Connect with Us

Vjen “kryeministri” i ri nga SHBA/ Zbulohet biseda e tij me Blinken  

Politikë

Vjen “kryeministri” i ri nga SHBA/ Zbulohet biseda e tij me Blinken  

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryetari i Partisë Shpresa Demokratike, Pëllumb Pilinçi  ka deklaruar mbrëmë se ka ardhur nga Amerika me një mision për të ndërruar Qeverinë.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN se ai tha se ka lidhje me njerëz të rëndësishëm në SHBA.

Sipas tij Sekretari i shtetit, Antony Blinken e telefonon çdo një orë.

Kam ardhur me mision nga Amerika për të ndërruar qeverinë për të vërë qeveri të re. Për të larguar Edi Ramën. Misioni jonë është për një qeveri teknike. Unë kam të njëjtin program si kushtetuta amerikane, këtu do të bëhet Amerika.

Jam njeriu kryesor për 49 vite në Amerikë, jam plagosur 3 herë për çështje kombëtare. Kam bërë kryeministër Berishën, kryeministrin që ka këtë vendin këtu.

LEXO EDHE:  Foto e Ditës/ Selfia e të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë

Sekretari që është sot, Blinken, bile e di ku ndodhet dhe më bënë telefon çdo një orë. Kemi sjellë ushtarë këtu, po prapë ai është i ulët. Kemi ardhur ta shpëtojmë nga injorantët, nga Edi Rama, si PD dhe PS janë motra.

Kur dërgova letër unë këtu Grenell u largua direkt për në Serbi”, ka thënë ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha mban Foltoren në SHBA/ I rezervohet pritja entuziaste

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren në New Jersey me demokratët shqiptarë që jetojnë në SHBA.

Kjo është Foltorja e 27-të e Berishës, ku me mijëra shqiptarë janë grumbulluar në vendin ku do mbahet takimi.

Me flamuj të PD, atë të Shqipërisë dhe të SHBA, shqiptarët në korr bërtasin: “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

LEXO EDHE:  Trump, Biden në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Përplasjet në Kongresin amerikan/ Arrestime në SHBA



Ish liderit demokrat i është rezervuar një pritje mjaft entuziaste ./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sot mbështet Bashën/ Çfarë thoshte më parë Grida Duma për Berishën

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, nxorri në pah mbështetjen që ka secili nga këta dy në bazën demokrate.

Një pjesë e deputetëve e kanë mbështetur përjashtimin e Berishës, duke theksuar se Basha bëri një akt lidershipi, duke mos i dalë kundër partnerit të Shqipërisë, SHBA.

Por ndonëse tani me ofensiva të mëdha për kreun e tyre, dikur këta deputetë ngrinin në majat më të larta ish kryeministrin Berisha, duke e quajtur edhe si lidership të përjetshëm.



Por çfarë ka ndodhur me Grida Dumën? Kush është qëllimi i ndryshimit të saj, ku nga deklaratat pro Berishës, ka nisur thirrjet kundër këtij të fundit dhe demokratëve të vërtetë të vendit siç i quante ajo mbështetësit e Foltores.

LEXO EDHE:  Foto e Ditës/ Selfia e të ftuarit në Shtëpinë e Bardhë

LEXO EDHE:  Trump, Biden në javën e fundit të fushatës para zgjedhjeve

Grida Duma në një intervistë për Top Channel në vitin 2019, e quante Berishën si një figurë të rëndë në politikën shqiptare dhe se i ka bërë ballë çdo beteje që mund të ketë qenë deri tek e paimagjinueshmja.

Është një figurë e rëndë në politikën shqiptare. Është një jeri i bërë vetë dhe që ka kaluar furtuna që ishin të paparashikueshme ose të paimagjinueshme në arenën e politikës shqiptare”, shprehej Duma./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Transparencë e plotë për firmat”/ Dura: 63 % e delegatëve në Berat do jenë në 11 dhjetor

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Kryesisë së PD-së në Berat, Shyqyri Dura komentoi atë se çfarë  pritet të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit në PD, e kryesisht në qarkun e Beratit.

Në një dalje për mediat, Dura pohoi se 63 % e delegatëve në këtë qark do jenë të pranishëm në 11 dhjetor  dhe se është bërë tansparencë për të gjithë firmëtarët

’63 përqind e delegatëve të Beratit do jenë të pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit. Shumë delegatë kanë pranuar që emri t’ju bëhet publik. Kemi bërë transparencë për të gjithë firmëtarët. Në Kuvend do ketë pjesëmarrje masive e delegatëve.



Shumica e delegatëve mendojnë se më datë 18 dhjetor ka antiKuvend. Në PD, ajo do të vendosë në fund është anëtarësia dhe vetëm anëtarësia.

Duket qartë se selia qendrore e ka humbur raportin me bazën. Ne duam të kalojmë në zgjedhje partinë, sepse partia ka humbur raportin me bazën. Duhet të jemi të qartë se ne nuk mbrojmë Berishën, por është thirrja e statutit që na bën bashkë neve.

PD kishte nevojë për frymë, që mos vazhdojë më me humbjen. Sali Berisha ka sjellë atë frymë që i duhet PD-së. Nuk nuk panojmë që në PD të merren vendime personale, sepse Berisha është lideri historik i Partisë Demokratike’,tha Dura./CNA.al

LEXO TE PLOTE