LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i oficerëve të Policisë për drogë/ Reagon ashpër Gledis Nano

20 Tetor 2021, 12:48, Aktualitet CNA
Arrestimi i oficerëve të Policisë për drogë/ Reagon

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, pas operacionit policor të zhvilluar në Lezhë, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un, ka zhvilluar një takim me strukturat e Policisë vendore, duke prezantuar dhe drejtorin e ri të DVP Lezhë, Oltion Bistri.

Duke iu referuar arrestimit të disa oficerëve të Policisë në operacionin e sotëm të SPAK-ut në Lezhë, Nano ka thënë se nuk muna të prishin dot imazhin e mirë të Policisë.

?Lufta pa kompromis ndaj grupeve kriminale dhe toleranca zero ndaj kultivimit të bimëve narkotike janë prioritet dhe sfidë, ndaj së bashku me drejtorin e ri të angazhoheni për t?i dhënë një impuls të ri jo vetëm kësaj sfide, por gjithë prioriteteve që ka Policia e Shtetit.

Më keni në krah në punën tuaj për të arritur objektivat, por ju siguroj se nuk do të tolerohet asnjë punonjës policie që neglizhon detyrën apo më keq akoma, që bëhet palë me krimin. Respektoni qytetarët, shërbejuni atyre duke iu ofruar një shërbim sa më cilësor, zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin dhe ju siguroj se do jem përherë suporti juaj.

Disa punonjës policie brenda strukturës nuk mund ta prishin imazhin e Policisë së Shtetit, duke zhbërë punën e mirë që është bërë deri tani, ashtu sikurse disa individë të tjerë nuk mund ta sfidojnë Policinë?, ka thënë Nano./CNA.al

Lajmet e fundit nga