Connect with Us

Vettingu i politikanëve/ Tabaku: SPAK-un e vumë në provë, por nuk e kaloi

Politikë

Vettingu i politikanëve/ Tabaku: SPAK-un e vumë në provë, por nuk e kaloi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka folur lidhur me shtyrjen e afateve të organeve të vettingut, për të cilën tha se PD-së nuk i intereson zgjatja e mandatit të disa individëve, që sipas saj, nuk e kanë bërë punën ashtu si duhet.

“PD ka ngritur një shqetësim për rezultatet e vettingut. Nëse do të votojmë për një shtyrje të afateve, të shikojmë fillimisht çfarë është bërë mirë e cfarë është bërë keq. SPAK-un e kemi vënë në provë, të nisë të hetojë njerëzit me pushtet. SPAK ka qenë me vonesë dhe ka hetuar e pushuar nga detyra persona pa pushtet”, deklaroi Tabaku në studion e ABC News.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror

Ajo foli me tone të ashpra ndaj kryeministrit Rama, të cilin e akuzoi si personi që ka future duart në xhepat e drejtësisë dhe se po e manipulon atë.

“Ka një person që i ka futur duart në xhepat e drejtësisë dhe ai është kryeministri. Hera e parë në 30 vite kur PD nuk ka asnjë grimcë pushteti. Këtu do të jemi, do t’i shohim të gjitha”, theksoi Tabaku./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vendimi i Kushtetueses për 30 qershorin/ Patozi: Fundi i një marrëzie politike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive, e cila kërkonte shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese ka legjitimuar zgjedhjet e dy viteve më parë, ku opozita nuk mori pjesë.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish koordinatori I Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili e quan fundi i pritshëm i një marrëzie politike’.

Patozi thekson se kjo është një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.



FUNDI I PRITSHËM I NJË MARRËZIE POLITIKE

Fundi i pritshëm i një marrëzie politike, gjatë kohës kur “Foltorja” dhe vulëmbajtësit e partisë mendonin dhe vepronin njësoj. Një aventurë e rrezikshme, e cila përfundoi me një kosto shumë të lartë për të gjithë opozitën, por veçanërisht për Partinë Demokratike.

LEXO EDHE:  DP files criminal charges to SPAK against the incinerator of Elbasan/ Suspend Edi Rama and his subordinates for a independent investigation

LEXO EDHE:  Përgjimet e antimafias italiane/ Tabaku: Korrupsion galopant, i miratuar nga Veliaj e Rama

Do të habitesha shumë, nëse dikush nga palët ndërluftuese do të shprehte sot pendesë apo reflektim, pas vendimit të së vetmes gjykatë në Shqipëri, e cila, të paktën deri tani, nuk konsiderohet ende si e kapur nga pushteti. E cila, në fakt, nuk ka bërë ndonjë gjë më shumë, se sa ka përkthyer fermanin e ashpër dhe të qartë të Komisionit të Venecias.

Një provë e tërthortë se sot nuk po kacafyten për parime apo për marrje përgjegjësish ndaj dëmeve serioze që i kanë shkaktuar kauzave opozitare, por thjesht dhe vetëm për pronësinë e Partisë Demokratike.

Tani e kanë të mbyllur një herë e përgjithmonë atë shteg. Sepse e kanë të shkruar si në pllakë të varrit, se jo vetëm nuk mund ta përsërisin më atë eksperiment të çmendur, por as nuk mund të guxojnë ta çojnë atë nëpër mend.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Një standard i ri demokracie”/ Andi Përmeti: Kushtetuesja rrëzoi pretendimin më absurd

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gjykata Kushtetuese vendosi sot legjitimitetin e z\gjedhjeve të 30 qershorit 2019, ku në garë ishte Partia Socialiste dhe Bindja Demokratike në disa prej bashkive të vendit.

Lidhur me këtë vendim, ka reaguar ish deputeti Andi Përmeti, i cili deklaroi se është krenar për çdo akt të kryer nga Bindja, ndërsa shton se Kushtetuesja rrëzoi pretendimet absurde të opozitës për anulim të zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetinh social Facebook, Përmeti shkruan se zgjedhjet janë dhe do ngelen përherë e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve.



Nje standart i ri demokracie!

Krenar per cdo akt te kryer nga Bindja Demokratike. Sot koha vertetoi se te gjithe ne ishim te drejte, konform ligjit dhe ne beteje per te ndaluar nje cmenduri qe do vendoste nje precedent shume te rrezikshem per Shqiperine dhe jo vetem. Sot, Gjykata Kushtetuese rrezoi pretendimin absurd per te anulluar zgjedhjet duke vendosur nje standart demokracie ku askush me nuk do guxoj ti heqe te drejten per te zgjedhur qytetareve. Zgjedhjet jane dhe do ngelen perhere e drejte e patjetersueshme e qytetareve”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama jep lajmin e mirë/ Ja kur do rritet rroga minimale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2022), paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë të reja nga 30 mijë lekë të reja që është aktualisht. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale teksa ka replikuar me komentuesit në lidhje me uljen e tatimit në 13% për pagat nga 150 deri në 200 mijë lekë.

Këtu flitet për lekë të reja i dashur, prandaj mos i zgjat ato o-te kot, po përqendrohu kur lexon dhe mësoje me këtë rast se paga minimale ne Shqipëri është 30 mijë lekë TE REJA dhe nga 1 janari behet 32 mije lek TE REJA – këmbimin me euro beje vete”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela përgjigjet për 4 pyetje/ Revoltat e Bashës, shkarkimin e Metës, SPAK dhe korrupsioni shtetëror



Rama u është përgjigjur akuzave të qytetarëve duke theksuar se sot 97% e shqiptarëve paguajnë më pak taksë mbi të ardhurat personale se sa paguanin deri në vitin 2013, ndërkohë që biznesi i vogël paguan zero taksë mbi fitimin. Ai thotë se kurrë më parë shtresat në nevojë nuk e kanë marrë mbështetjen që marrin sot nga qeveria./CNA.al

LEXO TE PLOTE