Connect with Us

Mes 20 të arrestuarve në Lezhë edhe oficerë Policie/ SPAK dërrmon trafikantët e drogës

Kronika

Mes 20 të arrestuarve në Lezhë edhe oficerë Policie/ SPAK dërrmon trafikantët e drogës

Publikuar

-

cna lajm akrualitet

20 personave iu është prerë fletë-arresti si grup i strukturuar kriminal në kultivimin e narkotikëve.

Ky është informacioni zyrtar i SPAK, i cili po zhvillon një operacion anti-drogë në Lezhë.

Jozyrtarisht raportohet se mes të arrestuarve janë edhe disa punonjës policie të Drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Të paktën 8 nga personate  arrestuar, raportohet se janë oficerë policie.

LEXO EDHE:  SPAK tremb Opozitën/ Ngjela: "Revolucionarët" antireformë po flasin me vete

SPAK duket se ka arritur të provojë përfshirjen e tyre në vepra kriminale./CNA.al

Operacioni anti-drogë pas vrasjes së oficerit të Policisë/ Zbardhen emrat e të arrestuarve

SPAK operacion anti-drogë/ 20 të arrestuar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Mashtroi një shtetas dhe paraqiti të dhëna të rreme/ Arrestohet në flagrancë punonjësi i policisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike,

SHÇBA ka vënë në pranga një punonjës të policisë, me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi S.F..i cili akuzohet se në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore.

Strukturat hetimore të DVP Elbasan, ato operacionale të DPPSH në bashkëpunim me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë Rajonale të SHÇBA Elbasan-Korçë kanë arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë, S.F., me detyrë N/Specialist në Njësinë FAST Albania në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.



LEXO EDHE:  Iu gjetën 1433 rrënjë kanabisi/ Burgosen dy shqiptarë në Angli (emrat)

LEXO EDHE:  Kapet 1 ton drogë/ Arrestohen 6 persona

Arrestimi i 26-vjeçarit u krye pasi në shpërdorim të detyrës si punonjës i Policisë së Shtetit, ka mashtruar një shtetas nga Elbasani. Ai ka paraqitur gjithashtu të dhëna të rreme para Oficerit të Policisë Gjyqësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe dy aparate celularë. Është bërë shoqërimi i tij në DVP Elbasan, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrim” i mbetur në tentativë, “Shpërdorim i detyrës”, “Kallëzim i rremë”.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me SHÇBA dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese vijon luftën kundër paligjshmërisë dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zhdukja e biznesmenit në Tiranë/ Policia zbardh detajet, dyshimet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Policia ka dhënë detaje në lidhje me lajmin e publikuar sot në media, për zhdukjen e një biznesmeni në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është bërë kallëzimi në komisariatin numër 5, se është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha.

Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021 https://www.asp.gov.al/raporti-i-ngjarjeve-per-72-oret-e-fundit-policia-e-shtetit-104/).

Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.”-thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Greqi/ 5 në pranga

LEXO EDHE:  Kaloi dy shkallët e Vettingut/ KLP emëron në SPAK Manjola Kajanan



Më tej, policia bën të ditur se “Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.”./CNA.al

Zhduket prej 13 ditësh biznesmeni në Tiranë/ Policia shoqëron mikun e tij

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Voskopojë/ Tre të plagosur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas shpërthimit të një bombule gazi në një banesë në Voskopojë.

Policia bën të ditur se kanë mbetur të plagosur shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 11:20, në Spitalin e Korçës kanë shkuar me djegie trupore, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi shtetasit F. L., rreth 63 vjeç, banues në fshatin Goskovë, K. B., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Voskop dhe shtetasja A. N., banuese në Voskopojë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



LEXO EDHE:  Kapet 1 ton drogë/ Arrestohen 6 persona

LEXO EDHE:  SPAK, si Falcone apo si Kim Kardashian?!

Nga të dhënat e para, rezulton se shtetasit e mësipërm (familjarë me njëri-tjetrin) kanë qenë në fshatin Voskopojë, në banesën e shtetases A. N., në momentin kur ka shërthyer bombola e gazit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE