LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet Kushtetuese/ PD dorëzon sot draftin në Kuvend, tri nismat e propozuara

20 Tetor 2021, 09:04, Politikë CNA
Ndryshimet Kushtetuese/ PD dorëzon sot draftin në Kuvend, tri nismat e

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend draftin për ndryshimet kushtetuese.

Në projektligjin e plotë të Ndryshimeve Kushtetuese  PD del me disa propozime.

Ajo kërkon të zhbëjë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u miratuan nga maxhoranca pa dakordësinë e PD-së dhe LSI-së.

Po ashtu, amendimi tjetër që kërkon të bëj PD-ja në Kushtetutë është rikthimi i komunave dhe Reforma Territoriale.

Po ashtu, Partia Demokratike do të tentojë edhe një herë që të sanksionojë me ligj vetingun e politikanëve, por jo vetëm.

Kujtojmë këtu se nisma u publikua ditën e hënë nga Lulzim Basha përballë Grupit Parlamentar, ndërkohë ditën e djeshme kreu i PD-së mblodhi grupin e punës, deputetët e Komisionit të Ligjeve dhe pas disa diskutimesh, drafti u vendos të depozitohet pa ndryshime, ndonëse pati rezerva nga deputeti Bylykbashi.

?Amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga kriza politike. Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin te çmimet, te pamundësia për të përballuar kostot e jetesës, në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër, burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë për kthimin e legjitimitetit: te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra, nuk po ndërmarrim këto iniciativa për Partinë Demokratike, por për shqiptarët, që të kenë mundësi të zgjedhin dhe mundësi për të zgjedhur kandidatët që nuk kanë lidhje me krimin, kandidatë që nuk kanë lidhje me korrupsionin. Nga ecja përpara e këtyre iniciativave përfitojnë qytetarët, si në rastin e zgjedhores dhe asaj territoriale, ashtu edhe në rastin e vetingut në politikë, jo një parti apo një tjetër, por çdo qytetar që kërkon ndryshim, që kërkon përfaqësim, që kërkon një politikë të pastër, larg ndikimit të krimit dhe korrupsionit?, tha Basha brenda takimit.

3 amendamente në Kuvend/ Bardhi: Jo në interesin e PD, por të shqiptarëve

Lajmet e fundit nga