LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjashtë ndeshje pa shënuar gol, Tuchel tregon ç'po ndodh me Lukakun

20 Tetor 2021, 13:00, Sport CNA
Gjashtë ndeshje pa shënuar gol, Tuchel tregon ç'po

Tomas Tuhel pranon momentin e vështirë që është duke kaluar Romelu Lukaku, për të cilin tha se është psikologjikisht i lodhur pas 6 ndeshjesh ku sulmuesi belg nuk e ka gjetur rrugën e golit me Çelsin. Lukaku, i cili u bë transferimi rekord i klubit këtë verë, pasi blutë i paguan 97.5 milionë paund Interit, e nisi sezonin duke shënuar katër gola në katër ndeshjet e para. Por 28-vjeçari nuk po kalon formën e tij më të mirë në ?Stamford Bridge?.

Ai u largua nga kombëtarja belge pas gjysmëfinales së Ligës së Kombeve këtë muaj me një lodhje muskulore. ?Big Rom? ka luajtur tri ndeshje për ?Djajtë e kuq? këtë sezon dhe 7 në fund të sezonit të shkuar, diçka që Tuhel beson se ka ndikuar shumë te forma e sulmuesit. ?Përpara ndeshjes së sotme kundër Malmos, tekniku gjerman tha: ?Në këtë moment unë mendoj se Romelu është pak i mbiaktivizuar.

Mendoj se ka luajtur në shumë kompeticione me ekipin kombëtar. Ai është një sportist fantastik dhe një atlet shumë konkurrues, i cili do të fitojë. E di se sa shumë e donte një kampionat të suksesshëm europian me Belgjikën dhe sërish në Ligën e Kombeve. Do të thotë shumë për të që të luajë për vendin e tij. Nëse nuk funksionon, ai e merr gjithnjë përgjegjës inë në shpatullat e tij, e analizon dhe reflekton për të. Por unë mendoj se është pak i lodhur psikologjikisht.

Për mua, ai është i mbingarkuar. Është e vështirë të gjykosh nëse ai ka nevojë për një pushim apo është më mirë ta kesh në fushë?. Por Tuhel shtoi se Lukaku nuk është i vetmi nga ojtarët e tij që po vuan ngarkesën fizike të kombëtares këtë vit: ?E njëjta gjë është edhe me Mejzon Mauntin dhe Zhorzhinjon. Ata kanë vuajtur. Kanë mbajtur shumë peshë me kombëtaret e tyre. U pëlqen kjo gjë dhe janë luftëtarë. Por nëse luan 1 mijë ndeshje në vit, pesha është shumë e rëndë?.

Lajmet e fundit nga