LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mero Baze sërish në shërbim të Lulit/ Deputetët braktisën Saliun

20 Tetor 2021, 10:24, Politikë CNA
Mero Baze sërish në shërbim të Lulit/ Deputetët

Gazetari Mero Baze, duket e se ka të vështirë të shohë realitetin ashtu siç është. Baze kohët e fundit me anë të shkrimeve-analizë, është vendosur në shërbim të kreut të PD-së në detyrë, Lulzim Basha.

Sipas tij deputetët e PD në veri kanë braktisur Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

?Deputetët e Partisë Demokratike në veriun e Shqipërisë kanë braktisur në shumicë foltoren e Sali Berishës. Ai nuk ka mundur të marrë dot asnjë deputet në foltoren e  tij në Kukës, Shkodër dhe sot në Dibër, ashtu siç nuk pritet të marrë në Lezhë, pasi shumice e tyre janë shprehur publikisht?, shkruan Baze, në gazetën ?Tema?.

Këtë konstatim e bën, në një kohë që gjysma e grupit parlamentar të PD-së mos më shumë janë me Berishën dhe janë shfaqur në krah të tij, në qytetet ku ai ka qenë pa u ndarë në Veri apo Jug.

Sigurisht kanë munguar në takime dhe sekserët dhe kurtizanët e Lulit, ata që janë shpërndarë nëpër rrethe, duke përhapur informacione të rreme se nuk do të marrin viza amerikane nëse shkojnë në Foltore.

Të pranishëm kanë qenë deputetët, sei Flamur Noka, i cili ka qenë pothuajse në çdo qytet ku është mbajtur Foltorja, Isuf Çela, deputetët e Shkodrës të Kukësit, të Tropojës dhe jo vetëm.

Foltores i është bashkangjitur edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi. Janë të shumtë ata që e shoqërojnë Berishën kudo ku shkon, jo vetëm deputetë, por edhe të gjithë drejtuesit e strukturave të PD-së si nga qendra edhe në rrethe.

Në Dibër një ditë më parë, në Foltoren e Berishës u panë drejtuesit më me peshë të PD-së, në Dibër.

Ata ishin rrjeshtuar në krah të Berishës. Dhe të gjithë kët pjesëmarrje, Mero Baze e quan dështim, duke kërkuar të shpëtojë Lulin dhe të mjegullojë skandalet e tij.

Më tej në shkrim, Baze thotë, se në veri se duan Berishën po na dashkan edhe Lulzimin nga Gjakova, Hoti, Dibra e lloj lloj gënjeshtre, që së fundmi i ka dhënë jetë Luli.

Prej javësh Mero Baze është në shërbim të Luli Bashës si një leksion se me kë duhet të jenë demokratët me Meron apo me PD.

Me Meron ka ngelur Luli tani me PD do ngelen demokratët/CNA.al

Lajmet e fundit nga