LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Luan Baçit/ Basha komandon një të dënuar në krye të PD-së së Fierit

20 Tetor 2021, 15:35, Politikë CNA
Dorëheqja e Luan Baçit/ Basha komandon një të dënuar

Deputeti Luan Baçi ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i degës së PD në Fier.

Në vend të Baçit, Basha ka komanduar kandidatin për deputet Agron Kapllanaj, ish-kryetar i Bashkisë së Mallakastrës.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ish-kryetar i degës së PD në Fier Ibrahim Morina.

Në një postim në rrjetet sociale  ai shkkruan se kjo nuk pritej nga Lulzim Basha, ndërsa ka postuar formularin e vetëdeklarimit të Kapllanajt i cili rezulton i dënuar në Itali për vjedhje.

‘Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali’, shkruan Morina.

Reagimi
EDHE KËTË E BËRË O LULZIM BASHA??!
Një lajm, në dukje periferik, qarkulloi sot nëpër portale? ?Lulzim Basha komandon në krye të degës së PD-së së Fierit, Agron Kapllanaj?. Çudia pas këtij lajmi bëhet edhe më e madhe, kur mëson se ?Agron Kapllanaj, do të mbajë këtë detyrë deri në strukturimin e kësaj dege?.

Ende nuk më ka dalë zemërimi pas këtij lajmi. Jo vetëm kaq, por jam i sigurt se sikurse unë edhe ish-kryetarët e tjerë të kësaj dege ndjehen të fyer dhe të poshtëruar sepse Lulzim Basha vendosi sot shenjën e barazimit, mes nesh dhe një të dënuari ordinerë, me burg, në Itali.

Edhe këtë e bërë o Lulzim Basha??!

Çfarë të ka mbetur ti bësh më shumë asaj dege të PD-së??!

Në qoftë se ky ishte më ?i miri? për strukturimin e PD në Fier, kur imagjinoj ata pas tij më vjen të ulëri dhe t?ju bëj thirrje gjithë demokratëve të Fierit, ?mos lejoni që Lulzim Basha të kënaqë oreksin e tij duke shijuar opozitën bashkë me frutat që i vjelë asaj. Ajo degë ka emra pambarim, të cilët jo vetëm mund të bëjnë strukturimin e saj, por edhe të sigurojnë një rezultat shumë më dinjitoz në zgjedhje. Ndal tentativës së revanshit të Lulzim Bashës me të dënuar ordinerë si Agron Kapllanaj??

Lajmet e fundit nga