LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çështja “Jan Prenga”/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja, a po mbyllen “hesapet” me të akuzuarit

20 Tetor 2021, 20:26, Kronika CNA
Çështja “Jan Prenga”/ Klodiana Lala zbardh detajet e

Fakte të reja kanë dalë në drita nga ecuria e dosjes hetimore ?Jan Prenga?, ku gazetarja Klodiana Lala, deklaroi se të akuzuarit lidhur me ngjarjen tronditëse të rrëmbimit dhe zhdukjes së trupit të 49-vjeçarit,  tashmë mund të konsiderohen si njerëzit që i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë.

?SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes penale për të dyshuarit Barjam Hajri dhe Leonard Hajri, përkatësisht babai dhe vëllai i Altin Hajrit. Po kështu është kërkuar pushimi i çështjes për Elton Hajrin, kushëri me Altin Hajrin, pronarin e ?Golden Resort?,  që rezulton të jetë edhe pronar i furgonit, më te cilin u transportua nga garazhi trupi I torturuar i Jan Prengës?, deklaron gazetarja.

Më tej Lala ka shtuar se nga akuza pritet të shpëtojnë edhe Aleks Doçaj e Ardian Doçaj.

?Aleks Doçaj nuk u arrestua asnjëherë. Ndërkohë që Ardiani u arrestua dhe qëndroi disa muaj në paraburgim dhe më pas u lirua. Lidhur me të dyshuarit e tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës,  Dritan Rexhepi, Altin Hajri. Gentjan Doçi Funiqi dhe katër të dyshuarit si rrëmbyes, prokuroria ka vijuar çështjen dhe vazhdon hetimet?, thekson Lala./CNA.al

Lajmet e fundit nga