Connect with Us

E dhunuar nga bashkëshorti dhe “shteti”/ Nëna kërkon fëmijët që gjykata ia la asaj

Denoncim

E dhunuar nga bashkëshorti dhe “shteti”/ Nëna kërkon fëmijët që gjykata ia la asaj

Publikuar

-

Një nënë nga qyteti i Beratit, ka denoncuar në emisionin Fiks Fare, dhunën që i ka ushtruar bashkëshorti i saj për 13 vite me radhë.

Dhunë e cila ka sjell edhe ndarjen më vonë, por tashmë problemi qëndron tek dy fëmijët e mitur të çiftit. Sipas denoncueses prej 13 vitesh ish bashkëshorti i saj e dhunonte sistematikisht edhe në sy të fëmijëve. Dhuna sipas saj kishte ardhur si pasojë se ish burri ishte i alkoolizuar, luante kumar dhe nuk punonte rregullisht për të përmbushur detyrimet familjare. Dhunë sipas denoncueses është ushtruar nga ish burri edhe kundrejt fëmijëve të mitur. Madje denoncuesja shkon edhe më tej ku shprehet se edhe kunati vjehrra edhe kunata kanë ushtruar mbi të dhunë fizike dhe psikologjike.

Pas ndarjes ish bashkëshorti e kishte përzënë nga shtëpia, ndërsa nuk i jepte dy fëmijët. Që me vendim gjykate i ishin lënë në kujdestari nënës. Por e dhunuara bën akuza të forta edhe kundrejt policisë, pasi sipas saj ish bashkëshorti ndihmohej nga inspektori i rendit që mos të zbatohej vendimi i gjykatës. ” Ai kishte miqësi me inspektorin se pinin nga një gotë bashkë dhe ky i fundit më thoshte që nuk ka vendim që t’i lë ty fëmijët” shpjegon denoncuesja.

Pikërisht ndërsa përmbaruesit po prisnin që të ndërhynin për të marrë fëmijët, ka qenë inspektori i policisë së rendit i cili ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, ku sipas tij në vendimin e gjykatës nuk ishte shkruar se fëmijët i liheshin nënës. Por ka hasur në reagimin e përmbaruesve të cilët i kanë kërkuar të zbatojë ligjin dhe të mbështes ata në zbatimin e vendimit të gjykatës. Sipas përmbaruesve këtë vendim duhej ta kishte ekzekutuar policia. “Ne po vijmë për herë të dytë, pasi nuk u zbatua nga ata që duhet, dhe po ju thërrasim që ta zbatojmë bashkë”. Ndërsa inspektori i rendit u shpreh ” nuk ju takojnë fëmijët. Më thellë nuk futem unë. Këtu nuk thotë policia të ndërmarrë këtë apo atë veprim” shprehet ai.

LEXO EDHE:  Sekuestrohen eksploziv, armë dhe fishekë/ Arrestohen 3 persona në Durrës

Fëmijët kthehen nga shkolla bashkë me të atin dhe në momentin e ndërhyrjes nga ana e Përmbarimit, vajza e tyre 12 vjeçare ka kërkuar që mos të shkonte tek e ëma. Por kur psikologja e pyet se ti ke qarë për mamin shumë herë në zyrën time e mitura përgjigjet ” po kam qarë se e dua, ama i dua të dy”.

Më pas psikologja ka bërë një takim të veçantë me fëmijët dhe në përfundim është vendosur që djali të shkojë me të ëmën në ato momente, ndërkohë që më vajzën u ra dakord të shkonte ditën tjetër tek nëna e saj.

Një ditë më pas denoncuesja së bashku me gazetarët e Fiksit kanë takuar psikologen e shkollës, ku mësonin dy fëmijët e mitur. Nëna dy fëmijëve ka kërkuar informacion mbi gjendjen e vajzës së saj, pasi psikologja e shkollës kishte biseduar disa herë. Kjo sipas nënën është se halla e vajzës është psikologe në një tjetër shkollë, dhe mund të ketë ndërhyrë tek kolegia e saj duke i kërkuar që të bisedonte me vajzën disa herë.

Në bisedë me denoncuesen psikologja e shkollës pranon se njihet me hallën e të miturës , madje kishin folur edhe në telefon gjithmonë për të mirën e vajzës. Sipas psikologes së shkollës ka qenë vajza që ka kërkuar të flasë me të, por mohon faktin që halla apo ajo të kenë ndikuar në përzgjedhjen e fëmijëve tek njëri nga prindërit. Sipas psikologes ajo kërkon më të mirën për fëmijën dhe nuk mund ta shkelë për asnjë lloj arsye apo njeriu etikën profesionale. Ndërkohë që në bisedën me psikologen e bashkisë vajza ka qarë për nënën duke treguar se e ka marrë shumë malli./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Muzeu gjysmak i ushtrisë si vendgjarje krimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Klodian Tomorri 

Tenderi sekret 6 milionë euro që Ministria e Mbrojtjes kontraktoi në fund të vitit 2019 për ndërtimin e një muzeu ushtarak është një rast flagrant, ku ligji përthyhet në funksion të interesave privatë dhe jo atyre publike.

Shqipëria nuk përmbush dot detyrimet e NATO-s, në shpenzimet për mbrojtjen se buxheti nuk ka hapësirë. Por Ministria e Mbrojtjes prokuron muze ushtrie 6 milionë euro me tender sekret.

Përtej dyshimeve për qark të shkurtër, e madje edhe njohje mes Kontraktuesit publik dhe kontraktorit privat, përtej dyshimeve se në afërsi të muzeut fantazmë ka interesa familjare pasurore, këtu ka një çështje thelbësore;

A mund të prokurohet me tender sekret një objekt, i cili do të ishte pjesë e guidës zyrtare turistike të Tiranës? Pra cila është logjika e tenderit sekret për një atraksion që do të vizitohej nga mijëra njerëz në ditë? Kush ishte informacioni qe duhej te mbahej i klasifikuar ne kete rast? Kjo është pyetja e parë që duhet të shtrojnë ata, të cilët ngarkohen nga ligji për ta shtruar.

Në një vend normal, sot do duhej të ishte sekuestruar e gjithë praktika e prokurimit.



Cilat kompani u thirrën për të shprehur interes, si u përzgjodh kompania fituese, si u negociua kontrata e kështu me radhë?

Më tej akoma, prokuroria do të duhej të verifikonte të gjitha transaksionet e realizuara gjatë kësaj kohe nga palët e lidhura, përfshirë bankat. Se rreziku që në një prokurim të këtij lloji të lëvizin para në shumë hallka, ku secila hallkë i çon gjithmonë e më afër vendimarrësit, është shumë i madh. Ndërsa objekti atje do të duhej të ishte rrethuar nga shiritat e policisë.

LEXO EDHE:  Dhuna ndaj të miturve/ “Fiks Fare” nxjerr zbuluar Policinë dhe Prokurorinë

LEXO EDHE:  Droga në Kavajë/ Gjykata jep vendimin për trafikantët

Megjithatë ky i muzeut që mbeti rrugës është vetëm njëri prej tenderave.

Ka një statistikë tashmë të konfirmuar zyrtarisht. Në pesë vitet e fundit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar më shumë tendera sekretë se sa të gjitha qeveritë e shtetit shqiptar, që nga koha e Ismail Qemalit. Mbi 50 tendera sekretë janë vetëm në periudhën 2014-2018, vetëm nga Ministria e Mbrojtjes.

Në emër të sekretit ushtarak prokurohen muze gjysmakë me tendera sekretë dhe detyrohen qytetarët të paguajnë 6 milionë euro për disa karabina si stalla. Në emër të sekretit ushtarak u blenë patate me tender sekretë për pandeminë.

Këto nuk janë procedura të klasifikuara se kanë informacion të klasifikuar. Këto janë procedura të klasifikuara për një arsye të vetme; për të ndarë paratë e qytetarëve rehat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Fshati i Ri me probleme të vjetra, 30 vjet pa ujë

Publikuar

-

Nga

Nuk është çudi që në shekullin 21 në vendin tonë ende ka fshatra, qytete, lagje që vuajnë për pikën e ujit. Një prej tyre është edhe Fshati i Ri, në Njësinë Administrative Postribë – Shkodër.

Një lagje e këtij fshati e ndërtuar pas viteve 90′ përbëhet nga 150 familje që vuajnë për ujë të pijshëm. Madje uji i pijshëm për ta është një ëndërr e parealizuar që prej 30 vitesh. Dyert ku kanë trokitur i kanë përcjell me premtime boshe “do ua sjellim në pranverë”, por kanë kaluar shumë pranvera dhe këta banorë ende janë pa ujë. “Ne nuk dimë se kur u fillon pranvera insitucioneve tona” shprehen banorët të irrituar.

Zgjidhje kanë gjetur duke hapur puse, por edhe këta të fundit kanë filluar të shterohen.Nuk janë të pakët ata që shkojnë me mjete të ndryshme, si dhe me karro më kafshë për të marrë ku të munden. Një kalë me karrocë ka kushtuar 500 mijë lekë të vjetra. Para pesë vitesh drejtori i Ujësjellësit të Shkodrës u premtoj se po të blinin vet 150 metra tub ai mund ta realizonte furnizimin me ujë, sepse puseta e tubacionit të ujit ndodhej kaq larg nga shtëpitë e tyre. U mbodhën banorët e blenë dhe po prej 5 vitesh tubi dergjet në oborrin e njërit prej tyre. tashmë për këta banorë nuk ka më shpresa për zgjidhjen e problemit ndaj ‘guri’ i fundit për ta është ankimi në Fiks Fare.

LEXO EDHE:  Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Gjykata e Kurbinit nxjerr nga qelia Kreshnik Tushën

LEXO EDHE:  Vrasja e dyfishtë në Kurbin/ Gjykata vendos për fatin e 21-vjeçarit

Fiksi pasi dëgjoi ankesën e banorëve iu drejtua administratorit të Njësisë Administrative Postribë, z. Altin Shaba i cili pohoi se njësia e ka ngritur si problem dhe se u është thënë nga ana Ujësjellësit Shkodër se ky fshat do të përfshihet në projektin e ujësjellësit të ri. “Dje kishim dëgjesë për buxhetin e vitit 2022 dhe u ngrit si shqetësim nga unë dhe banorët ky problem. Madje ata kanë ardhur e kanë parë gjendjen, por puseta nuk mund t’i furnizojë të gjithë” përfundon administratori.



Drejtori Teknik i UKSH,z. Lazër Pemaj shprehet se problemi i ujit në këtë fshat është prej 30 vitesh. Aty nga ana e UKSK është investuar para disa viteve ku janë shtruar 600 metra tub, por rezultati i këtij investimi flet vetë. Banorët ende nuk kanë ujë të pijshëm. “Me projektin e Kullajve që është projekt i lotit të parë, dhe me përfundimin e lotit të dytë Fshati i Ri do të ketë ujë, sepse nga rezervuari Fshati i Ri nuk mund të marrë ujë. Kjo besoj se do të ndodh në në mars të viti tjetër dhe brenda dy muajsh ata do të kenë ujë dhe ky problem zgjidhet njëherë përgjithmonë” shpjegon z. Pemaj./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Goca si “kokrra e mollës”/ I dashuri në burg për përdhunim: Vajza dhe prindërit pranojnë denoncimin e rremë

Publikuar

-

Nga

Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë rastin e Orgest Merkos, i cili është akuzuar padrejtësisht për përdhunim dhe drogim të miturish. 26-vjeçari ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ka qenë deklarata e nënës sëvajzës që ka bërë të qëndrojë në fuqi kjo masë sigurie.

“Djalin tim e penalizon fakti se pas deklaratës së vajzës, nëna e vajzës jep po të njëjtën deklaratë që vajza më është dhunuar, etj., etj”, tha e ëma.

Ndërkohë më vonë nëna e vajzës jep një deklaratë noteriale, ku pranon, se fëmijët duhen dhe do të fejohen.

“Në Maj  nëna e vajzës jep një deklaratë ku thotë se nuk kemi asnjë problem me djalin, vajza ka ikur me dëshirë. Edhe nga vajza është thënë e njëjta gjë, unë e dua djalin dhe vazhdojmë të duhemi”, tha e ëma e 26-vjeçarit.

Për sa i përket akuzës së drogimit, analiza toksikologjike ligjore, e ka nxjerrë vajzën të pastër nga lëndët narkotike si heroinë apo kanabis sativa.

“Nga ekspertiza e bërë më 5 Mars 2021 thuhet se nga analizat e kryera rezulton se nuk u zbulua prania e produkteve të metabolizmi të heroins dhe kanabis sativës. Nga kjo bie poshtë deklarata e vajzës ku përmendet përdorimi i detyruar i lëndëve narkotike”.

Në deklaratë flitet edhe për disa gërvishtje në trupin e të miturës, por kush ia ka bërë ato?

Denoncuesja: Kur erdhe nga andej, që kishe patur ca gërvishtje.

Vajza: Jo me, se u gërvishta kur erdha unë. I kam pas kështu, gricje shkurresh kanë qenë ato.

Denoncuesja: Po kur? Kur ike rrugës në fshat?

Vajza: Kur erdha. Kur zbrita.

Denoncuesja: Domethënë nuk kanë qenë gërvishtje, siç i kanë interpretuar ato?

Vajza: Jo! Ncuq! Ato dukeshin, që ishin të grricura.

E ëma e djalit thotë se më vonë janë bërë gjyqet. Ajo shprehet se po pritet zëvendësimi i masës, kur djali i saj ka 8 muaj që rri në paraburgim. Marrëdhëniet mes familjeve janë rregulluar dhe e ëma e Merkos shprehet se do që të mos lërë fëmijët me sherre sepse edhe kur të dalë djali nuk do që të krijohen probleme.

LEXO EDHE:  Fiks Fare/ Si u zhduken paratë për dëmshpërblimet e banorëve të Marinzës?

LEXO EDHE:  Dhuna “kafshërore” ndaj vajzës së mitur/ Arrestohet nëna e 13 vjeçares në Sarandë

Në një audioregjistrim vajza thotë, se ka shkuar me dëshirë në shtëpinë e djalit.  Ajo shprehet, se deklaratat i ka firmosur pa e ditur se çfarë përmbanin dhe nën presion. Faktin, që nuk ka patur as dhunë e as drogë, por raport të vullnetshëm, e pranojnë të dy prindërit e vajzës.

Denoncuesja: Deklarata, që kishe bërë ti, e datës 1 Mars, ishte tamam. Deklaratën, që të kishte thirrur prapë ty ky…



Vajza: Dhe ajo e datës 1 nuk është tamam, sepse është fut dhe ajo goca tjetër. Ia ke parë emrin?

Denoncuesja: Cila gocë?

Vajza: Ça është ajo, që ka pas Gesti.

Denoncuesja: Po s’kishte lidhje. Ti ke thënë gjë për atë?

Vajza: Jo dhe mua më bën përshtypje, ç’ne është fut emri i asaj?!

Denoncuesja: Aty domethënë duket, që e ke thënë ti, te deklarata.

Vajza: Po, pra, po aty është problemi.

Denoncuesja: S’e ke thënë ti?

Vajza: Unë s’dija gjë hiç. As që ishte deklaratë. Ku e kisha mendjen unë. Dhe kur e mora vesh pastaj, që kishin përmend hallën, burrin e hallës. I ke pa?

Denoncuesja: Domethënë ti nga këto, s’ke thënë gjë?

Vajza: Ncuq! Thashë unë atje që më detyruan të firmosja dhe të gjitha gjërat? I kishte shkuar lajmi. (Oficerit të policisë gjyqësore) Ngaqë ishte Moza (nëna e saj) edhe thoshte unë s’të kam mbajtur ndonjëherë ty me zor. Se ishte Moza, se të ishte vetëm me mua, fliste ndryshe.

Biseda me prindërit e vajzës, të cilët pranojnë, se vajza ka ardhur mirë

Denoncuesja: E thotë edhe vetë, që erdhi si kokrra e mollës goca.

Babai: Ore lëre, se mirë ka qenë. Ti nuk po e kupton tani, që Klevi (vëllai i vajzës) me Gestin janë zënë dhe kanë kunja e gjëra.

Nëna e vajzës: Ishte kjo, që unë po ta dija, se ka shkuar atje dhe ishte me një njeri, do ishte tjetër gjë. Nuk e vrisja mendjen. Nuk i bija në sy, se më dhimbsej, se ndihej fajtore (për vajzën)./Tv klan

LEXO TE PLOTE