LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetingu për politikën/ Kodheli: Të kalojnë në sitë politikanët e 30 viteve

20 Tetor 2021, 20:10, Politikë CNA
Vetingu për politikën/ Kodheli: Të kalojnë në sitë

Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë u shpreh optimiste për nismë e opozitës mbi vetingun e politikanëve.

Gjatë intervistës në emisionin ?Now? me gazetaren Erla Mëhilli, deputetja e Partisë Socialiste foli për nevojën e një kontrollit të gjithë klasës politike që ka qenë protagoniste në vend gjatë tre dekadave të fundit.

?Që kur miratuam reformën në drejtësi ne e dinim që do të vinte dita që edhe politikanët do të kalojnë në sitën e vetingut. Jam krejt e hapur dhe dëshirëplotë që ta pranoj këtë gjë që vjen si krejt natyrshëm dhe që duhet absolutisht bërë?, tha znj. Kodheli.

Sipas saj një ligj i tillë do të sillte më shumë demokraci në Shqipëri dhe u shpreh e gatshme që PD dhe PS të nisin diskutimet mbi këtë iniciativë. Deputetja e PS saktësoi që vetingu nuk duhet të kryhet vetëm për politikanët aktivë por të zgjerohet rrethi.

?Në gjykimin tim protagonistët e politikës duhet të kalojnë të gjithë në veting. Për mua do të ishte e saktë që të kalonin politikanët e 30 viteve të fundit?, deklaroi Mimi Kodheli.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë shtoi se pas kësaj mund të ketë veting për median dhe biznesin për të pastruar plotësisht shoqërinë shqiptare që do të sjellë një ulje të korrupsionit dhe përparim të shoqërisë./euronews

Lajmet e fundit nga