LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshime në qeveri/ Rama emëron zv.ministren e re të Infrastrukturës

20 Tetor 2021, 16:41, Politikë CNA
Ndryshime në qeveri/ Rama emëron zv.ministren e re të

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme ka emëruar Enkelejda Muçajn në postin e zëvendësministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në muajin qershor, Muçaj u shkarkua nga detyra e Avokates së Shtetit.

Ajo ka qenë gjithashtu Këshilltare Ligjore e Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Vendimi:

EMËRIM NË DETYRË/ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ?Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave?, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Znj. Enkelejda Muçaj emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë./CNA.al

Lajmet e fundit nga