LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënoi policët/ Gjykata merr vendimin për ish-kreun e Këshillit të Qarkut Kukës

20 Tetor 2021, 18:20, Aktualitet CNA
Kërcënoi policët/ Gjykata merr vendimin për ish-kreun e

Gjykata e Kukësit ka pushuar çështjen ndaj ish-kreut të këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi.

Ai ishte shpallur në kërkim më 23 tetor 2020, pasi akuzohej se kishte kundërshtuar organet shtetërore dhe kishte kanosur punonjësit e Policisë.

Ngjarja ndodhi më 19 tetor të vitit të shkuar, ku Abedin Oruçi u konflikua dhe me bodigardët e kryebashkiakut Safet Gjicit.

Gjykata ka vendosur që të hedhë poshtë akuzat e ngritura ndaj të pandehurve, Oruçit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ndonëse nga përplasja mes tyre mbetën të plagosur 5 efektivë të Policisë së Shtetit.

Vendimet e Gjykatës së Kukësit:

Pushimin e çështjes për veprën penale ?ndërtim i paligjshëm?, ?kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore?, ?kundërshtimi i punonjësit të POlicisë së rendit publik?, ?kanosje për shkak të detyrës? ndaj të pandehurit Abedin Oruci.

Pushimin e çështjes për veprën penale ?kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? në bashkëpunim për Petrit Oruçin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal ?kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik?, në bashkëpunim për Englant Ollomanin.

Pushimin e çështjes për procedimin penal për ?veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës? ndaj Behar Durakut.

Lajmet e fundit nga