LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vazhdon sherri mes dy konkurentëve të “Përputhen”/ “Paske dalë me deklaratë, rritu edhe pak…”

20 Tetor 2021, 10:42, Lifestyle CNA
Vazhdon sherri mes dy konkurentëve të “Përputhen”/

U përfol gjatë në media dhe rezultoi se ishte e vertetë që Atdhe Xharavina dhe Andi Artani prej kohësh i kanë dhënë fund miqësisë.

Kujtojmë se ata ishin një dyshe e pandarë por si duket aq zgjati dhe shkak për këtë u bënë pikërisht dy vajzat, Sara dhe Jasmina.

Së fundmi në një intervitë Atdheu ka treguar se në momentin kur Andi dhe Jasmina u ndanë përfundimisht, Andi i kërkoi të mos publikonte më foto me Jasminën dhe ai e respektoi kërkesën e shokut. Nga ana tjetër, sipas Atdheut, Andi nuk bëri të njëjtën gjë në momentin që ai u nda nga Sara dhe për këtë arsye mes tyre pati hatërmbetje

Andi i ftuar te “Shqipëria Live”, përveçse foli gjatë për marrëdhënien e tij më Jaminën, ndër të tjera foli edhe për Atdheun. Ai tha se Atdheu është kokëfortë, e ka kuptuar gabimin e tij dhe se po pret falje prej tij, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Nisur nga kjo deklaratë Atdheu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instastory.

?Jam mjaftueshëm i rritur dhe i vetdijshëm për gabimet që bëj në jetë dhe nuk kam pas kurrë turp të kërkoj falje për ato gabime, paske dal sot me deklaratë që do nga unë të them më fal po ska gjë do kalojnë dhe ca vite do rritesh dhe pak dhe do i kuptosh dhe do i shofësh gjërat ndryshe, por fal e ke edhe këtë herë si shumë herë tjera veç pse qënke mirënjohës se kam mendu që edhe këtë nuk e ke suksese në jetë, mos prit gjë nga unë për gabimet e tua se do plakesh nëse e pret atë ditë të vijë?, shkruan Atdheu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga