LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS braktis mbledhjen e komisionit hetimor/ LSI: Kjo është arsyeja pse e bojkotuan

20 Tetor 2021, 13:57, Politikë CNA
PS braktis mbledhjen e komisionit hetimor/ LSI: Kjo është arsyeja pse

Anëtarët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit, e cila ishte parashikuar që të mbahej ditën e sotme në orën 15:00.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social u shpreh se mbledhja është bojkotuar pa shkak, ndonëse ishte kërkuar nga vetë PS-ja.

Sipas tij, ky është një turp, duke akuzuar mazhorancën se ka frikë nga e vërteta.

?Çfare turpi!

Rilindja bojkoton pa asnje shkak e arsye mbledhjen e Komisionit Hetimor per zbardhjen e zgjedhjeve te 25 prillit!

Mbledhjen e kerkuan po vete per sot ne 20 tetor!

Pengojne dhe zvarritin me cdo mjet zbardhjen e 25 prillit.

Kane shume frike nga e verteta!?, shkruan Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga