Connect with Us

FORMACIONET/ Bayern, Juve e United zbresin në fushë! Trajnerët zgjidhin dilemat, ja si rreshtohen skuadrat

Sport

FORMACIONET/ Bayern, Juve e United zbresin në fushë! Trajnerët zgjidhin dilemat, ja si rreshtohen skuadrat

Publikuar

-

Në orën 21.00 luhen ndeshjet e Champions League, teksa trajnerët kanë publikuar edhe formacionet. Bayern gjen Benfican, në një transfertë delikate. Vëmendja është e fokusuar në Manchester.

Manchester United pret Atalantën në shtëpi, me Solskjaer dhe Gasperini që i kanë besuar më të mirëve. Juventus do fitoren në Rusi. Chelsea nuk pritet të hasë probleme ndaj Malmo, me “timonierin” Tuchel që ka kërkuar gjithsesi përqëndrim maksimal në këtë 90 minutësh.  Interesante për t’u parë mbetet edhe Lille-Sevilla.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Ishte kërkesë e Koeman, Barcelona nxjerr në shitje dështimin e merkatos së verës

Publikuar

-

Nga

Luuk de Jong do të largohet nga Barcelona në merkaton e janarit. Sulmuesi hollandez ishte një kërkesë specifike e ish trajnerit Koeman gjatë merkatos së verës, por deri më tani ka rezultuar një dështim i madh.

Me largimin e Koeman, De Jong nuk është më në planet e drejtuesve të Barçës e për këtë arsye do të shitet në janar. Këtë sezon, 31-vjeçari ka luajtur në 9 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ka shënuar vetëm një gol.



Barça e bleu sulmuesin pas largimit të Griezmann, ndërsa tani lojtari do të largohet pas vetëm 6 muajsh. Mediat spanjolle bëjnë me dije se De Jong ka interesim nga Besiktash dhe klubi turk ka gati ofertën për ta marrë që në merkaton e janarit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Khabib dhe Seedorf themelojnë një shkollë unike futbolli

Publikuar

-

Nga

“K Sports Holding”, e themeluar nga dy ikona të sportit, Clarence Seedorf dhe Khabib Nurmagomedov, lancoi një akademi të re të futbollit, të quajtur “Seedorf Khabib Performance Club”, një shkollë futbolli me një metodologji stërvitjeje unike që do të kombinojë futbollin me artet e miksuara marciale (MMA).

Një strukturë ku sipas dy atletëve do t’u mundësojë të rinjve nga e gjithë bota që të zhvillojnë aftësitë e tyre sportive dhe sociale, me kompaninë që synon të hapë në 5 vitet e ardhshme 10 shkolla futbolli të shpërndara në vende të ndryshme të planetit.

Khabib dhe Seedorf u takuan në vitin 2020 dhe gjetën menjëherë mirëkuptimin, pasi ndanin të njëjtën dëshirë për t’i kthyer pas shoqërisë diçka nga ajo që ata përfituan nga sporti, duke lënë një impakt në jetën e të rinjve. Të dy janë besnikë dhe promovojnë një stil jete të shëndetshëm, diçka që duan ta transmetojnë me pasion edhe te brezat e ardhshëm.



Në konferencën e rastit, ish-futbollisti i Milanit deklaroi:
“Futbolli më ka dhënë shumë në jetë dhe unë tani dua t’i kthej diçka komunitetit, jam shumë i lumtur të punoj me Khabibin, dhe të ndikoj pozitivisht te brezi i ardhshëm me dijen që kam fituar përgjatë viteve”.

Ndërkohë që ish-kampioni absolut i UFC, Nurmagimedov u shpreh:
“Kam qenë gjithmonë një tifoz i madh i futbollit dhe e kam admiruar Clarence jo vetëm si lojtar, por edhe si njeri. “Seedorf Khabib Performance Club” do të ketë një impakt shumë pozitiv dhe do të përmirësojë aftësitë futbollistike dhe atletike të të rinjve, por mbi të gjitha do të kontribuojë për të formuar njerëz të mirë, që është dhe gjëja më e rëndësishme”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Anglia publikon listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen me Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar listën zyrtare për dy ndeshjet e saj ndaj Shqipërisë më 12 nëntor dhe ndaj San Marinos më 15 nëntor, të vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Ka pasur disa ndryshime në listën e trajnerit, Garet Sauthgejt, ku bie në sy sulmuesi i Romës, Tami Abraham dhe me rikthimin e Meguajërit, mbrojtësi i Milanit, Fijkajo Tomori nuk është grumbulluar.

LISTA 

Portierë – Sem Xhonston (WBA), Xhordan Pikford (Everton), Aron Remsdejl (Arsenal)



Mbrojtës – Trent Aleksandër-Arnold (Liverpul), Ben Çilluell (Çelsi), Konor Coadi (Volves), Ris Xhejms (Çelsi), Herri Meguajër (Mançester Junajtid), Tiron Mings (Aston Vila), Luk Shou (Mançester Junajtid), Xhon Stons (Mançester Siti), Kajl Uokër (Mançester Siti)

Mesfushorë – Xhud Belingam (Borusia Dortmund), Xhordan Henderson (Liverpul), Mezon Maunt (Çelsea), Kalvin Filips (Lids), Deklan Rajs (Uest Hem), Xhejms Uard-Praus (Sauthempton)

Sulmues – Tami Abraham (Roma), Xhek Grilish (Mançester Siti), Fil Foden (Mançester Siti), Herri Kejn (Totenhem), Markus Rashford (Mançester Junajtid), Bukajo Saka (Arsenal), Rahim Stërling (Mançester Siti).

LEXO TE PLOTE