Connect with Us

Laps dhe letër, ja pse Milani beson ende te kualifikimi

Seria A

Laps dhe letër, ja pse Milani beson ende te kualifikimi

Publikuar

-

Me 9 pikë ende në valle dhe rivalët më të afërt në 4 pikë distancë, Milani nuk e ka të pamundur kualifikimin. Aq më tepër që ka edhe dy përballje direkt për të luajtur me Atletikon e Porton, teksa kusht thelbësor është edhe një rezultat me Liverpulin në ndeshjen e fundit për Grupin B.

Mori llogarish, por edhe prakticitet. Gjithçka do të rinisë pas dy javësh (3 nëntor) kur portugezët të kthejnë vizitën në “San Siro”. Ibra me shokë do të tentojnë pikët e para me një sy nga “Anfield Road” ku do të shpresohet për një tjetër disfatë të Atletikos. Një fitore në shtëpi do të kishte shumë domethënie për “Djallin” që më 24 nëntor do të fluturojë drejt Madridit ku do të nevojiten të tjera pikë.

Vetëm duke dalë me kokën lart nga dy sfidat e radhës në Champions, kuqezinjtë mund të synojnë mrekullinë ndaj Liverpulit në Milano duke realizuar një rikthim të denjë për filma. Gjithçka mbetet në teori, teksa për ndeshjen e fundit do të nevojiten lajme të mira edhe nga Oporto ku do të përballen vendësit me ekipin e Simeones.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Zbutet Mourinho, nis më në fund të lavdërojë Marash Kumbullën

Publikuar

-

Nga

Zhoze Murinjo duket se pak nga pak po ndryshon mendje rreth Marash Kumbullës. Edhe pse mbrojtësi shqiptar nuk është ndër alternativat kryesore për prapavijën e skuadrës kryeqytetase, trajneri portugez ka filluar që t’i kushtojë më shumë vëmendje e sot edhe një elozh të veçantë.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, Murinjo ka theksuar se e rëndësishme ishte që të vlerësohej kontributi i emrave si Marash Kumbulla, të cilët luanin më pak, por mbështetnin ekipin dhe jepnin maksimumin në fushë.



“Duhet t’i jepet meritë lojtarëve që nuk luajnë shumë, si në rastin e Diauara, i cili gjithsesi ka punuar shumë gjatë javës, edhe pse luan pak. Lojtarët që luajnë, e bëjnë me gjithë grintën dhe miqësinë që nevojitet. Si Kumbulla, i cili hyn për të luajtur një minutë, por ka ndalur një aksion të rrezikshëm, mori të verdhë dhe hidhet në mes të goditjes së dënimit kundërshtare. Ka mbuluar një gjigand si Milinkoviç dhe del i lumtur pasi ka bërë shumë”, shpjegoi Murinjo para gazetarëve.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Surprizon Shevchenko: Do të bëj tifo për Milanin, por jo kundër Genoas

Publikuar

-

Nga

“Do të bëj tifo për Milanin, por jo kundër Genoas”. Është shumë i qartë trajneri Andriy Shevchenko, që të mërkurën do të përballet për herë të parë si kundërshtar me Milanin e tij, por pranon se në kokën e tij në këto momente është vetëm Genoa.

“Sigurisht që do të jem i emocionuar, por tani po përpiqem që ti bllokoj emocionet, sepse bën pjesë në punën time. Jam një profesionist dhe u kam premtuar tifozëve të Genoas që do të jap maksimumin këtu. Prandaj do të bëj ç’është e mundur që të vendos Milanin në vështirësi”, ka thënë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes trajneri ukrainas.



Shevchenko deklaron se është profesionist dhe tashmë vendon vetëm për Genoan, por nuk mohon se kjo do të jetë një ndeshje shumë simbolike për të, pasi do të presë në shtëpinë e re, skuadrën me të cilën ka fituar gjithçka kur ishte lojtar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shifrat tradhtojnë Reinan, më i dobëti mes 20 titullarëve/ Strakosha shpreson

Publikuar

-

Nga

Situata e portierit te Lazio vijon të jetë një problem që duhet zgjidhur. Reina është përzgjedhur nga trajneri si titullari për këtë sezon, mirëpo, forma dhe shifrat nuk janë aspak në favorin e tij. Portieri spanjoll nuk po ofron asnjë garanci për skuadrën dhe goleada në ndeshjen e fundit ndaj Napolit ka nxjerrë edhe një herë në pah këtë çështje te bardhekaltrit.

Situata e Pepe Reinës ka një fakt kryesor që shqetëson më së shumti: Raporti mes gjuajtjeve dhe pritjeve. Në Serinë A ka qenë çdo ndeshje titullar. Në 14 ndeshje të zhvilluara ka pësuar 25 gola në 55 gjuajtje të regjistruara në kuadrat. Raporti mes golave të pësuar dhe pritjeve është 54.5%. Përqindja më e ulët mes 20 portierëve titullarë të kampionatit ose që të paktën kanë zhvilluar më tepër sesa 3 ndeshje.



Më mirë sesa ai bëjnë edhe Montipo i Veronës (57%), Consigli i Sassuolos (58%), Cragno i Cagliarit (59%), Belec i Salernitanës (60%), Zoet (55%) e Provedel (63%). Pra portierët e skuadrave që kanë pësuar më shumë humbje në kampionat.

Kësisoj, në këtë situatë, Strakosha – shkruan Corriere Dello Sport, portieri që ka luajtur vetëm në kupë deri më tani, shpreson që të jetë në kuadrat edhe për ndeshjet e Serie A. 26 vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, një portier i shkëlqyer deri në momentin kur i vendos gradimi i Reinas titullar. Prej tij, shihet dëshira për të luajtur deri në fund shanset e tij.

LEXO TE PLOTE