LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kuvendi tregon arsyen: Ja pse nuk u mblodh komisioni hetimor

20 Tetor 2021, 14:09, Politikë CNA
Kuvendi tregon arsyen: Ja pse nuk u mblodh komisioni hetimor

Pas akuzave të një pas njëshme që opozita drejtoi ndaj mazhorancës pas bojkotit të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ka ardhur edhe reagimi i parë nga Kryesia e Kuvendit.

Në njoftimin për media të Kuvendit thuhet se mbledhja nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm. Mësohet se mbledhja e radhës do te mbahet pasnesër.

?Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se mbledhja e sotme e komisionit hetimor parlamentar ?Për kontrollin e veprimtarisë së organeve të administratës publike dhe pushtetit vendor, për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit 2021? nuk u zhvillua për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.

Kryetari i këtij komisioni z.Enkelejd Alibeaj ngarkoi Sekretariatin Teknik të këtij komisioni të njoftojë anëtarët se mbledhja e ardhshme e komisionit hetimor do të zhvillohet më datën 22 tetor 2021, ora 10:00.

Faleminderit!?, thuhet në njoftim./CNA.al

Lajmet e fundit nga