Connect with Us

Rritet sërish numri i infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Shëndeti

Rritet sërish numri i infektimeve/ Ja sa kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë shënuar në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3934 testime, kanë rezultuar pozitivë 659 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 8 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:316 në Tiranë, 44 në Fier, 25 në Lushnje, 24 në Durrës, 23 në Elbasan, 19 në Krujë, 17 në Kamëz, 16 në Pogradec, 15 në Berat, nga 14 qytetarë në Korçë, Vlorë, Shkodër, 10 në Gjirokastër, 9 në Kukës, nga 8 qytetarë në Sarandë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Kurbin, Libohovë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Mallakastër, Vorë, Lezhë, Vau i Dejës, nga 3 qytetarë në Mirditë, Dibër, Devoll, Kolonjë, Dimal, nga 2 qytetarë në Librazhd, Poliçan, Delvinë, Divjakë, Shijak, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Pukë, Has, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Finiq, Përmet, Memaliaj, Peqin.

Janë 6397 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 8 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 51-83 vjeç, një qytetare nga Durrësi 60 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 68 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  Situatë shqetësuese në Kosovë/ Konfirmohen 468 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orë

Janë shëruar 543 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170,217 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (20 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 543
Të shtruar në spitale 146
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 3934

Testime totale 1,269,535
Raste pozitive 179,463
Raste të shëruara 170,217
Raste Aktive 6397
Humbje jete 2,849

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3115
Durrës 742
Fier 724
Shkodër 486
Elbasan 233
Berat 221
Gjirokastër 186
Lezhë 182
Korçë 172
Kukës 151
Vlorë 121
Dibër 64

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Moderna kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët 6-11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Kompania farmaceutike Moderna tha se ka aplikuar tek Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) për miratimin e vaksinës së saj kundër koronavirusit, për fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

Fëmijët do të merrnin dy doza prej 50 mikrogramësh, në krahasim me grup-moshat më të vjetra që marrin 100 mikrogramë.

“Jemi të lumtur të njoftojmë për paraqitjen e këtij variacioni në EMA”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.

Vaksina Moderna aktualisht është e miratuar për personat 12 vjeç e lart në Evropë.

Në fund të muajit të kaluar, Moderna ka raportuar rezultate pozitive nga testimi i vaksinës te fëmijët e moshave 6 deri në 11 vjeç.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Shkon në gati 7 milion numri i të infektuarve me koronavirus në botë

LEXO EDHE:  Covid-19/ Shkon në gati 7 milion numri i të infektuarve me koronavirus në botë



EMA po shqyrton edhe të dhënat e kompanisë Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç.

Vaksina Pfizer për këtë grup-moshë është miratuar në SHBA, javën e kaluar.

Në SHBA, Moderna është e miratuar vetëm për personat 18 vjeç e lart.

Aktualisht, Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është duke shqyrtuar vaksinës Moderna për grup-moshën 12 deri në 17 vjeç./rel

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mijëra doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Rinas/ Ja sa ka arritur numri në total

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme ka ardhur në Shqipëri një tjetër ngarkesë me vaksina kundër COVID-19.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila bën me dije se në Rinas kanë mbërritur 74,880 doza vaksine Pfizer.



 “Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari.” /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Numër i lartë i të infektuarëve, ja sa persona humbën betejën me Covid 19 në 24 orë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3393 testime kanë rezultuar 770 qytetarë të infektuar, teksa janë shënuar 4 humbje jete dhe 621 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3393 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 770 qytetarë në këto bashki: 310 në Tiranë, 40 në Shkodër, 39 në Fier, 33 në Berat, Elbasan, 27 në Korçë, 26 në Kamëz, 24 në Vlorë, Sarandë, 21 në Durrës, 18 në Mallakastër, Gjirokastër, 17 në Kurbin, Lushnje, 15 në Dimal, 9 në Kavajë, 8 në Lezhë, 7 në Krujë, Roskovec, 6 në Pogradec, 5 në Vorë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Dropull, Devoll, Gramsh, 3 në Dibër, Divjakë, Himarë, Skrapar, Poliçan, Librazhd, 2 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Tepelenë, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Has, Shijak, Klos, Selenicë, Delvinë, Finiq, Libohovë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Cërrik, Peqin.

LEXO EDHE:  Covid-19/ Shkon në gati 7 milion numri i të infektuarve me koronavirus në botë

LEXO EDHE:  Rriten sërish shifrat, pozitivë 660 qytetarë/ Arrin në mbi 1260 numri i viktimave

Janë 8,157 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 182 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetare 64 vjeç nga Libofsha, një qytetare nga Berati 65 vjeç, një qytetar nga Kuçova 72 vjeç, një qytetare nga Tirana 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 621 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178,998 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 770

Të shëruar në 24 orë 621

Të shtruar në spitale 182

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3393

Testime totale 1,334,004



Raste pozitive 190,125

Raste të shëruara 178,998

Raste Aktive 8,157

Humbje jete 2,970

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,279

Fier 881

Shkodër 483

Vlorë 452

Durrës 406

Gjirokastër 384

Elbasan 342

Berat 335

Korçë 234

Lezhë 185

Kukës 92

Dibër 84…/ CNA.al

LEXO TE PLOTE