzakonisht të ndjeshme për çdo aktivitet, çdo sjellje”, tha Doffman.

Hulumtimi, kishte ekspozuar se si program lejon faqet e internetit të celularëve të prekin sensorët e pajisjes. Apple çaktivizon aksesin e sensorit të lëvizjes si parazgjedhje.

Por Google jo vetëm që lejon aksesin, por gjithashtu u thotë përdoruesve se ky është një cilësim “i rekomanduar’ për ta mbajtur të aktivizuar”,  është shprehur zëdhënësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Sondazhi në Twitter/ Përdoruesit thirrje Elon Musk: Shit 10% të aksioneve në Tesla

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Votuesit në një sondazh në Twitter i kanë kërkuar Elon Musk të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla për të paguar taksat.

Më shumë se 3.5 milionë përdorues të Twitter votuan në sondazhin, të nisur nga Musk të shtunën, me gati 58% që votuan në favor të shitjes së aksioneve. Votimi mund ta bëjë atë të disponojë gati 21 miliardë dollarë (16 miliardë £) aksione në prodhuesin e makinave elektrike.

Ai ka premtuar se do t’i përmbahet rezultatit, në përgjigje të një “takse të miliarderëve” të propozuar nga demokratët amerikanë. Por Musk, një nga njerëzit më të pasur në botë, ende nuk ka komentuar publikisht mbi vendimin, ose se si dhe kur do të shiste aksionet e tij.

Nëse ai vazhdon me shitjen, kjo mund t’i lërë atij një faturë të madhe tatimore.Kur asgjësojnë zotërimet e mëdha të aksioneve, disa drejtorë ekzekutivë përdorin të ashtuquajturat programe shitjesh “të verbëra”, duke e përhapur shitjen në një periudhë të gjatë kohore për të shmangur akuzat për tregtim të brendshëm.

Në një postim të mëparshëm në Twitter të shtunën, Musk tha se ai nuk mori rroga ose shpërblime nga asnjë prej kompanive të tij – që do të thotë se ai nuk ka të ardhura për të paguar tatimin mbi të ardhurat.

Por ai ka bërë miliarda dollarë përmes një pakete kompensimi, e cila i jep atij fuqi për të ushtruar sasi të mëdha opsionesh në aksione kur kompania përmbush objektivat e performancës dhe aksionet e saj arrijnë çmime të caktuara.

LEXO EDHE:  YouTube me shërbim të ri muzikor, prej marsit 2018

LEXO EDHE:  Peleshi nga Korça/ Mandati i tretë, mandat i ekonomisë, punësimit dhe shanseve të mëdha



Musk ka një opsion, i cili skadon në gusht të vitit të ardhshëm, për të blerë 22.86 milionë aksione Tesla me 6.24 dollarë secila – një pjesë e çmimit të mbylljes së aksionit të Tesla të premten prej 1,222 dollarësh.Sipas planeve të propozuara nga Partia Demokratike në Senat, miliarderët mund të tatohen për “fitimet e parealizuara” kur çmimi i aksioneve të tyre rritet – edhe nëse ata nuk shesin asnjë nga aksionet e tyre.

Mendohet se tatimi i propozuar mbi fitimet kapitale, pavarësisht nëse asetet janë shitur apo jo, mund të godasë rreth 700 miliarderë në SHBA. Kritikët kanë theksuar se vlera e aseteve nuk rritet gjithmonë. Musk është një nga drejtuesit më të njohur të biznesit në Tëitter, me afro 63 milionë ndjekës.

Ai përdor rregullisht platformën për të ndarë përditësime nga kompanitë që zotëron – duke përfshirë SpaceX dhe Neuralink. Ai është gjithashtu i njohur për ndarjen e memeve, duke shtuar popullaritetin e tij në mesin e fansave.Por disa postime kanë shkaktuar polemika.

Në fillim të këtij viti ai postoi në Twitter në përgjigje të një pretendimi të bërë nga kreu i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së (ËFP), se vetëm 2% e pasurisë së Musk mund të ndihmojë në zgjidhjen e urisë në botë.

Në tetor, Musk tha se do të shiste 6 miliardë dollarë në aksionet e Tesla-s dhe do t’i dhuronte ato në WFP, me kusht që të përshkruante “saktësisht se si 6 miliardë dollarë do të zgjidhin urinë në botë”./ CNA.al

Marrë nga BBC

LEXO TE PLOTE

Teknologji

Nuk do na duhet lidhja e internetit/ Whatsapp prezanton ndryshimet e reja

Publikuar

-

Nga

cna lajm teknologji

Gjithnjë e më tepër Whatsapp është duke testuar risi të cilat lehtësojnë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Së fundmi po studiohet mundësia që ky aplikacion të funksionojë në pajisjen tuaj edhe në rast se nuk do të keni lidhje internet.

Pra, përdoruesit e WhatsApp, do jenë në gjende të komunikojnë pa përdorur internetin në telefon. Më parë, përdoruesit mund të lidhnin telefonat me desktopët e tyre, por duhej t’i mbanin telefonat online.



Funksioni për të lidhur pajisjet pa smartphone primar është ende në fazën beta. Kjo veçori mund të aktivizohet në opsionin Linked Devices në menunë e Settings në WhatsApp. Nëse aktivizoni opsionin, do të shkëputeni nga të gjitha pajisjet.

LEXO EDHE:  U rrit i adoptuar, eksperimentonte me drogat/ Çfarë nuk dini mbi Stiv Xhobsin

LEXO EDHE:  U rrit i adoptuar, eksperimentonte me drogat/ Çfarë nuk dini mbi Stiv Xhobsin

Funksioni do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm nëse telefonit i mbaron bateria, por ju jeni pranë një kompjuteri.

Megjithatë, në versionin iOS të aplikacionit, nuk do të jeni në gjendje të fshini mesazhe ose biseda nga një pajisje e lidhur. Gjithashtu nuk mund të lidhni një smartphone dytësor ose një tablet me pajisjen kryesore./CNA.al

LEXO TE PLOTE