Connect with Us

Mbappe bëhet “hit” në internet, friksohet deri në palcë nga arbitri i ndeshjes

Sport

Mbappe bëhet “hit” në internet, friksohet deri në palcë nga arbitri i ndeshjes

Publikuar

-

Kilian Mbape ka qenë protagonist absolut i PSG-së mbrëmjen e sotme, si brenda, ashtu edhe jashtë fushës. Përballja kundër Lajpcigut ka nisur me një moment argëtues në korridoret e stadiumit “Parc de Princes“. Mbape bëhet qesharak me reagimin nga frika e madhe e përjetuar përpara ndeshjes, pasi arbitri tremb për një moment yllin e parisienëve.

Futbollisti 22-vjeëar gjendjet në ambientet e brendshme të stadiumit së bashku me Mesin dhe Verratin, në momentin që fryrja e bilbilit nga gjyqtari e gjen të pavëmendshëm dhe e ka bërë që të reagojë menjëherë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Më në fund vjen goli i parë, Eraldo Çinari bëhet protagonist në Turqi

Publikuar

-

Nga

Eraldo Çinari më në fund gjen golin e parë sezonal në Turqi. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në fitoren e Samnusporit të tij ndaj Usaksporit me rezultatin 4-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin kualifikues në Kupën e Turqisë. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 40’ me Jaldir. Në pjesën e dyë Kiliç dyfishoi rezultatin. Çinai i vuri kapakun sfidën me golin e tretë në minutën e 70’. Më pas ishte përsëri Jaldir që shënoi dhe të katërtitn.

Ky ishte goli i parë sezonal për Eraldo Çinarin në Turqi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Hetimet për vdekjen e Maradonës, shkon në 8 numri i të akuzuarve

Publikuar

-

Nga

Hetimet mbi mjekët që janë treguar të pakujdesshëm për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdojnë të thellohen. Së fundit, në një artikull të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, është zbuluar se prokuroria ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve.

Nën akuzën për “mospërputhje dhe neglizhime të rënda në ushtrimin e funksionit të mjekut”, prokurorët kanë bërë me dije se të hetuarit do të dalin përpara gjykatës më 20 dhjetor. Kështu, i pari nën hetim është vënë Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor të legjendës disa ditë para vdekjes së tij.



Listës së të akuzuarve, bashkë me Di Spagna, i janë shtuar edhe dy përsona të tjerë. Këtu përfshihet edhe mjeku personal të tij, Leopoldo Luque dhe psikologia Agustina Cosachov.

LEXO TE PLOTE

Sport

Struga nxjerr jashtë Kupës Shkëndijën, eliminohet edhe Shkupi

Publikuar

-

Nga

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë së Veriut, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në derbin shqiptar ndaj Strugës dhe më pas nga pika e bardhë fati u buzëqeshi struganëve që kaluan në turin tjetër.

Ndonëse me “artilerinë e rëndë” në fushë, Shkëndija nuk arriti të shënojë asnjë gol gjatë kohës së rregullt dhe nga pika e bardhë gabuan sulmuesi shkodran Sidrit Guri dhe futbollisti Valmir Nafiu, ndërsa te Struga, penalltinë vendimtare e shënoi futbollisti i rritur te Tirana, Klinsman Cake.



Merr fund rrugëtimi në Kupën e Maqedonisë së Veriut edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin, që gjithashtu ruajti barazimin pa gola ndaj Makedonija GP, por u eliminua pas gjuajtjes së penalltive.

Gjithsesi Shkupi mund të ngushëllohet me faktin që është pretendenti kryesor për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 35 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje, ose 4 pikë më shumë se Akademija Pandev që e ndjek.

LEXO TE PLOTE