LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reja me dhimbje koke, gjysma e titullarëve të kombëtares nuk aktivizohen me ekipet e tyre

20 Tetor 2021, 08:12, Sport CNA
Reja me dhimbje koke, gjysma e titullarëve të kombëtares nuk

Kjo fundjavë pothuajse është marrë pushim nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Pas ndeshjeve të tetorit me përfaqësuesen, ata janë kthyer te skuadrat përkatëse, por bie në sy që shumica e lojtarëve janë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe COVID-i.

Ditën e djeshme mediat spanjolle publikuan lajmin se Keidi Bare do të mungojë tri deri në katër javë për arsye dëmtimi, ndërsa Ivan Balliu është i infektuar me COVID.

Në Itali, Hysaj ka marrë minuta ndaj Interit dhe Bajrami aktivizohet në të 60-ën në humbjen e Empolit ndaj Atalantës. Ndërsa për bergamaskët mungon Gjimshiti i cili së fundi operoi krahun dhe do mungojë rreth një muaj.

Pak minuta edhe për Manajn te Specia, ndërkohë portierët Berisha dhe Strakosha sërish në stol. Gjithashtu, mbrojtësit Ismajli dhe Kumbulla nuk janë aktivizuar fare këtë fundjavë, kurse Veseli, Gjasula dhe Cikalleshi vazhdojnë të infektuar me virus.

Në fushë nuk janë kthyer akoma Abrashi me Laçin, të cilët vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet që kanë. Jashtë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili u dëmtua në grumbullim me Kombëtaren.

Pak minuta është aktivizuar edhe Uzuni, kurse nga ana tjetër më shumë kanë luajtur Broja, Çekiçi, Roshi, Selmani.

Lajmet e fundit nga