Connect with Us

Ish-zv.ministrja ngre alarmin/ “Vetëm 14 studentë fizike në të gjithë vendin”

Aktualitet

Ish-zv.ministrja ngre alarmin/ “Vetëm 14 studentë fizike në të gjithë vendin”

Publikuar

-

Ish-zv.Ministrja e Arsimit, Nora Malaj nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka ngritur alarmin duke u shprehur se vendi ynë është në një krizë totale në fushën e mësuesisë dhe të studentëve  që regjistrohen në shkencat ekzakte. Malaj përkufizon si faktor ndikues në këtë situatë qeverinë, ku thekson se strategjia e ndjekur ishte tejet e gabuar, që në kohën e ministres Shahini.

“Lajmi i trishtë ishte sot se  14 studentë të regjistruar për fizikë, në të gjithë vendin.   Lajmi që të lë pa frymë . Krizë totale në fushën e mësuesisë, sidomos në shkencat ekzakte . Kam shumë kohë qe e kam paralajmëruar , pasi e gjithë strategjia e ndjekur për fushën e përzgjedhjes nga studentët në mësuesisë ishte tejet e gabuar që në kohën e zonjës Shahini . Pasi të dali në pension edhe ky brezë i përkushtuar i mësuesve të fizikë do vij momenti , shumë shpejt kur nuk do të kemi as laboratore dhe mësues fizike”, shprehet Malaj.

LEXO EDHE:  Studentët “ngelin në klasë” pedagogët në 7 universitete

Më tej ajo ka bërë thirrje që institucionet të marrin masa dhe të hartohet një plan për të dalë nga kjo krizë.

“Universitetet dhe Institucionet Akademike në vend , publike dhe jo publike  duhet të marrin masa dhe ta shohin të vêrtetën në sy , së dyti institucioni i  Ministrisë se Arsimit , duhet t’i bëj nje skaner situatës dhe të hartoj  nje plan veprimi  që të dali nga kjo qendje që po shkojnë deget e mësuesise drejt rënies së lire. Nese nuk do të kemi  studentë që do refuzojnë të zgjedhim degën e mësuesisë , ne të ardhmen , shumë shpejt , nuk do të kemi mësues të aftë , që nesër te kemi studente kandidatë per te studiuar ne fushat e ndryshme si mjekësia , informatika, fushat ekonomike dhe fushat e tjera “, shkruan Malaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kodi i familjes/ Berisha thirrje Bashës: ‘Kryetari pa parti’ të reagojë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Lideri historik, Sali Berisha ka ngritur alarmin sa i takon formularit ku fjalët “nënë” e “baba” zëvendësohen nga termat “prindi 1” dhe “prindi 2”, duke theksuar se është sulmuar familja shqiptare.

Nga ana tjetër ai ka kritikuar edhe kreun e PD, Basha, i cili sipas Berishës nuk ka reaguar sa i takon këtij vendimi.



“Për këtë parti rrënjët e saj për këto 8 vite pothuajse u thanë, pothuajse nuk ekzistojnë.  Diskriminim të grave. Përsëri, kryetari pa parti nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme në një kohë kur është sulmuar familja shqiptare. Ligjet e antifamiljes, që prekin birësimin, ndryshojnë rregullat pa pyetur fëmijët, për një ideologji ateiste. Feja e komunizmit është ateizmi.

Pa pyetur, bën ligje absolutisht për t’i hapur mundësi fëmijëve për adoptim jo në çifte, por në individë të vetëm. Çdo të thotë të miratosh ‘prindi 1 dhe 2”? Si do ta vlerësoje më shumë familjen? Mirë ai, se dihet kush është Edi Rama, por ‘kryetari pa parti’ nuk thotë dot gjë për këto ligje?, ka deklaruar Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“FRPD nuk e merr dot”/ Demokratët “kryqëzojnë” Bashën: Je një tradhtar, në 11 dhjetor do ikësh edhe ti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pas sulmit nga Lulzim Basha, i cili sot me një vendim përsonal ka shpërndarë forumet drejtuese të FRPD, qytetarë të shumtë kanë “kryqëzuar” kryedemokratin në rrjetet sociale.

Në faqen zyrtare të PD, ku edhe është shpërndarë njoftimi për zgjedhjen e kryetarit të të rinjve, qytetarët i kanë vënë në dukje Bashës se ata nuk i merr dot peng. Po ashtu, i kanë sjellë në kujtesë Bashës se FRPD është e angazhuar për të mbështetur Foltoren e Sali Berishës dhe sipas tyre, Kuvendi i 11 dhjetorit do të jetë fundi i kryeopozitarit.

LEXO EDHE:  I publikoi artikullin plagjiaturë/ Zv. Ministri i ri i Arsimit replikon me Taulant Mukën

LEXO EDHE:  “Mos na shkatërroni ëndrrat”/ Studentët e Durrësit i bashkohen protestës



Por edhe bashkëqeverisja me Ramën ka qenë pjesë e kritikave dhe sulmeve që i kanë drejtuar Bashës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“8 vite nga disfata në disfatë”/ Berisha: ‘Kryetari pa parti’ vetëm fiku shpresa

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik, Sali Berisha nga “Foltorja” në Lushnje bëri një pararelizëm mes Shqipërisë para 8 vitesh dhe Shqipërisë sot, ku sipas tij vendi ka qëndruar në vendnumëro dhe prapakthehu.

Ai shtoi se për shkak të keqqeverisjes, Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion dhe se për këtë arsye u mbyllën edhe dyert e Evropës ndaj nesh.

“Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. E vërteta ajo është dhe Shqipëria ne nap ret ta nxjerrim nga gropa. Ne ecëm drejt NATO, BE, me heqjen e vizave. Një arritje tjetër, kaluam nga vendi me të ardhura të ulëta, në vendin me të ardhura të mesme. Largimi nga vendi u zvogëlua në mënyrë dramatike. Popullata në Shqipëri filloi të rritej. 

Mijëra shqiptarë kanë ikur nga vendi. Politika antishqiptare të spastrimit etnik. Në 8 vite Shqipëria u ngjit në çatinë e botës për korrupsion. Këto bënë që dyert e Evropës të mbyllen për ne. 8 vite vendnumëro dhe prapakthehu. Në vend që të bënte përpjekje për të ecur drejt BE, e çoi drejt Beogradit. E ktheu vendin në një vassal të Beogradit. 

Procesin e Berlinit nga Merkel e zëvendësoi me nismën e Beogradit, fillimisht e quajti mini-shengen, por këtë ia ndëloi Evropa dhe i vuri emrin e George Soros, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama”, shprehu Berisha.

Më tej ai nuk nguroi as të ironizojë kreun e PD, Basha, të cilin e cilësoi “kryetar pa parti, që në 8 vite nuk ndezi as edhe një fije shprese”.

LEXO EDHE:  Shpikja e fundit/ Krijohet qeni robotik

LEXO EDHE:  I publikoi artikullin plagjiaturë/ Zv. Ministri i ri i Arsimit replikon me Taulant Mukën



Në të gjithë këtë përpjekje, opozita shqiptare ishte e paqenë. Ajo nuk ndaloi dot në asnjë rekord të zi që shënoi qeveria në këto 8 vite. Dështoi total!

Ju tregoj rastin e një letre të hapur që i shkruante kryetarit pa parti një zonjë e nderuar.

Këto 8 vite ti nuk ndeze asnjë shpresë, por shove shumë shpresa. Më duhet të të them se si njeri I fikur që je, nuk mund të ndezësh shpresë as tek vetja jote.

Ish-kryetari apo kryetari pa parti, eci 8 vite nga disfata në disfatë. Kryetari pa parti e shndërroi këtë parti në shoqatë. Deklaroi me 26 prill masakrën elektorale. Ajo ishte e vërtetë, nuk e mohoj. Edi Rama nuk i ka fituar kurrë zgjedhjet sepse s’mund të quhet kurrë fitore kur përdor sistemin e patronazhistëve, i vendosur pas sistemit skllavo-pronar.

S’mund të quhen zgjedhje të fituara apo fitore kur përdor të gjithë shtetin e buxhetin për të blerë votën”, theksoi Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE