Connect with Us

Pas 6 muajsh sorollatje “Stop” zgjidh pensionin ushqimor të djalit

Denoncim

Pas 6 muajsh sorollatje “Stop” zgjidh pensionin ushqimor të djalit

Publikuar

-

Pjesë e emisionit “Stop” në Tv Klan është bërë një denoncuese anonim e cila tregon problemin që ka me gjyqtarenKaçe Agolli e cila prej 6 muaj ka shpallur vendimin për pensionin e djalit të saj por nuk e ka zbardhur dhe firmosur atë për shkak se është shkarkuar nga vettingu dhe ka lënë peng disa vendime.

Avokati i zonjës, që interesohet për pensionin ushqimor të djalit, shpjegon, se afati për zbardhjen e vendimit është 30 ditë e deri në 60 ditë më ligjin e ri, po në asnjë rrethanë 6 muaj.

Për këtë rast emisioni “Stop” vuri në dijeni kryetarin e gjykatës Petrit Çomo, i cili thotë, se është përpjekur për këtë çështje, por do të bëjë një tjetër tentativë, që Kaçe Agolli ta firmosë sa më parë vendimin për pensionin ushqimor.

Kryetari Petrit Çomo-Unë kam në dorë,  t’i them gjyqtares dhe sekretares së vet, që po sorollat njerëzit dhe nuk po e zbardh! Se më shumë se kaq, çfarë mund të bëjmë tani?  Gjyqtaren e detyroj unë, se e çoj tek inspektori, por Kaçja është shkarkuar. Se po të ishte në punë, do t’i thoja do bësh këtë tani, dhe nuk do dalësh nga zyra. Se normalisht, vendimin, kur e shpall, duhet ta kesh bërë gati. Tani, Kaçja duke u marrë me vettingun, se dhe ajo ka “mëkatet” e veta, por ka edhe ato, vështirësitë e veta.

Gazetarja: Ngaqë është çështja sensitive sepse bëhet fjalë për një pension ushqimor.

LEXO EDHE:  Agim Kajmaku në kërkim/ Gjykata vendos “arrest me burg” për ish kryebashkikaun e Vorës

Kryetari Petrit Çomo-Po e di moj, e di! U futa unë, ti po e po duhet të futesh! Më erdhi shumë keq, e prita. I thashë, unë kaq kam në dorë, i thashë “ër numrin e telefonit tek paradhoma ime, që po e bënë ato, do të thërrasin. Po ca t’i them unë? Ajo s’është më gjyqtare.

Unë po bëj edhe një demarsh nesër, po ma ngriti telefonin, ndryshe po i them asaj sekretares së vet, që t’i shkojë tek shtëpia dhe t’i thotë, “o Kaçe ti ke shumë halle të tuat, të kanë heq nga puna, mund të kesh hall familjar, tani qytetarët nuk të kanë borxh këtë gjë! Përderisa e ke shpall vendimin, duhet ta zbardhësh ose ta shkruash, ose mos ta kishe shpallur fare”. Për vete, qëkur jam bërë gjyqtar, para x vjetësh , se s’e mbaj mend, se kanë kaluar shumë kohë, nuk kam dorëzuar ndonjë vendim më vonë sesa 5 ditë.

Po çfarë të them unë i shkreti?! Dhe ajo si kjo (qytetarja) mund të ketë dhe të tjerë. Si unë, që jam gjyqtar, si ti që je gazetare, kemi të njëjtin mendim, se s’ është punë juristi kjo! Kjo është punë njeriu!

Dhe pas interesimit të përsëritur të emisionit “Stop”, rasti u zgjidh! Denoncuesja anonime falenderon redaksinë e emisionit për zgjidhjen e problemit të saj jetik. /tvklan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Denoncim

Fiks Fare/ Të rinjtë me çrregullime të spektrit autik të braktisur, në Shqipëri nuk ka qendër zhvillimi për adultët

Publikuar

-

Nga

Lindita Kosturi dhe Çlirim Zajmi prindër të dy fëmijëve të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik kanë kërkuar ndihmën e emisionit “Fiks Fare” për të shprehur një shqetësim.

Ata ngrenë zërin se po vuajnë mungesën e një qendre zhvillimi për fëmijët e tyre, pasi për moshën mbi 18 vjeç nuk ka asnjë qendër të tillë. Ata tregojnë se kur fëmijët e tyre kanë qenë më të vegjël janë trajtuar me terapi dhe seanza zhvillimi, por tani që kanë kaluar moshën 18 vjeç nuk gjejnë përkrahjen e një institucioni ku mund t’i dërgojnë. Prindërit thonë se u duhet që fëmijët e tyre të kenë patjetër dikë mbi kokë, pasi herë pas here shfaqin shenja agresiviteti. Kjo ndodh jo vetëm me familjarët, por mund të lëndojnë edhe njerëz të ndryshëm apo edhe veten.
Çlirimi thotë se e bija trajtohet me një kemp prej 120 mijë lekësh të vjetra dhe aq të ardhura nuk mjaftojnë as për shërbimet e saj dhe as për seancat e terapive. I gjendur në këto kushte ai shprehet se është i detyruar të lërë punën dhe t’i përkushtohet vajzës së tij. I pyetur nëse ka patur një mbështetje institucionale ai shpreh pakënaqësira dhe thotë se fëmijët me çrregullime të tilla nuk kanë nevojë vetëm me datën 2 Prill në ditën kombëtare të Autizmit, por u duhet vëmendje në 365 ditë të vitit, kjo jo për mëshirë, por për nevojat që ata kanë.

Erges Eskiu, Logoped dhe terapist zhvillimi në lidhje me mungesën institucionale për fëmijët me autizëm thotë se ata kanë nevojë të trajtohen dhe të ndiqen me terapi private dhe shtetërore. “Një fëmijë me autizëm ka nevojë për përkujdesje dhe kjo për prindin është e vështirë, pasi i duhet që njëri të mos jetë në marrëdhënie pune. Asistenca që marrin këta fëmijë doja të bëja thirrje që të jetë më e madhe, pasi nuk mjaftojnë 200 mijë lekë të vjetra as për terapi. Fëmijët me nevoja të veçanta kanë nevojë për kujdestari të veçantë. Është më mirë që fëmijë të jetë në një institucion për t’u socializuar. Qendra trajtimi për adultët ka qenë vetëm një qendër në zonën e quajtur Prush dhe që duhej të financohej nga vetë prindërit. Është shumë e vështirë për këta fëmijë sepse pas moshës 18 vjeç e kanë shumë të vështirë se ku duhet të drejtohen dhe për fat të keq u duhet të mbyllen në shtëpi. Është e rëndësishme të hapen institucione të reja me staf të kualifikuar” u shpreh për Fiks Fare z. Eskiu.

LEXO EDHE:  Lirimi i Endrit Dokles/ Zbardhet vendimi i gjykatës: Kishte babain të sëmurë

LEXO EDHE:  PD e Gjirokastres denoncon skandalin: Gati gijotina mbi administraten publike



Ndërsa Besmira Zenelaj, Psikiatre pranë Qendrës Kombëtare të Zhvillimit për fëmijët dhe adoleshentet thotë se në këtë qendër trajtohen vetëm grupmoshat nga 0-18 vjeç. Në trajtimin e tyre përfshihet psikiatri, pediatër zhvillimi, rehabilitimi psikosocial. Momentalisht në këtë qendër trajtohen 120 fëmijë për probleme të ndryshme të shëndetit mendor dhe jo vetëm. “Ne funksionojmë me hospitalizime ciklike për fëmijët që nuk kanë mundësi të marrin shërbimet ne vende të largëta. Për moshën mbi 18 vjeç nuk bëhet fjalë më për zhvillimin e tyre, sepse mendohet që në këtë moshë kanë arritur mjaftueshëm zhvillim” shpjegon znj. Zenelaj. Ajo thotë se për të rinjtë me probleme specifike mbi 18 vjeç janë qendrat komunitare ku përbëhen nga mjek psikiatër. Këto qendra komunitare që janë tre vetëm në Tiranë të përbërë nga punonjës social , psikiatër dhe një psikolog e shtrijnë shërbimin vetëm me vizita dhe jo me hospitalizim. Pra nëse një i ri me çrregullime të spektrit autik pëson një krizë merr vetëm shërbimin e shpejtë në këto qendra e më pas duhet të rikthehet sërish në shtëpi.

Këta prindër duan që fëmijët e tyre edhe pse kanë kaluar moshën 18 vjeçare të kenë ende qendra në të cilat mbi të gjitha ata të socializohen./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Policia Rrugore në aksion me makinë “borxh”, i ndryshon bojën

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë.

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin.

Më në fund stafi e gjeti automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve. Për këtë problem “Stop” pyeti dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet.

“Nuk na lejohet që të japim informacion pa urdhrin e eprorit kështu që do të drejtoheni tek Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Nuk kemi dijeni për këtë pjesë”, tha një prej policëve.



Sipas të dhënave, automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA 127 KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

LEXO EDHE:  Nëndrejtori i tregjeve i përfshirë në korrupsion/ “Dy muaj u morën nga 1 milion”

LEXO EDHE:  "Vettingu"/ 700 gjyqtarë dhe prokurorë do largohen nga detyra

“Pretendohet që ky automjet të jetë i bllokuar, por përdoret në mënyrë të paligjshme nga Policia Rrugore e Fierit”, raportoi gazetari i “Stop”.

Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Çaushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.

“Pas shumë tentativash për të biseduar me shefin e Policisë Rrugore të Fierit zotin Klodian Çaushit patëm një komunikim nëpërmjet mesazheve ku na tregoi që duhet t’i drejtohemi zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë së Fierit. Meqë ai nuk donte që të jepte një koment për makinën që nuk i përket policisë, ne i drejtohemi publikisht dhe zyrtarisht Klodian Çaushit për ta pyetur: Makina, a ka kontrollin teknik të kryer? A ka siguracionin? Dhe në qoftë se ndodh ndonjë aksident me këtë automjet, atëherë ky shef i Policisë Rrugore, çfarë procedure do të ndjekë”, tha gazetari./tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendgjarje krimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Klodian Tomorri 

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit.



Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

LEXO EDHE:  PD e Gjirokastres denoncon skandalin: Gati gijotina mbi administraten publike

LEXO EDHE:  Nëndrejtori i tregjeve i përfshirë në korrupsion/ “Dy muaj u morën nga 1 milion”

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat./CNA.al

LEXO TE PLOTE