LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre kërkesat për të ndryshuar Kushtetutën/ Soreca mesazh politikës

20 Tetor 2021, 08:35, Politikë CNA
Tre kërkesat për të ndryshuar Kushtetutën/ Soreca mesazh

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i ka drejtuar mesazhe të qarta klasës politike, ndërsa theksoi se dialogu bëhet në Kuvend.

Gjatë një konference të përbashkët për mediat me kryeministrin Edi Rama, Soreca theksoi se inkurajon dialogun mes palëve politike në vend, sa i përket tre propozimeve të PD-së për ndryshime kushtetuese.

?Kemi vijuar të përmendim dialogun dhe konsensusin politik. Kuvendi është Foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi. Nëse do të na kërkohet për asistencë do të shohim nëse kjo gjë është e mundshme dhe do ndihmojmë në spekterin politik siç kemi bërë gjithmonë.?- tha Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga