LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhaçka për progres-raportin e KE/ “Vonesat, ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit”

19 Tetor 2021, 17:30, Politikë CNA
Xhaçka për progres-raportin e KE/ “Vonesat, ndikim negativ

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në një komunikim  për mediat, duke iu referuar progres raportit për Shqipërinë,  deklaroi se vendi ynë meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE-në brenda këtij viti.

Xhaçka theksoi se çdo vonesë ka ndikim negativ ne besueshmërinë e Unionit.

?Vullneti ynë për të jetësuar objektivin kombëtar të anëtarësimit në BE është i qëndrueshëm, progresi ynë është i pamohueshëm, angazhimi ynë do të vijojë me Komisionin Europian dhe vendet anëtare për të jetësuar më mënyrë konkrete dhe të prekshme premtimin e rikonfirmuar edhe së fundmi në Samitin e Brdos për perspektivën europiane të rajonit tonë. Që prespektiva të jetë e besueshme duhet të veprohet tani: Shqipëria meriton dhe duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti”, theksoi ministrja.

Sipas Xhaçkës, raporti reflekton progresine arritur gjatë viteve të fundit në në plotësimin e të gjithë kushteve për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Sigurisht që ka edhe disa pika ku jemi të vetëdijshëm që kemi ende punë për të bërë dhe ku me të drejtë Komisioni evidenton që progresi nuk ka qenë kaq i konsiderueshëm. Natyrisht ato do të konsiderohen dhe do të adresohen me kujdesin e seriozitetin më të madh. Këtu do të nënvizoja dy momente, për të cilat në fakt jemi duke punuar. Së pari, atë që i përket mbrojtjes së pakicave kombëtare, ku edhe pse Shqipëria është padyshim një vend model përsa i përket mbrojtes dhe respektit për minoritetet, na duhet të finalizojmë aktet e mbetura nen-ligjore për zbatimin e ligjit kuadër ?Për mbrojtjen e pakicave kombëtare?. Së dyti, çështja e të drejtave të pronës ku edhe pse është bërë shumë punë për të adresuar një situatë të trashëguar prej dekadash, jemi të vetëdijshëm që nevojitet një përparim i mëtejshëm drejt procesit të regjistrimit, digjitalizimit dhe kompensimit”,  shtoi  së fundmi Xhaçka./CNA.al

Lajmet e fundit nga