LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Super Ronaldo/ Manchester United përmbys mes spektaklit Atalantën

20 Tetor 2021, 21:00, Sport CNA
Super Ronaldo/ Manchester United përmbys mes spektaklit Atalantën

Man Utd ka arritur të mposhtë Atalantën me rezultatin 3-2 në Champions League duke arritur një përmbysje të çmendur. Miqtë u treguan më efikasë dhe arritën të kalojnë në epërsi në min e 15? mes Mario Pasalic.

?Djajtë e Kuq? morrën iniciativën që të barazojnë rezultatin, megjithatë ishte sërish ekipi italian që realizoi. Merih Demiral dyfishoi epërsinë e Atalantas me golin e tij në min e 29?, për rezultatin e pjesës së parë 0-2.

Gjiganti anglez u rikthye furishëm në pjesën e dytë, fillimisht Marcus Rashford ngushtoi epërsinë e Atalantës në 1-2 në min e 53?. ?Djajtë e Kuq? vazhduan me sulme dhe arritën të barazojnë gjithçka falë golit të Harry Maguire në min e 75?.

Ndërsa heroi i këtij takimi ishte i zakonshmi Cristiano Ronaldo që shënoi gol të bukur me kokë në min e 84? pas asistimi të Luke Shaw për rezultatin përfundimtar 3-2. Me këtë fitore tani United prin në grupin F me gjashtë pikë, kurse Atalanta ëshë e dyta me katër pike.

Lajmet e fundit nga