LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zhytet në batak/ Deklarata që “fundos” kreun e PD  

20 Tetor 2021, 12:23, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas humbjes së radhës në zgjedhjet e 25 prillit 2021, premtoi para demokratëve se ?beteja sapo ka filluar? se ai do të ?luftonte? kundër regjimit të Edi Ramës, e të tjera si këto.

Në fakt ajo që ndodhi më pas duket se ishte e kundërta, pasi Basha ?luftën? e filloi brenda PD.

Së pari bëri zgjedhje fasadë brenda PD, dhe minoi karrigen e kryetarit. Më pas ?luftën? e vijoi duke përjashtuar nga grupi parlamentar i PD liderin historik të demokratëve Sali Berishën.

Ndërsa së fundi ?luftën? Basha e ka me ish-ministrat e qeverisjes së Sali Berishës, të cilën i quan si ?llum?.

Sot gjatë një deklarate për mediat, Basha është pyetur nga gazetarët se cilët janë këta persona, që ai i quan ?llum?.

?I dini dhe ju të medias, e dinë dhe pronarët tuaj, e di dhe prokuroria e di dhe Edi Rama.  

Mjafton të shikoni kush është graduar, kush është pasuruar gjatë qeverisjes së Ramës, dhe do të shikoni që një pjesë e tyre është grepuar, graduar, pasuruar dhe këto tetë vite në opozitë ka bashkëpunuar hapur me Ramën, duke i vënë shkelmin PD?-tha Basha.

Por, populli thotë ?ven gjuha ku dhëmb dhëmbi?. Dhe pasuria është ?dhëmbi? që mesa duket i dhëmb shumë Lulzim Bashës.

Nëse do të shikonim vërtetë kush është pasuruar gjatë qeverisjes së Rilindjes, emri i parë që të vjen në mendje është Lulzim Basha.

Lulzim Basha është një ish-ministër i Berishës. Ka mbajtur tre poste ministrore, i shoqëruar nga jo pak skandale, bëma dhe gjëma.

Por, ardhja e Rilindjes në pushtet ka qënë mjaft frytdhënëve për Bashën. Familjarët e tij vetëm sa kanë shtuar bizneset, ndërsa vetë Basha ka shtuar vilat.

Tani në emër e kanë mediat, të tjerë, nëse ka, le t?i thotë publikisht Lulzim Basha. Por, me fakte dhe dokumente./CNA.al

Nga kamarier në miliarder me luks të shfrenuar/ Lulzim Basha fsheh vilat e shtrenjta

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Zbulohen fijet/ Si u përdor Top Channel për të mbrojtur aferën 330 mln euro të plehrave

Lajmet e fundit nga