LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Integrimi nuk është prioritet për qeverinë”/ Tabaku tregon 9 pikat e dobëta që po lënë shqiptarët jashtë Europës

20 Tetor 2021, 08:41, Politikë CNA
“Integrimi nuk është prioritet për qeverinë”/

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, falënderoi BE për mbështetjen e vazhdueshme për Shqipërinë, por shprehu qëndrimin e opozitës se qeveria nuk ka punuar për të mundësuar nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Këshilli Kombëtar të Integrimit,  Tabaku theksoi se raporti progresit zbulon problemet e Shqipërisë përtej fasadës së krijuar nga qeveria.

?Nëse e lexojmë korrekt këtë raport do të shohim që Shqipëria nuk është fshati Potemkin që na pikturohet. Raporti qartë dhe saktë na përshkruan një Shqipëri reale që e gjejmë në të gjitha raportet e tjera ndërkombëtare pa përjashtim.”-tha Tabaku.

Më tej,  Jorida Tabaku renditi 9 tregues, që sipas saj tregojnë përkeqësim në raportin e fundit të progresit:

1. Integrimi Europian nuk është ndër prioritetet e kësaj qeverie
2. Shqetësime që lidhen me zgjedhjet dhe përdorimin e burimeve publike; dhe pandëshkueshmëria për krimet zgjedhore;
3. Transparencë e ulët në aktivitetin e qeverie dhe kjo shoqëruar me kufizimin e lirisë se medias është problem real për Shqipërinë
4. Lexova me shqetësim raportin e WJP ku Shqipëria ka treguesit më të këqij në zbatim te ligjit nga 2015 dhe akoma nuk po shohim rezultate në drejtësinë e re.
5. Ne ndërmorëm një reformë në drejtësi për të shmangur presionin mbi sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë, por fatkeqësisht ende sot në raportet ndërkombëtare e gjejmë të përmendet.
6. Korrupsioni, fatkeqësisht thotë raporti është i përhapur në të gjitha nivelet e jetës publike.
7. Megjithëse opozita e madje edhe vetë personalisht kam dërguar dosje dhe raste të qarta korruptive në krijesën më të re të drejtësisë, SPAK, kemi vërejtur një heshtje deri në atrofizim të këtij institucioni për këto çështje që prekin temën e ditës edhe në BE; sundimin e ligjit dhe korrupsionin.
8. Megjithëse problemi i Pastrimit të Parave qe një ëndërr e keqe për Shqipërinë prej më së paku 6 vitesh jemi rikthyer edhe një herë në hartë e zezë të monitorimit;
9. Pak vite pasi Gjykata Europiane e Auditit deklaroi se 1 në 3 tendera jepen pa garë mjedisi dhe realiteti nuk ka ndryshuar. Konkurrenca nuk është rritur, proceset vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe procedurat vazhdojnë të jenë sa për sy e faqe.”-deklaroi Tabaku.

Në praninë edhe të ambasadorit të BE dhe përfaqësuesve të qeverisë, Jorida Tabaku vlerësoi si shumë shqetësues për vendin raportimet serioze ndërkombëtare se Shqipëria është në nivelin e kapjes së shtetit dhe se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të privuar lirinë e mediave./CNA.al

Lajmet e fundit nga